-
VIDEO
Sondazhi Piepoli/ PS fiton në Durrës e Lezhë me garat që mbeten të ngushta! Në Shkodër fiton Spahia, por Benet Beci rikuperon 8% e 'beteja' bëhet shumë e fortë
Në Repolitix në Report Tv po transmetohet sondazhi i gjashtë dhe i fundit i Institutit prestigjioz 'Piepoli' për zgjedhjet e 14 majit. Instituti italian ‘Piepoli’ që parashikoi saktë 4 zgjedhjet e fundit në Shqipëri rikthehet pak ditë para zgjedhjeve me 6 bashkitë më të rëndësishme të vendit.
-
VIDEO
Në 14 maj zgjedhjet vendore, Vangjeli thirrje qytetarëve për të marrë pjesë në votime: Kush hesht, i nënshtrohet vullnetit të të tjerëve
Analisti, Lorenc Vangjeli gjatë fjalës së tij në emisionin ‘Repolitix’ me Denis Mingën në Report TV, ka bërë një thirrje ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë me të drejtë vote, të cilëve u ka kërkuar që në 14 maj të shprehin vullnetin e tyre, duke mos neglizhuar fuqinë e votës së tyre.
-
VIDEO
Vendoret/ PL nis trajnimet për vëzhguesit dhe numëruesit e Kombinatit, Kryemadhi: Janë gardianët e votës së lirë
Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet lokale të 14 majit, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një trajnim me vëzhguesit, komisionerët dhe numëruesit e Kombinatit, të cilët do të jenë pjesë e ekipeve për zgjedhjet lokale të 14 majit
-
VIDEO
Kandidati i PS-së për Kamzën: Kemi bërë punë titanike këto 4 vite! ‘Qershia mbi tortë’ ndërtimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit
Suli u shpreh i bindur për fitoren në zgjedhje, e shtoi se qytetarët e Kamzës do t’i japin madje një mesazh politikës së vjetër 30-vjeçare, duke e ndëshkuar me votë të djathtën
-
VIDEO
Veliaj: Kavaja nuk është mish për top për të mbushur autobusët drejt Tiranës! Do ecë përpara me Edin dhe me Redin
Në takimin përmbyllës të fushatës në Kavajë, drejtuesi politik i Partisë Socialiste të Qarkut te Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me kryeministrin Edi Rama, u kanë bërë thirrje qytetarëve të votojnë edhe në këtë mandat në krye të kësaj Bashkie Redjan Kralin.
-
VIDEO
Rama në Kavajë: Në 14 maj, 'non-grata' duhet të marrë përgjigjie të qartë në të gjitha bashkitë se nuk i bën dot shqiptarët për budallenj
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një takimi me qytetarë të Kavajës ka kërkuar votat për një mandat tjetër për kandidatin e PS-së Redjan Krali në këtë bashki. Ai tha se Kavaja nuk duhet të kthehet më mbrapa duke votuar për ata që kishin marrë peng bashkinë.
-
VIDEO
Niko Peleshi krah kandidatit të PS-së për Korçën, Sotiraq Filo: Sfida jonë më e madhe është të mbajmë rininë në qytetin tonë
Në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit, turi i takimeve të Partisë Socialiste dhe kandidatit të saj për bashkinë Korçë vijuan nga Selaniku.
Në një takim me emigrantë korçarë që jetojnë e punojnë atje, kandidati i PS-së dhe njëherazi kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo, bëri paralelizmin e krijimit të kushteve për të rinjtë që gjejnë në Korçë të njëjtat programe studimi në teknologji njësoj si në Selanik.
-
VIDEO
Pas Luizit, edhe Olta Gixhari ‘zhgënjen’ Foltoren, mbështet publikisht Veliajn
Pas Luizit, edhe Olta Gixhari e cila u bë e famshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ka dalë hapur në mbështetje të Erion Veliajt. Përmes një videomesazhi, Olta Gixhari deklaron se më 14 maj do të votojë për kryebashkiakun Veliaj.
-
VIDEO
14 Maji/ Enriketa Papa: PD, rezultati jashtë parashikimeve! Jo ndërtimeve në qendër, Tirana duhet policentrike
Enriketa Papa, drejtuesja e listës së kandidatëve për këshilltarë bashkiakë në Tiranë, e ftuar në ‘Studio Live’ është shprehur se PD po pritet shumë mirë nga njerëzit dhe rezultat ka për të qenë shumë i mirë.
-
VIDEO
Veliaj me banorët e Njësive 7 dhe 11: Do fitojmë edhe më thellë në Laprakë e kudo në Tiranë! Kemi projekte për mandatin e tretë
Kandidati i PS-së dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar takimet elektorale për zgjedhjet e 14 majit me banorët e Njësive 7 dhe 11 në kryeqytet. Veliaj tha se me investimet e mëdha, e sidomos shkollat e ndërtuara në këto dy njësi, qytetarët kanë mjaftueshëm arsye të besojnë se në 14 Maj duhet të ecim vetëm përpara. Ai deklaroi se në Laprakë, bastionin e demokratëve ku Berisha deri dje “varte” xhaketën, PS do marrë një fitore edhe më të thellë se në zgjedhjet e fundit, ku fitoi bindshëm.
-
VIDEO
‘Vendoret’/ Beci premton ndërhyrje urgjente në infrastrukturë! Spahia: PS nuk është alternativë, s'ka punuar për qytetin
Në këto ditë të fundit të fushatës elektorale, kandidatët e Bashkive kanë vijuar punën me takimet në terren në kuadër të fushatës zgjedhore për 14 majin.
-
VIDEO
KQZ gjobit 2 kryebashkiakë të PS, shkelën kodin elektoral! Gjobë edhe administratorëve të Bashkive Devoll e Cerrik
Dy kryebashkiakë socialistë dhe dy administratorë të dy bashkive janë gjobitur nga KQZ për shkelje të kodit zgjedhor. Gjobë edhe për drejtorin e qendrës kulturore në Berat.