-
VIDEO
Fillon procesi i votimit në Kavajë me mbi 1 orë vonesë, zgjidhet ngërçi më pajisjet e identifikimit elektronik
Procesi i votimit në Kavajë ka nisur me mbi 1 orë vonesë. Shkak i vonesës u bë mosfunksionimi i aparateve të verifikimit elektronik të kartave të identitetit. KQZ nuk dërgoi zarfet me kodet e funksionimit të tyre. Por si zgjidhje u gjet që operatorëve t’i dërgohen me telefon kodet.
-
VIDEO
Fredi Beleri në Burg, në Himarë situatë është e qetë! Shumë emigrantë mbërrijnë nga Greqia
Një vëmendje e veçantë në këto zgjedhje është në Himarë, kjo për shkak të arrestimit dhe mbajtjes në burg të kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ atje Fredi Beleri. Gazetarja e Report Tv, Odeta Dume, nga Himara thotë se situata paraqitet e qetë dhe njerëzit kanë filluar të votojnë.
-
VIDEO
Rama e nis ditën me video nga Durrësi! Gjiknuri nga Elbasani: Qytetarët të dalin masivisht në votime, strukturat zgjedhore të zbatojnë ligjin
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një video të postuar në facebook-un e tij nga qyteti i Durrësit ku është rezliaur së fundmi vepra më e fundit në sheshin e Vollgës. Në postimin e bërë, Rama uron të dielë të bukur për qytetarët.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore/ Në Elbasan, Vorë dhe Kamëz votohet elektronikisht! Të moshuarit hasin probleme në përdorimin e pajisjes
Në zgjedhjet lokale që mbahen ditën e sotme, në tre bashki të vendit do të votohet elektronikisht. Bëhet fjalë për Elbasanin, Kamzën dhe Vorën ku janë shpërndarë pajisjet elektronike të votimit ndryshe nga bashkitë e tjera ku votohet me fletë votimi.
-
VIDEO
Probleme me nisjen e procesit të votimit në Fier, mungojnë komisionerët e PD-së
Në bashkinë e Fierit në disa prej qendrave të votimit ende nuk ka filluar procesi i votimit, ndonëse qytetarët janë paraqitur për të votuar. Shkak është bërë mungesa e komisionerëve të Partisë Demokratike. Në qendrën e votimit numër 302 nuk ka mbërritur ende sekretari.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, në Kavajë ende s’ka nisur procesi i votimit, nuk funksionojnë pajisjet e verifikimit elektronik
Në Kavajë ende nuk ka nisur procesi i votimit. Shkak është bërë mosfunksionimi i aparateve të verifikimit elektronik të kartave të identitetit. KQZ nuk ka dërguar zarfet me kodet e funksionimit të tyre.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore në Shqipëri, krahasim i pjesëmarrjes ndër vite! Më e larta në 1992 me 70%, më e ulëta në 2019, votuan vetëm 20% e zgjedhësve
Nga historiku i proceseve zgjedhore të zhvilluara në vendin tonë, pjesëmarrja më e lartë e qytetarëve shqiptarë në votime është shënuar në vitin 1992, ku kanë marrë pjesë 70% e votuesve më të drejtë vote. Rekordi i pjesëmarrjes më të ulët ishte në zgjedhjet lokale të 2019 me vetëm 22% të votuesve. Statistikat tregojnë se vitet e fundit numri i pjesëmarrësve në zgjedhje ka ardhur duke u ulur.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Korçë, pajisja e identifikimit biometrik 'PEI' shfaq probleme! Votimi vazhdon manualisht me listë
Në shumë qendra të votimit të Korçës, pajisja e identifikimit Biometrik ‘PEI’, ka shfaqur probleme në hapje të votimit. Operatorët përgjegjës po mbajnë aktualisht kontakt me KQZ-në për riparimin e defektit. Ndërkohë për shkak të kësaj problematike nuk është ndaluar procesi, por po vazhdon manualisht me listë, gjithsesi procedura e votimit po vonohet.
-
VIDEO
Ora 7:00, nis zyrtarisht procesi i votimit
Më orën 7:00 ka nisur procesi i votimit. Ende nuk ka informacion të konfirmuar nëse ka ndonjë nga mbi 5200 qendra votimi që ka probleme.
-
VIDEO
Dhunohet në mesnatë kandidati i PS-së për bashkinë e Kolonjës! Isai goditet nga simpatizanti i koalicionit Berisha-Meta! Policia shoqëron agresorin (EMRI)
Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Kolonjës, Erion Isai është goditur mesnatën e mbrëmshme në fshatin Qinam. Mësohet se Isai ka qenë duke qarkulluar me mjetin e tij, kur është sulmuar fizikisht nga një simpatizant i koalicionit Berisha-Meta.
-
VIDEO
Nis votimi elektronik në Kamëz, votuesi i parë has vështirësi, nuk di të përdorë pajisjen
Në Kamëz tek shkolla profesionale ka mbërritur votuesi i parë për zgjedhjet vendore. Në këtë bashki do të votohet elektronikisht dhe rezultati i votimit pritet të jepet brenda 30 minutave. Por, votuesi i parë ka hasur vështirësi, pasi nuk ka mundur që të përdorë pajisjen e votimit elektonik. Për të votuar mund ta ndihmojë vetëm një i afërm i tij.
-
VIDEO
Sot zgjedhjet, mbi 3 milionë e 650 mijë shqiptarë thirren për të votuar për 61 kryebashkiakë e 'parlamentet' vendore! Ja kandidatët në gjithë vendin
Mbi 3 milionë e 650 mijë shqiptarë janë thirrur sot të votojnë në zgjedhjet e nënta vendore të historisë së Shqipërisë postkomuniste. Pas bojkotit të zgjedhjeve të vitit 2019 nga opozita sot rikthehet gara për ‘fronet’ vendore, për drejtuesit e 61 bashkive të vendit, për të cilat konkurrojnë 144 kandidatë, përfshirë 2 të pavarur.