-
VIDEO
Shifrat/ Fredi Bleri fitoi me 19 vota para bashkinë e Himarës kundrejt Jorgo Goros
Me vetëm 19 vota para Fredi Bleri ka arritur që të fitojë kundrejt Jorgo Goros. Fredi Beleri ka fituar 3837 vota në total, kundrejt 3818 vota që ka fituar Jorgo Goro.
-
VIDEO
Dule: Ishte një triumf i Belerit, kishte kundër Ramën dhe gjithë shtetit
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule në një prononcim për mediat tha se Fredi Beleri nuk kishte një kandidat rival, por të gjithë shtetin kundër tij, prandaj thotë se kjo fitore është mjaft e rëndësishme.
“Dua të përsëris se e ndjej për detyrim që t’ju falënderoj për rolin tuaj që e kërkova që në momentin e parë, ishte pwrcaktues për të vërtetën. Nuk ishte thjesht një fitore, por një triumf për Fredi Belerin. Një padrejtësi ekstreme, më akuzonin se u braktisa në Himarë, ja rezultati, është një mësim i madh, duhet të jemi realist, është një mësim i madh kjo që po ndodh sot në Himarë, se nuk kishim përballë një forcë politike, një kandidat rival, kishte kryeministrin, qeverinë, strukturat shtetërore, gjithsesi fjala e fundit u takon qytetarëve. Fredi Beleri do jetë një shembull për bashkitë në vend, dhe kjo bashki do kthehet në një Bashki model”, tha Dule.
-
VIDEO
QARKU DURRËS/ Sako thellon diferencën ndaj Igli Carës me mbi 4000 vota para! Kandidatët e PS kryesojnë bindshëm në Shijak e Krujë
Në Bashkinë e Durrës është pasqyruar rezultati i 125 kutive nga 342 gjithsej. Kandidatja socialiste Emirjana Sako kryeson me 56.85% të votave përkundrejt 43.15% të votave të rivalit të saj Igli Cara, kandidat i ‘Bashkë Fitojmë’. Diferenca mes tyre është mbi 4300 vota.
Në Bashkinë e Shijakut janë numëruar 24 nga 54 kuti dhe deri më tani kryeson kandidati socialist Elton Arbana me 70.35% të votave. Ndërsa rivali i tij i BF Rezart Tusha është në kuotat e 29.65%.
Në Bashkinë e Krujës ku garojnë socialisti Artur Bushi dhe kandidati i Bashkë Fitojmë Agron Loka janë numëruar deri tani 30 kuti nga 92 që janë gjithsej. Bushi i PS kryeson bindshëm me 63.74% ndërsa Loka me 36.26%.
-
VIDEO
VENDORET/ Vijon numërimi, PS prin në 55 bashki, Veliaj 20 mijë vota para Këlliçit në Tiranë! Benet Beci thellon avantazhin në Shkodër! PS fiton në Tropoje e Skrapar! BF kryeson vetëm në 6 bashki
Në tre bashki, Vorë, Elbasan dhe Kamzë është numëruar elektronikisht, e ndërsa ka nisur numërimi në disa bashki. Komisioneri Ilirjan Celibashi tha sot se do të detyrojë me forcën që i jep ligji, komisionerët që të vazhdojnë procesin e numërimit në mënyrë që rezultati të dalë brenda mbrëmjes së hënës. Në Durrës thellohet diferenca e Sakos ndaj Igli Carës
-
VIDEO
QARKU FIER/ Partia Socialiste kryeson në 6 bashki, Majlinda Bufi fiton në Roskovec
Në Bashkinë Roskovec janë numëruar 31 nga 39 qendra votimi dhe gara është shumë e ngushtë. Kandidatja e Partisë Socialiste Majlinda Bufi kryeson me 53.20 % përkundrejt 46.80 % të votave të rivalit të saj të Bashkë Fitojmë Erdit Hazizaj.
-
VIDEO
QARKU SHKODËR/ Mbyllet numërimi në Pukë, fiton kandidati i 'Bashkë Fitojmë'! Benet Beci thellon diferencën në Shkodër me Bardh Spahiajn, mbi 4000 vota para
Në Qarkun e Shkodrës vijon numërimi i votimit në bashkinë shumë të pritur të Shkodrës. Nga numërimi i 88 kutive të para nga 247 kuti në total, sipas rezultateve paraprake, kandidati i PS Benet Beci udhëheq me 60.47% të votave, ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë, Bardh Spahia renditet i dyti me 39.53%. Beci është 4 mijë vota para rivalit të tij.
Në Bashkinë e Pukës është mbyllur procesi i numërimit. Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Rrok Dodaj është shpallur fitues me 58.13% dhe kandidati socialist Gjon Gjonaj ka marrë 41.87%.
Në Bashkë në Fushë Arrëzit janë numëruar deri më tani 13 nga 16 kuti dhe është drejt fitores kandidati i 'Bashkë fitojmë' Hilë Curri me 60.37%, i cili ndiqet nga rivali i tij i PS Fran Tuçi me 39.63%.
Në Bashkinë e Malësisë së Madhe numërimi është më mbrapa pasi vetëm 4 kuti kanë tashmë rezultat nga 72 gjithsej. Këtu kryeson kandidati i PS Tonin Marinaj me 63% të votave përkundrejt 37% të Usa Ramajt të ‘Bashkë Fitojmë’
-
VIDEO
Pezullohet numërimi në Himarë, mbështetësit e Belerit presin rezultatin: E duam të na kthejë pronat e gjyshërve grek! Qeveritë na kanë më sy të keq, nuk na duan
Kutitë e fundit kanë mbetur pa u numëruar në Himarë. Aktualisht Jorgo Goro është në avantazh përballë kandidatit të BF, Fredi Beleri me vetëm 179 vota diferencë.
