-
VIDEO
Alibeaj në Pogradec, kërkon votën për këshilltarët bashkiakë të PD: Qeveria është e keqja më e madhe e këtij vendi
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Pogradecit të cilëve u ka kërkuar votën për kandidatët e PD-së për këshillin bashkiak.
-
VIDEO
Idrizi në ‘Kontrast’: Përnaska s’është kandidate e PDIU, e ndihmuam që të regjistrohej! Vangjeli: Do jeni surpriza e ’14 majit’
Lajla Përnaska është kandidate për Bashkinë e Tiranës në 14 maj që kandidon me logon e PDIU, megjithatë kreu i kësaj force politike Shpëtim Idrizi ka shpjeguar arsyet pse ka vendosur që ta mbështesë.
-
VIDEO
Roland Bejko takim me banorët e Zallbastarit: Do hapim 5 tregje në hyrje të Tiranës, prioritet prodhimi vendas! Zero taksë për turizmin malor
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me banorët e zonës Zallbastar, ku dëgjoi shqetësimet e tyre dhe prezantoi edhe vizionin e tij për zonat rurale. Bejko tha se do t’i japë prioritet prodhimit vendas dhe se do të ndërtojnë 5 tregje në hyrjet e Tiranës, ku fermerët vendas do mund të tregtojnë prodhimet e tyre. Po ashtu, Bejko premton edhe ndërtimin e 250 kilometër rrugë rurale për të bërë të mundur aksesin e fermerëve vendas në këto tregje.
-
VIDEO
Emirjana Sako në ‘Kontrast’: Manchester City në Durrës, një mundësi e shkëlqyer për fëmijët e të rinjtë në sport! Brenda 2024 përfundojmë rindërtimin
Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, njëherazi edhe kandidatja e PS për këtë bashki prezantoi në Report Tv vizionin e saj për katër vitet e ardhshme. E pyetur se përse duhet që qytetarët e Durrësit duhet t’i besojnë edhe një mandat tjetër, Sako thotë se kanë gati projektet e mëdha për transformimin e Durrësit.
-
VIDEO
Këshilli Euroatlantik i PD, Zogaj në Report Tv: Detyrim për theksimin vlerat e demokracisë! 'Non Gratat' e Berishës sollën frymë antiamerikane
Kryetari i Këshillit në fjalë, Preç Zogaj prezantoi sot më në detaje funksionet, vizionin dhe qëllimin e kësaj nisme të marrë nga demokratët në “Sot Live në Shqipëri”, me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu. Zogaj bëri me dijë se dera është e hapur për çdo demokrat të ri, ish themelues apo entuziastë të së djathtës, për të theksuar identitetin e Partisë Demokratike.
-
VIDEO
‘Vendoret’/ Kandidatët në terren! Benet Beci letër punonjësve të Bashkisë së Shkodrës: Mos kini frikë nga 14 maji, nëse zgjidhem kryetar s'do iu pushoj nga puna
Kandidatët e Bashkive kanë vijuar punën në terren për fushatën e 14 majit.
Kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci u ka dërguar një letër punonjësve të Bashkisë, duke thënë se nuk duhet të tremben nga zgjedhjet e 14 majit, pasi nëse ai do të vijë në krye të qytetit nuk do të pushojë nga puna askënd. Ai thotë se do të punojë shumë fort që Bashkia të mos jetë një vatër e militantëve partiak, por një vend idesh.
-
VIDEO
Veliaj në Report Tv: Këto janë investimet në Tiranë që do futen në histori
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i ftuar në Report Tv tha se projektet që kanë bërë për zhvillimin e Tiranës do të futen në histori, ku mes tyre përmendi, ndërtimin e 40 shkollave, zgjerimin e parkut të Liqenit Artificial, hapjen e parkut të Farkës, Piramida, etj. Veliaj tha se këto janë projekte që do t ëmbesin tërë jetën.
-
VIDEO
Shkollë në Astir? Veliaj: Kemi fituar 5 gjyqe për 5 hapësira, së shpejti hapim kopshtin e parë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u pyet në Report Tv edhe për çështjen e investimit në një shkollë në zonën e Astirit në Tiranë.
“Së pari Astirin e shpallëm lagje. Së dyti sollëm ujin sepse pa ujë nuk ka jetë. Ajo zone furnizohej me puset e Laknasit. Investuam dhe zgjidhëm një problematikë shumë të madhe. Astiri po ta shohësh, edhe kabinat e votimit i çojmë me kontejnerë. Imagjino s’ka vend për të bërë një pikë votimi. Këta që akuzojnë tani kanë shumë gjynahe, se si e shqyen zonën e Astirit. Sot ata akuzojnë për 40 shkolla ndërkohë që vetë nuk bënë asnjë shkollë. Kështu që të thuash që nuk është bërë asnjë shkollë është çmenduri. Megjithatë ne kemi gjetur dakordësinë për metrat katrorë, i kemi fituar të pesta gjyqet. Sot kemi pesë ambiente. Nesër ose pasnesër hapim kopshtin e parë në Astir”, tha Veliaj.
