-
VIDEO
‘Vendoret’/ Voton kryeministri Rama: Uroj që situata e krijuar nga KQZ të mos dekurajojë votuesit
Kryeministri Edi Rama ka votuar në shkollën ‘Ymer Lala’ në Surrel. Kryesocialisti votoi me vonesë pasi kishte probleme me pajisjen e identifikimit elektronik. Kryeministri u shpreh se uron që situata e krijuara nga KQZ të mos dekurajojë qytetarët që ikën se nuk punonin pajisjet.
-
VIDEO
Voton Benet Beci në Shkodër: Kemi folur shumë në fushatë, sot flasin qytetarët
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, ka votuar në qendrën e votimit në qytetin e tij. Ai ka thënë se tashmë fjala i takon qytetarëve.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, Celibashi: Në 531 qendra votimi kemi probleme me identifikimin elektronik
Kryekomisoneri Ilirjan Celibashi ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka shpjeguar ecurinë e votimit deri më tani në qendrat e votimit. Në fjalën e tij, Celibashi tha se deri më tani raportohet për 531 qendra votimi që ka probleme me pajisjen e identifikimit, ndërsa për 205 qendra votimi nuk marrin dot informacion se çfarë po ndodh.
-
VIDEO
Stafi i kandidatit të koalicionit Berisha-Meta në Konispol denoncon: Një çift të rinjsh kanë fotografuar fletat e votimit
Stafi i kandidatit të koalicionit Berisha-Meta në bashkinë e Konispolit, kanë denoncuar një rast që sipas tyre lidhet me shitblerjen e votës.
-
VIDEO
Berisha voton në shkollën 'Kosova': Ditë fitoreje, nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar
Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka votuar mëngjesin e sotëm në shkollën 9 Vjeçare "Kosova", në Njësinë Bashkiake nr. 2 në kryeqytet. Për shkak se pajisja PEi nuk i njohu shenjën e gishtit, identifikimi i tij u bë manualisht në listën e zgjedhësve.
-
VIDEO
Voton Enkelejd Alibeaj: Të gjithë njerëzit e lirë të marrin pjesë në zgjedhje, të bëjmë shkëputjen e madhe nga e shkuara
Të bëjmë një shkëputje të madhe nga e shkuara tha sot pasi votoi, kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj. Ai tha se rezultati i PD do të jetë shumë pozitiv.
-
VIDEO
Dhunimi i Erion Isai, kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Kolonjën: Ndërhyra vetëm për t’i ndarë, policia nuk reagoi në kohë
Kandidati i Koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë e Kolonjës, Ethem Lumani ka reaguar pas dhunimit të kandidatit të PS-së, Erion Isai. Në një deklaratë për mediat, Lumani ka thënë se e kishin njoftuar që Isai me një grup personash që shoqërohej kanë qenë në fshatin Qafëzez duke bërë fushatë ditën e djeshme ndonëse ka qenë heshtje zgjedhore. Ai thotë se ka ndërhyrë vetëm për të zbutur gjakrat dhe për t’i ndarë, por nuk ka ndërhyrë në sherr.
-
VIDEO
‘Rithemelimi’ denoncon, Bylykbashi: Persona të paautorizuar pranë qendrave të votimit, do të mbajnë përgjegjësi ligjore
‘Rithemelimi’ i Sali Berishës denoncon se persona të paautorizuar janë instaluar pranë qendrave të votimit dhe po tentojnë të intimidojnë votuesit.
-
VIDEO
Edhe në Elbasan të moshuarit probleme me votimin elektronik
Elbasani është bashkia më e madhe ku aplikohet për herë të parë votimi dhe numërimi elektronik. Por zgjedhësit e moshuar kanë hasur vështirësi për të votuar në mënyrë elektronike. Ata janë ndihmuar nga fëmijët apo shoqëruesit për të votuar.
-
VIDEO
Zgjedhin edhe të burgosurit, Report Tv në Burgun e Durrësit, pritet të votojë Lefter Koka
Përveç 5213 qendrave të votimit në të gjithë vendin në Shqipëri votohet edhe në burgje. Report Tv me gazetarin Keti Banushi ka zgjedhur të ndjekë procesin e votimit në Burgun e Durrësit, ku qëndron i paraburgosur ish ministri Lefter Koka.
-
VIDEO
Voton Presidenti Bajram Begaj: Këto zgjedhje nuk janë të partive politike, duhet t’iu shërbejnë qytetarëve
Presidenti Bajram Begaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Armanda, kanë votuar mëngjesin e sotëm. Presidenti Bagej votoi tek shkolla Kongresi i Lushnjës në Tiranë. Në fjalën e tij për mediat, Begaj tha se sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit. Begaj tha se këto votime nuk janë të partive politike, janë të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve.
-
VIDEO
Këlliçi voton në shkollën ‘Dora d'Istria’, thirrje qytetarëve: Sot është dita e madhe, votoni për ndryshimin e të ardhmes së Tiranës
I shoqëruar nga familjarët e tij, kandidati i koalicionit Meta-Berisha për Tiranën, Belind Këlliçi ka votuar në shkollën “Dora d'Istria". Ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votime për të ndryshuar të ardhmen e kryeqytetit.