-
VIDEO
QARKU TIRANË/ Kamza dhe Vora të ‘mbaruara’ në dorë të socialistëve, në Tiranë Veliaj kryeson! Në Rrogozhinë prin kandidati i BF
Kamza dhe Vora tashmë janë dy bashki të marra nga socialistët në Qarkun e Tiranës. Partia Socialiste ka fituar thellë në Kamëz, me Rakip Sulin që ka marrë 60.36 përqind të votave, ndërkohë që kandidati I Berishës ka marrë vetëm 35.32 % të votave. Kandidati i PD Bilbil Bajraktari ka marrë vetëm 4.3%.
Edhe në Vorë socialistët kanë marrë një rezultat spektakolar. Janë numëruar 44 nga 44 kuti dhe Blerim Shera ka marrë 73.5 %të votave ndërsa Indrit Hoxha vetëm 26.5 përqind.
Në Bashkinë Tiranë nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 54 prej tyre. Kandidati i PS, Erion Veliaj po shkon drejt fitores i sigurt me 56% të votave. Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi ndjek në vendin e dytë me 32.5% 2. Më tej kandidatët e partive të tjera, më konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë 4.7% të votave. Roland Bejko i PD-së me 4.8%. Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU me 0.82%, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 1.14%.
Në Bashkinë Kavajë ende nuk ka asnjë rezultat. Në këtë bashki garojnë Fisnik Qosja i ‘Bashkë Fitojmë’, përballë Redjan Kralit të PS.
Në Bashkinë Rrogozhinë janë numëruar deri më tani 11 nga 55 bashki dhe kryeson me 53.5% të votave kandidati i BF Shkëqlim Hoxha, ndërsa kandidati socialiste nuk i kalon 46.5% të votave.
-
VIDEO
QARKU LEZHË/ Nis në Mirditë dhe bashkinë e Lezhë, kryesojnë kandidatë e ‘Bashkë Fitojmë’! Në Kurbin ende pa rezultat
Në Qarkun e Lezhës është Bashkia Mirditë që nga 2 kuti të numëruara nga 48 gjithsej dhe kryeson kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Albert Mëlyshi ka marrë deri më tani 189 vota, ose 52.94 %. Sakaq, kandidati i PS, Ndrec Dedaj, me 168 vota ose 47.06%. Edhe në Bashkinë e Lezhës janë numëruar kutitë e parë dhe kryeson kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Pashk Gjoni, i cili mund kështu socialistin Pjerin Ndreu. Nga Bashkia e Kurbinit ende nuk ka asnjë informacion.
-
VIDEO
QARKU KUKËS/ Në Tropojë kryeson bindshëm socialisti Byberi, në Has kryeson kandidati i BF! Në Kukës pa rezultat
Në Qarkun Kukës kemi një rezultat nga Bashkia e Hasit. Nga 5 kutitë para që ka dalë rezultati është kandidati i Bashkë Fitojmë Miftar Dauti që kryeson me 52.28% të votave përballë kandidatit socialist Beqir Mulaj, i cili ka marrë 47.72% të votave. Ndërkohë që në Tropojë janë numëruar 3 kuti nga 38 në Tropojë dhe kandidati socialit Rexhë Byberi kryeson bindshëm me mbi 60%, ndërkohë që vetëm 40 ka rivali i tij i ‘Bashkë Fitojmë’ Bensik Fushaj. në Kukës ende nuk kemi rezultat.
-
VIDEO
QARKU KORÇË/ PS ‘hipotekon’ edhe Pustecin, kryeson në 3 bashkitë ku ka nisur numërimi! Në Bashkinë Korçë ende asnjë kuti
Në Bashkinë e Pustecit tashmë nuk ka histori. Partia Socialiste ka arritur ta marrë edhe këtë bashki. Nga 8 kuti në total, deri më tani janë numëruar 7. Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Pali Kolefski ka marrë rreth 64%, ndërsa kandidati i PD, Pandi Jani 36%.
Ndërkohë që në Bashkinë e Devollit janë numëruar 8 kuti nga 49, ku kandidati i PS Eduard Duro kryeson me 54.% të votave, ndërsa Elvis Hajdërlli i BF me 45.8% të votave.
Në Bashkinë e Kolonjës janë numëruar 5 nga 28 kuti, dhe kandidati i Partisë Socialiste Erion Isaj kryeson bindshëm me 66.5% të votave, ndërsa rivali i tij Ethem Lumani 33.5%.
Në Bashkinë e Pogradec është numëruar vetëm 1 kuti nga 106 dhe kryeson kandidati socialit. Ilir Xhagolli gëzon 50.2% të votave, ndërsa rivali i tij Zibni Tollozhina 48.2%.
Në Bashkinë e Korçës dhe Bashkinë e Maliqit ende nuk është pasqyruar asnjë kuti.
-
VIDEO
QARKU BERAT/ 1 kuti e numëruara në Poliçan, kryeson socialisti! Pritet të nisë shpejt edhe në 4 bashkitë e tjera
Ka nisur procesi i numërimit edhe në Qarkun e Beratit. Vijon procesi i numërimit në Poliçan, ku nga 22 kuti në total, deri më tani është numëruar vetëm 1. Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Adriatik Zotkaj ka marrë deri më tani 126 vota, ose 84.56%. Sakaq, ndiqet nga kandidati i PD, Florian Qama, me 15 vota ose 10.07%, e më pas nga kandidati i Bashkë Fitojmë, Behar Xhaferraj me 8 vota ose 5.37%. Ndërkohë që nuk ka ende një kuti të votuar për bashkitë Berat, Kuçovë, Dimal dhe Skrapar.