• VIDEO

    'Vendoret'/ Kandidatja e PD-së për Fierin: Bashkia është bunkerizuar, mjaftohet vetëm me propagandë! Qytetarët s’besojnë tek koalicioni Berisha-Meta

    Kandidatja e Partisë Demokratike për qytetin e Fierit, Eriselda Çelaj thotë se mënyra se si ka drejtuar bashkia qytetin ka krijuar shumë pakënaqësi tek banorët. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Çelaj parashtroi disa nga pikat e programit të saj për qytetin nëse Partia Demokratike do të marrë drejtimin e bashkisë

  • VIDEO

    INVESTIGIMI 3/ Zbulohet tjetër gënjeshtër e Belind Këlliçit: Kam dëftesë pjekurie! Por shkolla 'Harry Fultz' e përgënjeshtron: Nuk është e vërtetë

    Këlliçi pretendon se ka marre një ''dëftesë pjekurie'' , por e pyetur nga Shqiptarja.com Brikena Baxhaku, drejtoresha e Institutit Harry Fultz ku Bellind Kelliq ka mbaruar vetëm 4 vitet nga 5, ka vërtetuar se ai nuk e ka marrë kurrë. ''S'ka mbaruar shkollën e mesme''.

    • VIDEO

      14 maji, fundi i zgjedhjeve apo kërkim zgjidhjesh të tjera (24 prill 2023)

    • VIDEO

      Nga financohen çifti Berisha Meta? Salianji në Kontrast: Koalicionet kanë fonde, ‘Vula’ të kthejë lekët! Vangjeli: Nëse Rama humb Tiranën të lëri postin

      Një ndër çështjet më të diskutuara ka qenë se kush i financonte fushatat e koalicionit të Berishës dhe Metës. Salianji thotë se koalicionet financohen nga buxheti i shtetiti ndërsa u akuzoi PD-në se ka marrë para kot për aq kohë sa nuk ka kandidatë. Madje i ka udhëzuar që t’i  kthejë paratë ose t’ua japë kandidatëve të primareve.

       
    • VIDEO

      Salianji në Kontrast: Grupi i PD-së së vulës më e ashpër me koalicionin, kanë kompromis me Ramën! Vangjeli: Garë primati

      Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka pohuar në emisionin Kontrast me Report Tv  se mes PD zyrtare dhe kryeministrit ka një kompromis. Këtë deduksion, Salianji e mbështet tek fakti se PD-ja zyrtare është më e ashpër me çiftin Meta-Berisha sesa me partinë Socialiste

    • VIDEO

      Transport falas në Tiranë? Qori në Report Tv: Vetëm nëse lë mënjanë problematikat e tjera! S’do ‘shuajmë’ ndërtimin, e orientojmë jashtë qendrës

      Arlind Qori, kandidati për bashkinë Tiranë në zgjedhjet e 14 majit komentoi premtimin e Belind Këlliçit për transport publik falas duke thënë se mund të realizohet por vetëm nëse lihet mënjanë çdo problematikë tjetër.

    • VIDEO

      Klubi elitar i futbollit me Akademi në Durrës, Rama: Shkollë që iu shërben fëmijëve

      Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se janë gati për të sjellë në Durrës një nga akademitë elitare të futbollit të një prej skuadrave më të rëndësishme të botës që do shërbejë për fëmijët që e kanë pasion këtë sport.  Shkolla e Futbolli do i shërbejë fëmijëve që kanë pasion këtë sport, teksa Akademia e prej klubeve prestigjoze evropiane do jetë pjesë e sportit në Durrës, kjo për të rinjtë e talentuar në sportin e futbolli.

      “Plani i ndërtimit në Durrës i porteve do t’i bëjë të gjithë që të shohin me më shumë optimizëm të nesërmen në këtë qytet. Me portin turistik dhe me portin e ri do të hapet një horizont komplet tjetër edhe për punësimin e shpërblimin më të mirë në bazë të punës, edhe për shumë mundësi të tjera që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës dhe nga ana tjetër do të vijojmë të fuqizojmë dhe krahun tjetër.  Jemi afër një marrëveshje të re për të sjellë në Durrës një nga akademitë më elitare të futbollit të një prej skuadrave më të rëndësishme të botës, duam ta sjellim si pol të ri sportiv, akademi rajonale që do të jetë derë e hapur për talentet që do të duan të provojnë veten e do të zgjidhen për t’u përgatitur për arenën e madhe dhe për të veshur fanellat e skuadrave të mëdha europiane. Do të kemi një shkollë futbolli për fëmijët që do të jetë strukturë për të parë si zhvillohen në proces. S’do presim vite por po e negociojmë aktualisht”, tha Rama.

