-
VIDEO
Berisha braktiset edhe nga militanti më i flaktë i tij: Ik shporru me gjithë PD se përdhunuat demokratët! Jep dorëheqjen, s'ta ka fajin Rama
Një ndër militantët më të flaktë të Berishës i cili ka marrë edhe një lloj famoziteti në rrjete sociale pikërisht për “shpërthimet” e tij, duket se nuk e ka pritur mirë rezultatin.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, vëzhguesit ndërkombëtarë: Proces përgjithësisht i mirëorganizuar, 14 maji ditë paqësore! Politizimi ekstrem, shqetësues
Një ditë pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, vëzhguesit ndërkombëtarë kanë përcjellë sot të gjithë analizën lidhur me klimën politike të këtyre zgjedhjeve në nivel vendor. Përfaqësuesit e organizmave ndërkombëtare i kanë cilësuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme por me disa rezerva duke përmendur këtu incidente mes forcave politike, intimidimit të zgjedhësve në qendrat e votimit me praninë e tyre etj.
-
VIDEO
A ishin këto zgjedhje të drejta, Glover: Duhet të ndiqen procedurat e duhura zgjedhore që njeriu të jetë i lirë të zgjedhë
Monitoruesja e OSBE-së, Glover i ka konsideruar këto zgjedhje si të lira por që duhet të merren masat e nevojshme që votuesit të jenë të lirë.
-
VIDEO
Glover: Votimi elektronik ishte një sukses, duhet më shumë punë për trajnimet paraprake
Shefja e misionit të OSBE-ODIHR-it Glover tha sot se votimi elektronik ishte një sukses dhe se duhet punuar më shumë në përgatitjen dhe trajnimet paraprake.
-
VIDEO
‘Vendoret’/ PE: Prezenca e njerëzve në qendra votimi ishte intimiduese, fushata la në hije kandidatët dhe u përqendrua tek forcat politike
Përfaqësuesi i Parlamentit Evropian, Stewart Dickson dha sot një panoramë të mënyrës sesi u mbajtën zgjedhjet vendore në përputhje me standardet e BE-së. Dickson u ndal edhe tek aspirate e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në UNION ndërsa edhe ai njëjtë si monitoruesja e OSBE-së, Glover fushata u përqendrua tek drejtuesit politik dhe jo tek kandidatët, gjë që edhe PE e theksoi si të domosdoshme apo si mungesë të këtyre zgjedhjeve. Sidoqoftë, procesi pati një qetësi në tërësi. Një pikë tjetër ku përfaqësuesi i PE-së u ndal ishte dhe tek prania e shumtë e njerëzve jashtë QV të cilët kishin gjithsesi një ndjenjë intimidimi tek votuesit.
-
VIDEO
Vëzhguesit e zgjedhjeve, përfaqësuesi i KiE: Ditë e qetë dhe transparente, fushata totalisht e politizuar
Përfaqësuesi i Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale në Këshillin e Evropës, Dickson, tha se procesi i zgjedhjeve përgjithësisht ishte i mirë. Ndërkohë që sipas tij pati përfaqësim i ulët i grave, ndërkohë që duhet të rishikohen dispozitat që lidhen me kandidatët e pavarur
-
VIDEO
Monitoruesja e OSBE OHIR, Glover: Fushata ishte e qetë por e polarizuar, pengoi votuesi të zgjidhnin kandidatin dhe jo forcën politike
Monitoruesja e OSBE ODHIR bëri sot me dije raportin paraprak për zgjedhjet vendore 20223.
Glover ka dhënë sot ekstraktin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Ajo e konsideroi fushatën të qetë, pa probleme përveçse disa incidenteve që u cilësuan si të rënda. Glover gjithashtu nënvizoi se procesi në fakt pati një problematikë që ishte përqendrimi i fushatës jo tek kandidatët por te forcat politike, duke penguar zgjedhësit në këtë formë, sipas monitorueses të bënin zgjedhjen e tyre në nivel vendor.
-
VIDEO
PS merr për herë të parë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës! Shkodranët refuzojnë dyshen Berisha-Meta! Benet Beci mund me 11 mijë vota më shumë Bardh Spahinë
Shkodra ka refuzuar Sali Berishën dhe Ilir Metën, duke bërë që për herë të parë që nga komunizmi, kjo Bashki të drejtohet nga socialistët. Benet Beci ka bërë histori duke fituar në një bastion historikisht demorkrat dhe kjo fitore ka qenë me një diferencë të thellë me rreth 11 mijë vota më shumë.
-
VIDEO
Humbje drastike në zgjedhje, reagon për herë të parë Berisha: Ditë e zezë për demokracinë! Narkoshteti asgjesoi lirinë e votës
Në një moment që numërimi i votave po shkon drejt fundit dhe PS duket se ka korrur një fitore të thellë, Sali Berisha thotë se zgjedhësit shqiptar janë terrorizuar. Për Berishën sot është një ditë e zezë për demokracinë shqiptare.
-
VIDEO
Shembull qytetarie në Vaun e Dejës! Zef Hila i BF pranon humbjen, shtrëngon duart me kundërshtarin: Të shkoftë mbarë
Një shembull qytetari është përcjellë në Bashkinë e Vaun e Dejës. Zef Hila i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka pranuar humbjen dhe ka shtrënguar dorën me kundërshtarin, Kristjan Shkreli.
-
VIDEO
Lefter Maliqi “shpërthen” pas rezultatit të zgjedhjeve: Më kanë vjedhur
Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka reaguar ashpër ndaj rezultatit të zgjedhjeve, teksa ka akuzuar kundërshtarin e tij se ka blerë votat.
Ai deklaroi se votat janë manipuluar nga deputeti socialist, Bardhyl Kollçaku por nuk ngurroi të akuzonte edhe Policinë e Shtetit, duke e bërë bashkëfajtore në këtë rezultat.
-
VIDEO
Ndërpritet procesi i numërimit në Finiq, i bie të fikët numëruesit të partisë MEGA
Procesi i numërimit është ndërprerë në Finiq pasi një numëruesi i ka rënë të fikët. Ai është rrëzuar nga platforma ku po kryhej procesi i numërimit dhe është dëmtuar.