-
VIDEO
U mbajt peng nga 74 vjeçari në zyrën e saj, avokatja: Më tha do të vras se nuk i jepja shkresë jo ligjore! Zgjatja e procesit gjyqësor solli këtë situatë
Avokatja, Entela Dvorani e cila u mor peng brenda zyrës së saj për 5 orë nga një 74 vjeçar, u shpreh për mediat se i gjithë konflikti kishte ardhur pasi klienti i saj i kishte kërkuar të bënte një kërkesë jo ligjore drejt Gjykatës së Lartë ku po shqyrtohej dosja e tij.
-
VIDEO
Qeveria ka gati projektligjin e ri, ngrihet autoriteti për sigurinë kibernetike! Hidhet për konsultim, drafti: Gjoba dhe pezullim aktiviteti për shkelësit
Qeveria ka gati projektligjin e ri për sigurinë kibernetike, ku parashikohet certifikimi i sigurisë, gjobat deri në pezullim të aktiviteti për shkelësit e sigurisë kibernetike.
-
VIDEO
Dita e 14-të e fushatës! Kandidatët për kryetarë bashkie takime me banorët! Sako: Do nis punën nga zona e Durrësit të ri! Cara premton vëmendje për taksat vendore
Në ditën e 14-të të fushatës, kandidatët për kryetarë bashkie në disa qytete të vendit vijojnë takimet me banorët. Kandidatët e mazhorancës kërkojnë votën për të administruar qytetet e tyre e për të vijuar me projektet e lëna pezull, ndërsa ata të opozitës prezantojnë edhe programet e tyre.
-
VIDEO
Berisha akuzon sërish për aleancë të PD me mazhorancën: Janë pengje! Rama e kërcënon Bashën me 6 vite burg! Alibeaj ka vëllanë grabitës në Gjermani
Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar edhe kësaj herë ish kryedemorkatin Basha dhe kyretarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn se janë aleatë me kryeministrin pasi ky i fundit i kërcënon
-
VIDEO
Bejko në Sauk, akuza Veliajt: Mungojnë rrugët dhe kanalizimet, Tirana për ju është vetëm qendra dhe blloku, pjesa tjetër në harresë
Kandidati i partisë Demokratike për bashkinë Tiranë Roland Bejko, ka zhvilluar një takim me banorë në zonën e Saukut. Një nga shqetësimet kryesore të banorëve lidhet me mungesën e asfaltimit të rrugëve si edhe rruga “Dhimo Dhima”, e mbushur me gropa dhe e lënë në harresë. Banorët u ankuan se nuk kanë patur asnjë shërbim nga bashkia, madje edhe kanalizimet e ujërave të zeza i kanë kryer vetë.
-
VIDEO
Kandidati i çiftit Berisha-Meta për Kukësin: Mos u gënjeni nga të majtët që e kanë lënë vendin në harresë
Kandidati çiftit Berisha-Meta për Kukësin, Admir Sinamati ka zhvilluar një deklaratë me banorët e Kukësit.
“Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Kukës, Pandeli Majko në kohën kur ishte kryeministër i Shqipërisë, Kukësit i ka larguar plotë 12 milion dollarë investime të donacioneve, para të cilat i dërgoi në rrethet e tjera të vendit.
12 milion dollarë investime po bëheshin nga dashamirësia e Presidentit të SHBA-së Bill Klinton si shenjë solidariteti me gjestin e madhe human që bënë banorët e Kukësit në përballimin e eksodit masivë të Kosovës në 1999”- tha ai.
Kjo ishte deklarata e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Kukësit Admir Sinamati në takimin e zhvilluar me banorët e lagjes Nr.4 dhe 6 të qytetit.
Më tej, Sinamati u bëri thirrje qytetarëve kuksianë mos të gënjehen nga mimika e personave publik të krahut të majtë, që historikisht e kanë braktisur dhe lënë në harresë Kukësin.
