-
VIDEO
Rama prezanton si të ftuar në podcastin e rradhës, vajzën shqiptare që mund të prodhojë ‘ferrarin ballkanas’
Kryeministri Edi Rama në spotin e podcastit të tij të ardhshëm ka prezantuar të renë Arjeta Puca e cila do të jetë e ftuar si bashkëthemeluese e një kompanie që prodhon dhe shet makineri ndërtimi, aksesorë të pjesëve dhe automjeteve të specializuara për mjetet e shërbimit publik.
-
VIDEO
Modelja Xhesika Berberi mbështet Veliajn: Besoj te vizioni yt për Tiranën! I ke dhënë shumë zhvillim qytetit
Modelja e njohur Xhesika Beberi ka dalë publikisht në mbështetje te kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në garën për zgjedhjet vendore që do të mbahen me 14 maj. Modelja shqiptare që jeton në SHBA thotë se beson tek vizioni i Veliajt dhe se ky i fundit me punën e tij i ka dhënë shumë zhvillim qytetit
-
VIDEO
Xhafaj në Report Tv: Në Tiranë ka ndryshime thelbësore! Veliaj, politikan rrace, modeli i njeriut punëtor! PD po vuan braktisjen e parlamentit dhe bojkotin ‘Vendoreve’
Në zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maji, Partia Socialiste do të jetë forcë fituese, thotë ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafajt, për të cilin kjo fitore është e lehtësisht e dukshme.
Duke u ndalur tek gara për Tiranën, Xhafaj tha në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’, se që në nisje, kësaj gare i dihet fituesi, që sipas tij do të jetë padyshim Erion Veliaj e kjo për ndryshimet thelbësore që janë bërë në Tiranë. Xhafaj nuk kurseu vlerësimet për kryebashkiakun aktual të Tiranës, për të cilin tha se personifikon modelin e njeriut punëtor. Si politikan, për Xhafajn, Veliaj është një politikan i rrace, i rritur në politike dhe goxha fitues.
-
VIDEO
Shkelën kohën televizive, gjobiten 7 televizione! Kryebashkiaku Gledian Llatja referohet në KAS për gjobë
Favorizimi i siglës “Bashkë Fitojmë” në kohën televizive u bë shkak për gjobiten e disa operatorëve televizivë nga KQZ. Penaliteti më i madh u vendos për “Shijak TV”, ndërkohë në mbledhjen e radhës, Komisioni referoi në KAS për gjobë edhe Kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja
-
VIDEO
Gjyqi për vulën e PD, 'Apeli': Zhukri në favor të Berishës, s'ishte i paanshëm! Duhet të ishte pranuar dorëheqja e tij nga çështja, të pyetet Lulzim Basha
Zbardhen argumentet e Gjykatës së Apelit për ‘vulën e PD-së’, kryetari i Gjykatës së Tiranës gaboi që nuk pranoi kërkesën e Agron Zhukrit për të hequr dorë nga çështja. Bashkëshortja e tij sekretare dhe miqësi me Berishën.
-
VIDEO
Rreth 42% e zgjedhësve në lista janë në emigracion
Pjesëmarrja në votimin e 14 majit do të jetë e ulët për një arsye fare të thjeshtë – rreth 42% e zgjedhësve të listave zyrtare janë në emigracion. Atyre ende nuk u janë krijuar kushtet për të votuar atje ku kanë emigruar, dhe vetëm fare pak vijnë me autobusë, targete e avionë, për të votuar në atdhe.
-
VIDEO
110 vite Gjykatë e Lartë/ Kim: Mos mendoni se me ikjen time, do bllokohet reforma në drejtësi! Hohmann: S’ka integrim në BE pa drejtësi cilësore
Në 110 vjetorin e Gjykatës së Lartë, presidenti Bajram Begaj tha se qëllimi i Reformës në Drejtësi ka qenë pikërisht një drejtësi e besueshme, e pavarur ku askush nuk është i pandëshkueshëm
-
VIDEO
Dhe 3 ditë fushatë, intensifikohen takimet! Sako në Spitallë: Brenda vitit futen familjet e para në 1 mijë apartamentet e rindërtuara! Boçi: 14 maji, shansi i fundit për Elbasanin
Dhe 3 ditë kanë mbetur nga fushata zgjedhore dhe kandidatët kanë intensifikuar takimet me qytetarët me qëllim prezantimin e programeve të tyre elektorale, për t’i bindur qytetarët që t’u japin votën në 14 maj.
-
VIDEO
Alibeaj në Report Tv: Kandidatët e Berishës s’pranuan dorën tonë të shtrirë! Vangjeli: Basha dëshpërim i fushatës, t’i kthente borxhin PD
Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj kthehet pas në kohë dhe kujton ditët plot shqetësim para se të jepej vendimi për fatin e PD. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga shprehet se kandidatët e Berishës nuk pranuan dorën e shtrirë të PD që të futeshin në zgjedhje nën siglën e një partie të djathtë por shkuan drejt Partisë së Lirisë.
-
VIDEO
Vangjeli: Berisha 'thes çimentoje' në kurrizin e shoqërisë shqiptare! Alibeaj të kandidonte në 61 bashki, Bejko shpëtoi fytyrën e PD
Analisti Lorenc Vangjeli e cilëson Sali Berishën si ‘thes cimento’ që rëndon në kurrizin e të gjithë shoqërisë shqiptare. Në Report Tv, në emisionin ‘Kontrast’ me Denis Mingën, analisti tha se do të jetë 14 maji që do të përcaktojë një ekuilibër të ri në politikën shqiptare.
-
VIDEO
Kandidati i PS në Korçë prezanton projektin e Polit të Jugut: Do kontribuojë në zhvillimin bujqësor dhe blegtoral
Në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit, u prezantua projekti i Polit të jugut në Korçë, në një takim ku merrte pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si edhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca.
Për kryebashkiakun Sotiraq Filo, ky mega projekt përmban në vetvete disa projekte që do të jenë në shërbim të gjithë komunitetit dhe mbi të gjitha të fermerëve të zonës.
-
VIDEO
Emirjana Sako takim me banorët në Spitallë: Brenda viti strehojmë familjet e para në 1 mijë apartamente të rindërtuara
Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako në takimin me banorët e Spitallës, fillimisht ka falënderuar socialistët e thjeshtë dhe të gjithë qytetarët e Durrësit, të cilët sipas saj kanë qenë mbështetje e madhe në rrugëtimin e saj 3-vjecar në krye të bashkisë.
Kryebashkiakja Sako, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit, tha në takimin me banorët e Spitallës se puna në këtë zonë është përqendruar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ku nga 40 km rrugë gjithsej, 12 km janë bërë vetëm në Spitallë. Në këtë zonë është në përfundim edhe lagjja e re e Spitallës, ku 1 mijë apartamente do të shpërndahen brenda këtij viti për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti dhe familjet e pastreha.
Në zonën e Spitallës është mbyllur edhe kanali i ujërave të larta, ndërkohë që e gjithë sipërfaqja e tij përgjatë 2 kilometrave do të kthehet në një park urban me gjelbërim, pistë bicikletash dhe mjedise rekreative.