-
VIDEO
Posterat e partive, KQZ kërkon të vendoset ‘prodhuar në përgjegjësinë ligjore të subjektit! Kërkesë për informacion bashkive për vendndodhjen
Vendosja e materialeve propagandistike të partive politike, në veçanti Partisë Socialiste, ishte pjesë e shqyrtimit sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas denoncimet të ‘Bashkë Fitojmë’ dhe forcave të tjera se ‘Billboard-e’ të Kryeministrit Rama janë në çdo rrugë të vendit.
-
VIDEO
Këlliçi pa diplomë, Rama ironizon nga Patosi: S’habitem unë, atij i ka thënë zorra qorre dil aty! Se kanë nxjerrë të bëj detyrën
“S’kishte dokumentet e shkollës së mesme ai kandidati i Tiranës, e patë? Unë nuk habitem se si ka ai. Unë habitem me ata që habiten, se atë nuk e kanë marrë për të bërë detyrën, e ka marrë zorra qorre i ka thënë dil aty. E morën edhe njëherë rrugës ashtu si e morën Tiranën dhe e futën në frigorifer Tiranën dhe e mbushën me plehra. Pse duhet t’ua besojmë atyre? Ata nuk dijnë, nuk dinë!”- tha Rama.
-
VIDEO
Balla: Berisha dhe Meta, dy hije që i janë ngjitur Shqipërisë, më 14 maj do marrin përgjigjen
Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla ishte në Mallakastër me kryeministrin Edi Rama. Balla u shpreh se Berisha dhe Meta janë dy hije që i janë ngjitur trupit të Shqipërisë si dy shushunja dhe kërkojnë të marrin gjithçka. Ai tha se më 14 maj do i japin përgjigjen.
““Në 14 maj zgjedhja në Mallakastër është shumë e lehtë, se ne e dimë fare mirë se çfarë gjetëm në vitin 2019, atëherë kur ky popull na besoi drejtimin e kësaj bashkie dhe kthimi mbrapa do të thotë të kthehemi te bashkia që nuk dihej ku ndahej nga kompania. Unë jam shumë krenar që bashkë me Kryeministrin Edi Rama dhe me kryesinë e Partisë Socialiste i dhamë besimin për të vazhduar me Qerim Ismailaj i cili i dha transparencë, i dha besim qytetarëve. Ndaj ne jemi sot të gjithë këtu bashkë për të vazhduar përpara me Qerimin, me Edi Ramën dhe me Partinë Socialiste.
Mësuam dhe pamë se si në vitet 2015 -2019 kjo bashki ishte në variantin e Lulit, gjumë dhe punë vetëm për interesat e kompanisë. Ne na duhet që bashkinë ta kemi 24 orë në punë dhe këtë mund ta bëjmë vetëm me Qerimin. Sot është një ditë e rëndësishme për të majtën në Europë, sot festojmë fitoren mbi fashizmin 25 prillin. Ndaj sot kur flasim se çfarë zgjedhjeje duhet të bëjmë më 14 maj, duhet të mos harrojmë kurrë që përballë nesh janë dy hije që kanë 32 vite që i janë ngjitur trupit të Shqipërisë si dy shushunja e që kanë marrë prej Shqipërisë dhe shqiptarëve gjithçka kanë dashur. Dy herë President Sali Berisha, dy herë Kryeministër. Ilir Meta Presindent, Kryeministër, Kryetar Parlamenti. Çfarë kërkojnë më këta nga Shqipëria dhe shqiptarët prandaj më 14 maj na duhet që t’u japim një përgjigje përfundimtare, siç u’a dhamë dy vite më parë më 25 prill 2021 kur i mundëm dhe i dhamë Edi Ramës mandatin e tretë. Unë sot nga Mallakastra duam që të fillojmë rrugëtimin tonë tjetër, atë që do na çojë në pranverën e vitit 2025 për të marrë mandatin e katërt të Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste”.”, tha Balla. -
VIDEO
Kandidati i PS-së për Vaun e Dejës, Kristian Shkreli takim me bizneset: më intereson e ardhmja e Bashkisë
Sipërmarrësit e vegjël ishin në fokus të takimeve që zhvilloi Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Vau Dejës Kristian Shkreli. Gazmir Shega dhe Gazmend Zhejani, janë dy sipërmarrës të cilët aktivitetin e tyre e ushtrojnë në Malin e zi. Ata thonë se vazhdimisht kanë mbështetur kandidatin e Partisë Demokratike, por këtë herë do të jenë përkrah Kristian Shkrelit.
-
VIDEO
'14 maji'/ Agalliu në Report Tv: Luftën e kemi me partinë në pushtet, mbështesim demokratët jo 'non gratë-n'! Ne hodhëm hapim e parë, nuk përçajmë votën e PD
Deputeti i PD, Arbi Agalliu thotë se luftën për zgjedhjet vendore e kanë me partinë në pushtet por nuk lë pa përmendur koalicionin opozitar Berisha-Meta. Në një intervistë për Report Tv, deputeti demokrat thotë se kanë tentuar që të mos e përcajnë votën. Me këtë argument justifikon faktin që zgjodhën 14 kandidatë për kryetarë bashkie dhe jo 61.
-
VIDEO
Spahia me banorët e Velipojës: Fitoren e kemi të padiskutueshme, do bëjmë çmos për të promovuar turizmin
Me një plan të qartë investimesh dhe rritje të shërbimeve, Velipoja do të jetë një prej pikave të forta të zhvillimit të turizmit për Bashkinë Shkodër. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia gjatë takimeve me banorët e kësaj pike turistike, foli për investimet e parashikuara që ndikojnë drejtpërdrejtë tek zhvillimi i turizmit. Ai mori mbështetjen e banorëve për 14 Majin, të cilët shprehen bindjen se fitorja do të jetë e padiskutueshme.
-
VIDEO
Goro i PS-së me banorët e Kuçit: Më votoni dhe do i qëndroj çdo premtimi që kam dhënë
Kandidati i PS-së, për Bashkinë Kuç, Jorgo Goro u kërkoi sot banorëve që ta mbështesnin në zgjedhjet e 14 majit,.
“Kuçi po kthehet në një pikë lidhëse nëpërmet turizmit malor dhe detar. Ne do vazhdojmë të bëjmë lidhjen e Kuçit me pjesën tjetër e Borshit nëpërmjet Fterës. Për t’i dhënë mundësi tjetër dhe vizion tjetër për turizmin. Ne do të fillojmë së shpëjti qendrën e buronjave. Të gjitha këto janë investime që i japin mundësi binzesi për të gjithë dhe për punë për të gjithë pavarësisht bindjeve politike. Kërkoj mbështetjen maksimale dhe do u shpërblej në ato që kam premtuar dhe premtoj.”- tha ai.
-
VIDEO
Alibeaj prezanton Gugën për Tepelenën: Nga korrupsioni shpëtojmë duke hequr qafe të majtën! S’bëhet politikë me Non Grata, s’do e marri partinë me vete në varr Berisha
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka sot prezantuar kandidatin për Bashkinë Tepelenë, Sokol Guga. Alibeaj ndau me demokratët e zonës, shqetësimin dhe atë çka PD kaloi gjatë kësaj kohe me përçarjen e partisë pas Non Gratës së Berishës
-
VIDEO
Alibeaj prezanton Sokol Gugën për Bashkinë Tepelenë, kandidati: Më votoni se përballë kam një të pashkollë që s’bën asgjë
Kandidati i PD-së për Tepelenë, Sokol Guga u ka bërë thirrje qytetarëve ta votojnë se përballe ka një njeri që është i pashkolluar dhe se ka bërë punën e tij si duhet.
“Ne jetojmë në një qytet provincial por unë kam shumë qytetarë që më mbështesin. Unë u bëj thirrje të më mbështesin përpara një njeriu të pashkollë që rri në krye e s’bën asgjë. Nga frika e terrori që ushtron ky pushtet, ka tmerruar për copën e bukës qytetarët në Tepelenë. Me votë do të na nderojnë. Të kemi një fushatë të mbarë.”- tha Guga.
-
VIDEO
‘Vendoret’/ Kandidatët për Bashkitë e vendeve në terren, Sako: Jemi për barazi sociale!
Zona e Durrësit të Ri do të ketë shumë shpejt 52 rrugë të rikonstruktuara sipas standardeve bashkëkohore duke realizuar ndërhyrje në të gjithë territorin e saj. Të gjitha zonat e qytetit do të kenë të njëjtat shërbime nga ana jonë. Kështu është shprehur kyebashkiakja Emiriana Sako, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit në takimin me banorë të Durrësit të Ri
-
VIDEO
Bejko thirrje demokratëve: Mos votoni Ilir Metën, është i majtë! Ja programi im për Bashkinë e Tiranës
I ftuar në Report Tv, kandidati i PD për Tiranën, Roland Bejko u bëri thirrje demokratëve që të mos votojnë Ilir Metën, pasi ai përfaqëson të majtën. Ai shtoi se Berisha e ka bërë gati testamentin politik, dhe do që t’ia lërë Metës partinë.
“Meta është ai që ka përfituar nga qeverisja e PD, na futi edhe imazhin e keq të korrupsionit. Shkoi bëri aleancë me Ramën, pastaj erdhi prapë te demokratët. Mos votoni partinë e Metës. Mos dëgjoni Berishën. Është duke nënshkruar testamentin politik, gjithçka do t’ia lëri metës. Nuk mund të votojë një i djathtë një të majtë”, vijoi Bejko.
-
VIDEO
‘Vendoret’/ Mediu takim me qytetarët e Devollit: Pushteti po imponon zgjedhjet, qeveria është mbrapa me interesat e popullit
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me qytetarët në Devoll. Ai u shpreh se qytetarët e Devollit po përballen gjithnjë e më tepër më një pushtet në krye që kontrollon votat dhe zgjedhjet