-
VIDEO
Investimet në infrastrukturë, Veliaj: Mandati i tretë, 4-vjeçari i shkuarjes në çdo cep fundor
Duke folur për investimet në infrastrukturë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha në Report se mandati i tretë do të jetë mandati i investimeve në çdo cep fundor.
“Mandati i tretë do të jetë pikërisht mandati i vajtjes në çdo cep fundor. Të gjitha akset që të sjellin në qendër tani janë transformuar sigurisht që tani fillojmë dhe punojmë në nivel kapilar, edhe me mbarimin e Unazës së Madhe. Ndjekim korsine e unazës”.
-
VIDEO
Premtimi i Këlliçit për transport falas, Veliaj: Falimenton Bashkia, e propozoi se e di që do humbasë më 14 maj! Ja propozimi ynë
Kryebashkiaku Etion Veliaj ka komentuar në Report Tv premtimin e Belind Këlliçit për transport falas! Veliaj tha se një gjë e tillë do të falimentojë bashkinë dhe sipas tij e ka propozuar një projekt të tillë sepse e di që më 14 maj do të humbë dhe askush nuk do t’i kërkojë llogari.
Veliaj u ndal edhe tek propozimi i tij për transportin, ku tha se do të ndërtojnë një linjë ekspres fillimisht me tre linjat e autobusit, Unazën, Tiranën e Re, Kinostudio-Kombinat.
Është kollaj ta shesin sapunin për djathë nëse të hënën s’do fitosh dhe s’do të kërkojë njeri llogari. Unë kam ndërmend të fitoj bindshëm, për të treguar që jemi një forcë që e kemi aleancën me njerëz. Koha e kopshtit ku ti rrotullon makina e avion në studio është muhabet fëminor. Jemi angazhuar të themi vetëm gjërat që do bëhen. Tirana ka nevojë për 50 shkolla, kemi 10 për të bërë. Tirana ka nevojë për linja ekspres.
Po të ishte për ta bërë falas, e kishte bërë Shkodra. Ajo që mund të bëhet dhe duhet bërë, dhe që ka rezultuar efikase, se këto të tjerat falimentojnë bashkinë. Shtimi i flotës së autobusë është e mundur, por lipset të kalojmë në rrugë ekspres. Nëse nuk është, dopio fizarmonika, na duet një korsi ekspres e pandërprerë. Parimi është, tani që kemi marrë financim nga BE, do kalojmë Unazën, Tiranën e Re, Kinostudio-Kombinat me një linjave të pandërprerë ekspres, besoj që brenda këtij viti do shohim rezultat e para. Do e fillojmë me këto linja. Do shkurtohet koha nga 54 minuta, unaza të shkojë në 27 minuta.
Sot Prishtina me dy linja autobusi është bileta gjysmë euro. Në asnjë vend nuk ekziston falas. Tirana me 40 lekë është çmimi më i ulët në rajon, por bërja zero falimenton bashkinë. Kemi sot këtë projekt të financuar", tha Veliaj.
-
VIDEO
Sefa dhe Balla takime në Lushnjë: Projekte infrastrukturore! Banorët: Na e keni zbardhur faqen me rrugët
Kryetarja në detyrë dhe njëherësh, kandidatja e PS-së për Bashkinë Lushnjë, Eriselda Sefa e shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla kanë vijuar takime derë më derë në lagjen 18 nëntori.
Sefa ne takime me banoret e kësaj lagjeje i ka informuar ata për fshirjen e periferisë në projekte infrastrukturore qe do të mundësojnë integrimin e zonave skajore ashtu si zonat e tjera ku janë kryer asfaltime të rrugëve trotuareve ndriçim dhe gjelbërim.
“Është parashikuar vazhdimi i rrugës ‘Lasgush Poradeci’, pjesë që do të investohet nga bashkia. Është parashikuar kanalizim në këtë segment që të bëjmë lidhjen e dytë me autostradën. Do të pastrohet. Në njërën krah do të ketë trotuar, ndriçim dhe gjelbërim.”-tha ajo.
Edhe banorët janë shprehur se kjo zonë ka një transformim.
"Na e keni zbardhur faqen, të thonë çfarë të duan"
-
VIDEO
Përballja në GJKKO, Veliaj: Berisha është kokrra e frikacakut dhe burrecit, s’duhet t’i japim më rrugë ‘të marrit’!
Një burrec dhe frikacak e ka quajture kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, Sali Berishën, teksa foli në Report Tv për procesin gjyqësor ndaj tij.