-
VIDEO
Meta nga Puka: Rama i do bashkitë që të vijojë të plaçkisë
Ndalesa e radhës se kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar votën për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Rrok Dodaj.
-
VIDEO
Pjerin Ndreu takim me banorët në fshatin Tresh të Lezhës: Kemi dhënë impakte të forta zhvillimi
Gjatë mandatit tonë 4-vjeçar kemi dhënë impakte të forta zhvillimi. Kështu u shpreh kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Lezhë Pjerin Ndreut, gjatë një takimi elektoral me banoret e fshatit Tresh të Njësisë Administrative të Zejmenit në Lezhë.
Transformimi i Treshit dhe gjithë Lezhës bëhet duke vazhduar bashkë dhe jo me ata që kanë marrë vota përgjatë 30-viteve dhe nuk kanë bërë asgjë, u shpreh Ndreu.
-
VIDEO
Roland Bejko në Kinostudio! Qytetari: Po na shembin shtëpitë! Kandidati demokrat: Me mua në krye të bashkisë s’do ndodhë një gjë e tillë
Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko u ndal në një takim me qytetarët në zonën e Kinostudios. Ndërsa u dha programin për Tiranën, Bejko dëgjoi edhe shqetësimet e tyre, ku një prej tyre ishte prishja e banesave nga Erion Veliaj.
-
VIDEO
Veliaj me banorët e Dajtit e Shëngjergjit: PS është si një familje! Asnjëherë nuk është vonë të kthehesh në drejtimin e duhur!”
Nga kompleksi i ri sportiv ‘Partizani’, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Xhemal Qefalia, u takuan me banorët e Tufinës, Freskut, Dajtit, Zall-Herrit, Shëngjergjit e Zall Bastarit.
-
VIDEO
14 maji, sfida e PD përballë Berishës (10 maj 2023)
Më shumë se një betejë opozitë-qeveri, këto zgjedhje vendore janë konsideruar si ‘betejë’ mes dy krahëve të PD-së. Lidhur me këtë situatë, deputeti democrat, Lefter Gështenja tha se ai personalisht nuk ka qenë për nxjerrjen e kandidatëve të tjerë përballë atyre të koalicionitr Berisha-Meta, duke qenë se zyrtarizimi i tyre u bë vetëm tre ditë para mbylljes së afatit.
-
VIDEO
Gjiknuri dhe Llatja takim në Rajonin 2: PS është garancia për zhvillimin e Elbasanit! Opozita po përgatit alibinë për humbjen e rradhës
“Kush do zhvillimin dhe progresin e Elbasanit, voto Gledian Llatja dhe PS”. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri në një takim me banorët e Rajonit Nr.2 në Elbasan. Numri dy i socialistëve nënvizoi se Gledian Llatja ka gjithë mbështetjen e qeverisë për të çuar përpara investimet.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit/ Gështenja: Edhe kandidatët e dalë nga primaret po punojnë për të siguruar vota për këshilltarët bashkiakë të PD
Më shumë se një betejë opozitë-qeveri, këto zgjedhje vendore janë konsideruar si ‘betejë’ mes dy krahëve të PD-së. Lidhur me këtë situatë, deputeti democrat, Lefter Gështenja tha se ai personalisht nuk ka qenë për nxjerrjen e kandidatëve të tjerë përballë atyre të koalicionitr Berisha-Meta, duke qenë se zyrtarizimi i tyre u bë vetëm tre ditë para mbylljes së afatit.
-
VIDEO
Rama: Fieri do t’i prijë trenit të gjatë të fitores tonë nga veriu në jug! Jemi të vetmit që dimë të bëjmë ndryshimin
Kryesocialisti Edi Rama në mitingun përmbyllës në Fier u shpreh i bindur se kjo bashki do t’i paraprijë fitores së gjatë të Partisë Socialiste nga veriu në jug. Ai tha se kandidatët e PS-së janë të vetmit të cilët mund të bëjnë ndryshimin dhe të punojnë drejt së ardhmes.
-
VIDEO
PD zyrtare kundër të gjithëve, por ç'ndodh nesër? (10 maj 2023)
Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj kthehet pas në kohë dhe kujton ditët plot shqetësim para se të jepej vendimi për fatin e PD. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga shprehet se kandidatët e Berishës nuk pranuan dorën e shtrirë të PD që të futeshin në zgjedhje nën siglën e një partie të djathtë por shkuan drejt Partisë së Lirisë.
-
VIDEO
Deklarata e Belerit për helenizimin e Himarës, Rama: Është hedhur si kartë bixhozi nga ata që hiqen si patriotë të mëdhenj
Duke folur për deklaratën e Fredi Belerit, kandidatit të Metës dhe Berishës që u shpreh se do të helenizojë Himarën, kryesocialisti Edi Rama tha se ky i fundit është shëmbëlltyrë e qarqeve nacionaliste greke. Ai tha se pavarësisht se Meta dhe Berisha e konsiderojnë veten si patriotë të mëdhenj, në të vetmin rast që patën ia dhanë mundësinë Belerit për të kandiduar në Himarë. Kjo sipas Ramës tregon se dyshja Meta-Berisha kanë qëllim vetëm marrjen peng të bashkive dhe jo punën për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
-
VIDEO
'Nuk duam më fatkeqësi', Veliaj: Vora nuk e harron kurrë Gërdecin! Duam të shkojmë vetëm përpara
Edhe në qytetin e Vorës, Erion Veliaj ka shprehur mirënjohje për këdo që i është bashkuar në këtë fushatë Partisë Socialiste
-
VIDEO
Rama në Lushnjë: Mos votoni ata që janë të padëshirueshëm nga SHBA! Pas 14 majit i keni duke bërtitur ‘na grabitën zgjedhjet’
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbajtur sot takimin për mbylljen e fushatës në Lushnjë, ku ka kërkuar që qytetarët të votojnë Eriselda Sefën për një mandat tjetër në krye të kësaj bashkie. Teksa përsëriti sulmet ndaj Berishës dhe Metës dhe kandidatëve të tyre në bashkitë e vendit, Rama tha se në 14 maj qytetarët do të votojnë mes atyre që punojnë dhe atyre që kërkojnë të marrin peng bashkitë për interesa personalë