-
VIDEO
Sako: Do investojmë më shumë në zonën e Durrësit të ri, do ndërtojmë qendër të re shëndetësore dhe kopësht
“Shumë investime kemi bërë në zonën e Durrësit të ri dhe shumë të tjera do të realizojmë në mandatin e ardhshëm”. Kështu është shprehur kryebashkiakja dhe njëkohësisht kandidate e PS për bashkinë e Durrësit Emiriana Sako në takimin me gra dhe vajza të zonës së Durrësit të Ri. Sako tha se në tre vite të drejtimit të bashkisë nga ana e saj kjo zonë ka pasur vemendjen maksimale të saj falë investimeve që janë kryer ndërkohë që bashkëbisedoi me gratë e vajzat për projektet e planifikuara në vazhdim.
-
VIDEO
Posteri i Këlliçit me gishtin e mesit, PD: Të ndalohen mesazhe të tilla politike! Nxisin shoqërinë për fyerje e sharje
Partia Demokratike ka kërkuar që të ndalohen posterat politike me mesazhe dhe gjeste kundër etikës, e kundër normave të pranuara të komunikimit dhe politikës. Sipas PD-së këto postera përcjellin dhe nxisnin në shoqërinë shqiptare fyerje, sharje, dhe shkelin kodet e sjelljes së mirë
-
VIDEO
Cara takim me përfaqësuesit e biznesit në Durrës: Klima e sipërmarrjes ka ardhur në përkeqësim, por jo për shkaqet që u thuhen
Kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Igli Cara ka zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit që operojnë në Durrës. I konceptuar në formën e një dëgjese publike, ku pjesëmarrësit e vunë theksin te problematikat, me të cilat përballen, kryesisht gjatë sezonit turistik, ku nga më kryesoret mbetet mungesa e fuqisë punëtore.
Gjatë fjalës së tij Cara ka vlerësuar punën dhe rolin e çdo subjekti tregtar në Durrës, pavarësisht klimës së rënduar për të bërë biznes. Në të njëjtën kohë, ai është ndalur te pikat konkrete të parashikuara në programin e tij elektoral "Durrësi 2023-2027" për këto kategori. Vëmendje të veçantë do të kenë taksat dhe tarifat vendore ka bërë me dije kandidati opozitar. Për më tepër ato duhet të rikthehen në njësitë nga të cilat përfitohen në mënyrë indirekte.
-
VIDEO
Kandidati i PS në Kuçovë: Do vijojmë investimet në fshatra! Qendra e qytetit ishte plot me mbetje, ne e kthyem në vendin e preferuar të banorëve
Kandidati i PS për bashkinë Kuçovë, Kreshnik Hajdari ka zhvilluar takim me banorët e Perondisë, të cilëve i thotë se kanë investuar në ujin e pijshëm kur e gjithë bashkia kishte probleme.
-
VIDEO
Mediu në Lezhë: Duhet të dimë të flasim me qytetarët, të dëgjojmë hallet e tyre që s'duhet të na duken të tepërta
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte në Lezhë për të mbështetur kandidatin e opozitës Pashk Gjoni. Në takimin që patën, Mediu thotë se duhet të dimë si të flasim me shqiptarët jo thjesht për problemet e krimit apo korrupsionit. Mediu sugjeron që të dëgjohen hallet e qytetarëve,
-
VIDEO
Kandidati i PS për bashkinë Himarë: Do keni ujësjellës të ri për ujë të pijshëm! Banorët të marrin iniciativa për shërbimin turistik
Kandidati i PS për kryetar bashkie në Himarë, Jorgo Goro premton se do të ketë ujësjellës të ri për banorët e fshatit Kudhës. Gjatë një bashkëbisedimi me banorët, tha se janë realizuar investime të rëndësishme duke nisur nga infrastruktura e rrugës së fshatit por edhe ndërhyrja të tjera. Qëllimi i kësaj zone mbetet me prioritet turzimin cka ka në fokus Bashkia Himarë.