    • VIDEO

      Rama me bizneset: Objektivi ynë, punëtorët, vlerësojini! Në 2030 do jemi kampionë të Ballkanit në turizm! Pa shkuar te paga minimale 60 mijë lekë nuk flemë gjumë

      DURRËS- Punëtorët janë objektivi kryesor i qeverisë. Kjo ka qenë kryefjala e takimit të kryeministrit Rama me bizneset. Kreu i socialistëve u shpjegoi sot pronarëve të bizneseve se këtë detyrë do duhet ta cilësojnë si patriotizëm, pasi konkurrenca me vendet e zhvilluara është mjaft e madhe dhe janë në kërkesë të vazhdueshme për forcë punëtorë.

      Qëllimi kryesor i qeverisë është që viti 2023 të jetë viti i turizmit për Shqipërinë. Rama u shpreh se për këtë arsye turizmi 2030 do jetë kampione e Ballkanit në turizëm. Rama u shpreh se kjo do të mundësojë rritjen ekonomike por kjo nuk do ndodhë nëse përfaqësuesit e bizneseve nuk rrisin standardet për punëtorët.

    • VIDEO

      Rama takim me bizneset: Prioriteti i qeverisë është punëtori! Shqipëria e 2030 do jetë kampione e Ballkanit në turizëm

      Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me bizneset në Durrës me qëllim theksimin e një ndër objektivave kyç të qeverisë, që janë punëtorët.

      Rama u shpreh se për këtë arsye turizmi 2030 do jetë kampione e Ballkanit në turizëm. Rama u shpreh se kjo do të mundësojë rritjen ekonomike.

      “Tani do thoni ju çdo bëjnë fasonët se s’u dalin llogaritë? Duhet t’i bëjnë, të ndryshojnë lojën. Duhet të bëjnë një punë me cikël të mbyllur, Made in Albania. Këto s’i kam parë jashtë i kam parë këtu, ka biznese që kanë ndryshuar lojën.

      Punonjësit në maj të skelës ti lini me pagë minimale, do të thotë dy gjëra, o japin pak o i nxjerrin në të zezë. Këtë s’do e lejojmë më. S’do japim më kontratë publike dhe asnjë leje ndërtimi që s’kanë paga dinjitoze. Punëtori është prioriteti numër 1 i qeverisë sonë, sepse kështu është kjo kohë. Shqipëria e 2030 do jetë kampione e Ballkanit në Turizëm. Problemi ynë që do kemi, është jo te turizmi por te kërkesa e tyre, që nga kërkesat për shtretër deri te kërkesat për çdo detaj në shërbim. Të ardhurat do të rriten shumë më tepër seç janë sot, sepse ju do rrisni çmimet për turistët e huaj. Ju e dini që një ndër arsyet se pse ju po zhvilloheni dhe industria po zhvillohet është se është trajtim i veçantë që është më e ulëta në rajon.”- tha Rama.

      •  
    • VIDEO

      Begaj takohet me anëtarët e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes

      Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në Institucionin e Presidentit anëtarët e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, me të cilët mbajti një leksion mbi objektivat strategjike të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

      Gjatë fjalës së tij, Presidenti Begaj vlerësoi Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes si një nga kurset më të mira në piramidën e arsimit ushtarak të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

    • VIDEO

      Rama në Durrës: Igli Cara, çun i mirë po është pjesë e 'zorrës qorre'! Baca’ nuk është në fletë votimi, keni ‘Like Floririn’! Me ta nuk bashkëpunojmë

      Kreu i qeverisë, Edi Rama e cilëson dyshen Meta-Berisha si ‘zorra qorre e Shqipërisë’ që të lë në të shkuarën. Nga Durrësi, Rama tha se nuk e kupton se si ka njerëz që shkojnë ende pas Berishës që nuk e përmend me emër por i referohet si ‘non grata’ ose ‘Baca’.

      • VIDEO

        Alibeaj për Berishën: Kemi fituar ngritjen e një lëvizje të djathtë, jo turmë njerëzish që shkojnë qorrazi pas idhullit

        Kryetari i komaduar i PD, Enkelejd Alibeaj nuk kursen sulmet ndaj Sali Berishës dhe të gjithë atyre që e mbështesin. Nga prezantimi i kandidatit për kryetar bashkie në Finiq, Leonidha Papa, Alibeaj tha se PD po sulmohet nga treshja Berisha-Meta-Rama pasi zgjodhën të ndahen e të ofrojnë alternativë jashtë korrupsionit.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv