-
VIDEO
Belind Këlliçi pa diplomë të shkollës së mesme, Roland Bejko në Report Tv: Nëse ka shkelur ligjin, shteti të veprojë! Premtimet e tij të majta
Kandidati i PD-së, Roland Bejko i ftuar në Report Tv u ndal në programin e tij për Tiranën, ndërsa nuk munguan as akuzat për kundërshtarët politikë. Bejko tha se kandidimi i tij për Bashkinë e Tiranës erdhi në rrethana të vështira, por ia tha se ky është një mesazh i qartë se janë ndarë njëherë e mirë nga non grata.
-
VIDEO
Rama rrëfen pse kërkonte vazhdimisht të ngrihej nga krevati i tij në spital: Doja të shihja tinëz pacientët e tjerë
Kreu i qeverisë Edi Rama ka rrëfyer arsyen përse kërkonte vazhdimisht që të ngrihej nga krevati i tij në spitalin QSUT, ku shkoi për të hequr appendisitin.
“Mua më ka bërë një përshtypje të jashtëzakonshme stafi juaj i infermierëve, i infermiereve. Domethënë nuk e di, një shërbim dhe gjëja që bëra, ju thoja vazhdimisht “të shkoj pak në banjë, të shkoj në banjë” dhe më thonin: “jo, jo nuk ka nevojë se është kateteri, s’ka nevojë”, ishte fiksimi për të parë tinëz në radhën e shtretërve ku shërbeheshin pacientët e tjerë dhe për të kapur detaje sado të vogla nëse infermierët bënin të njëjtën gjë, por në fakt pastaj u desh në fund fare ta mësoja se ato që ishin aty në fakt ishin infermiere që i shërbenin dhe atyre”, tha Rama.
-
VIDEO
VIDEO/ Pretendon se ka shumicën, por Berisha dështon dhe në Bathore
BATHORE- Ish kryeministri Sali Berisha është braktisur nga qytetarët në Bathore.
Ndonëse trumbeton me të madhe se ai ka shumicën e Partisë Demokratike, situata në terren duket krejt e kundërta.
-
VIDEO
Beteja për Tiranën (24 prill 2023)
Kandidati për këshilltarë bashkiakë i koalicionit Meta-Berisha, Gentian Kaprata ka paralajmëruar për shkarkime nga puna në Bashkinë e Tiranës, nëse fitojnë në 14 maj. Ai i etiketoi “spiunë” dhe “aktivist”, sipas së cilit do të shkarkohen me patjetër nga puna.
Beteja në Tiranë ka qenë temë e diskutimeve në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, ku të ftuarit ndaj mendime të kundërta sa i përket menaxhimit të kryeqytetit.
-
VIDEO
Kandidati i Berishës për këshillin Bashkiak në Tiranë paralajmëron pushime nga puna: S’do mbajmë aktivistë dhe spiunë
Kandidati për këshilltarë bashkiakë i koalicionit Meta-Berisha, Gentian Kaprata ka paralajmëruar për shkarkime nga puna në Bashkinë e Tiranës, nëse fitojnë në 14 maj. Ai i etiketoi “spiunë” dhe “aktivist”, sipas së cilit do të shkarkohen me patjetër nga puna.
“Do mbajmë spiunë në punë? Ca është aktivist dhe spiunë. Nëse nuk është në shërbim të qytetarit, pa tjetër që do iki nga puna, po shkelet ligji, asnjë urbanist po zbardhin leje se e dinë që do ikin. Nga puna do ikin ata që kanë shkelur ligjin. Rrinë kot dhe marrin 5 pensione”, tha Kaprata në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv.
-
VIDEO
Caka: Tirana, e pajetueshme! Çoçoli: I vetmi qytet që s’ka pësuar tkurrje! Kaprata: Çdo kullë këtu, ka mbyllur një shkollë të mesme diku në Shqipëri! Hitaj: S’është vetëm bardh e zi
TIRANË- Beteja në Tiranë ka qenë temë e diskutimeve në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, ku të ftuarit ndaj mendime të kundërta sa i përket menaxhimit të kryeqytetit. Ish deputetja e Partisë së Lirisë, Silva Caka, që tha se Tirana sot është bërë një qytet i pajetueshëm, sipas së cilës nuk është as për fëmijët, as të rinjtë dhe as për të moshuarit, pasi nuk u ofrohet asgjë.
-
VIDEO
Rama në Pallatin e Sporteve në Durrës: Anin e keni ‘shalqi me provë’, pse të merrni kungullin e dalë nga zorra qorre
Në kuadër të fushatës zgjedhore, kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat në Durrës
-
VIDEO
Rikthehet të mërkurën ora 21:00 në Report TV sondazhi i Piepolit për 14 majin! Në fokus Vlora, Himara, Korça dhe Dibra
Të mërkurën në 26 prill vjen sondazhi i katërt i Institutit prestigjioz Piepoli në bashkëpunim me Report Tv për zgjedhjet lokale të 14 majit.
-
VIDEO
Sfidat e biznesit dhe investitorët e huaj/ Ambasadorja e BE: Shqipëria ka bërë përparime në luftën e korrupsionit
Ambasadorja e Delegacionit të BE në Tiranë, Christiane Hohmann duke folur për investimet, tha se Shqipëria ka bërë përpara në këtë drejtim. Ajo tha se një ndër problemet që hasin më shumë investitorët e huaj është informaliteti dhe korrupsioni dhe konkurrenca e lirë, por shtoi se vendi ynë ka bërë përpara.
-
VIDEO
Rama: Shumë shpejt do përdorim inteligjencën artificiale për sistemin e prokurimeve
Kryeministri Edi Rama nga Forumi i Klimës së Biznesit tha se shumë shpejt do materializohet revolucioni për sistemin e prokurimeve. Kur thotë “revolucion”, Rama tha se i referohet përfshirjes së Inteligjencës Artificiale në këtë proces të rëndësishëm, për të zhdukur korrupsionin në këtë hallkë.
-
VIDEO
Subashi kërkon mandatin e tretë në Fier: Fokusi tek turizmi dhe bujqësia! S’i druhem as PD-se e as Berishës e Metës
Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Subashi paraqiti edhe projektet që do të vihen në punë, ndërsa theksoi se prioritet do të jetë turizmi dhe bujqësia
-
VIDEO
Koalicioni Meta-Berisha pa numërues votash në gjysmën e KZAZ-ve të vendit! KQZ: Short mes PL dhe PDIU për anëtarin e katërt të grupeve të numërimit
Koalicioni Meta-Berisha nuk do të ketë anëtarë në gjysmën e KZAZ-ve të vendit sa i takon grupeve të numërimit për zgjedhjet vendore të 14 majit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ditën e sotme që në përbërje të grupeve të numërimit sipas legjislacionit përkatës, të ketë 2 anëtarë të Partisë Socialiste, 1 të Partisë Demokratike. Ndërsa për anëtarin e katërt, do të ketë një short mes Partisë së Lirisë, Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet.