-
VIDEO
Rama: Shkodra, bashkia që ka humbur më së shumti! Nëse marrim drejtimin, zbatojmë dy programe të mëdha investimi
Gjatë takimit përmbyllës për fushatën e PS në Shkodër, kryetari i PS, Edi Rama tha se Shkodra është bashkia me humbjet më të mëdha që nga viti 1992 për shkak se ka votuar në mënyrë të verbër vetëm për kandidatët e Berishës, duke shtuar se këta të fundit nuk kanë bërë asnjë punë për qytetin.
-
VIDEO
‘Rama ik’, kryeministri për thirrjen e qytetarit në mitingun e Shkodrës: E quaj si hudhër për syrin e keq në prag të zgjedhjeve
Në nisje të takimit të kryesocialistit Edi Rama me banorët e Shkodrës, një person mes të pranishmëve bëri thirrje “Rama ik”. Kjo solli reagimin e kreut të PS-së i cili tha se duhej një thirrje e tillë për mbarësi në takimin e mbylljes së fushatës.
-
VIDEO
Rama në Shkodër: Benet Beci, kandidati ideal, nuk është as blu as mavi! Edhe Berisha është bërë xheloz sikur i kemi marrë të dashurën
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbajtur një takim me qytetarët e Shkodrës ku ka mbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit. Rama tha se Benet Beci është kandidati ideal për Shkodrën sepse fokusohet në ndarjet partiake por vetëm në punën që duhet bërë për të mirën e bashkisë.
-
VIDEO
Roland Bejko: Më 14 maj t’i largojmë 'pushtuesit', i kanë marrë frymën Tiranës! Trekëndëshi i Bermudës ndan paratë e pronat e qytetarëve me oligarkët
Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit u ndal në zonën e Freskut, në degën me numër 14. Bejko u prit nga qytetarët e demokratët ndërsa për ta kishte një mesazh të qartë.
-
VIDEO
Arrestimi i Belerit, reagon Kryeministri grek: Të lirohet menjëherë dhe të marrë pjesë në zgjedhje! Dendias: Kemi njoftuar BE-në
Greqia thotë se nëse arrestimi i kandidatit për kryebashkiak të Himarës, Fredi beleri është bërë pa prova kjo do të sillte një skandal të vërtetë.
-
VIDEO
PD publikon VIDEON: Si gënjejnë njerëzit e Berishës në Tiranë duke kërkuar vota për Belind Këlliçin në emër të demokratëve
Partia Demokratike ka shpërndarë një video, ku aktivistëve të saj u vjen një telefonate nga stafi i Belind Këlliçit
-
VIDEO
'Vendoret'/ Sot dita e fundit e fushatës, Sako: Brenda vitit, në Durrës mbyllet ndërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti! Boçi: Situata në Elbasan do ndryshojë
Fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit pritet të mbyllet sot, ndërsa të dielën qytetarët do u drejtohen kutive të votimit. Kandidatët për kryetar bashkie kanë zhvilluar takime për t'i treguar edhe njëherë qytetarëve programet e tyre dhe t'i kërkojnë votën për të drejtuar në 4 vitet e ardhshme.
-
VIDEO
Rama në Vaun e Dejës, thirrje kandidatit të Metës dhe Berishës: Mos i merr në qafë njerëzit duke shpërndarë para për vota, është vonë
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët e Vaut të Dejës, i kërkoi Zef Hilës, kandidatit të Metës dhe Berishës për këtë bashki që të mos tentojë të shpërndajë para për blerjen e votave.
-
VIDEO
REAGIMET/ Arrestimi i Fredi Belerit, Berisha-Meta: E rrëmbyen pas mesnate, hakmarrje politike e Ramës! Çifti opozitar takim në selinë e PD-së
Arrestimi i Fredi Belerit për blerje votash ka nxitur mjaft reagime. Ashtu siç pritej, çifti Berisha-Meta e kanë cilësuar si arrestim politik. Ata janë shprehur se çdo gjë ka qenë me urdhër të kryeministrit Rama.
-
VIDEO
Këshilli Euroatlantik i PD shqetësime: Na janë vonuar fondet, kemi bërë fushatë pa financime! Dënojmë shitblerjen e votës
Këshilli Euroatlantik i PD-së ka shprehur shqetësime për disa çështje. Ndër to, kreu i këtij Këshilli, Preç Zogaj ka përmendur vonesat e financimeve të fondeve për PD. Kjo ka bërë që sipas tij, të bëhet fushatë pa financimet përkatëse
-
VIDEO
Arrestimi i Fredi Belerit, Çollaku: Prokuroria të flasë! Nëse provohet, të trajtohet si goditje e fenomenit që ndodh kudo në Shqipëri
Deputeti Kreshnik Çollaku thotë se nëse provohet akuza e shitblerjes së votës për Fredi Belerin, duhet të trajtohet si goditje e një fenomenit që ndodh kudo në Shqipëri.
Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Collaku thotë se shitblerja e votës ka vrarë zgjedhjet shqiptare, ndaj prokuroria duhet të faktojë akuzën.
-
VIDEO
Spaho tregon përplasjen me Topçiun në Maliq: Kishte mbledhur traktoristët që t'i pajiste me targa për mjetet! Njëri më tha se bëhet për zgjedhjet e së dielës
Deputeti demokrat Edmond Spaho ka kallëzuar sot në Prokurori, kryetarin e Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu se ka kryer aktivitet të paligjshëm electoral. Sipas tij, u ka premtuar fermerëve regjistrimin e traktorëve në këmbim të votës.
Në kallëzmin e tij tregoi se ishte në Vreshtas të Maliqit për fushatë kur mësoi se PS kishte organizuar takim me traktoristët, të cilët i thanë se e gjitha bëhet për vota.
Kallëzimi ka ardhur pas një përplasje mes deputetit demokrat dhe kryebashkiakut socialist në fshatin Vreshtas të Maliqit.