-
VIDEO
Ndreu me banorët e fshatrave të Lezhës, Ndreu: E mbaj fjalën, votoni për ne se jemi e vetmja alternativë
Në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14-majit kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Lezhë Pjerin Ndreu, zhvilloi takime me banoret e fshatrave Merqi dhe Raboshtë të Njësisë Administrative Kallmet dhe Mabë e Dragushë të Njesisë Dajç.Ndreu garantoj banoret e Merqisë dhe Raboshtes se do të vijojnë investimet në infraskturen dhe ujësjellësit e këtyre fshatrave të cilët ishin lënë në harresa nga qeverisja e demokrateve.
-
VIDEO
‘Me ata s’bashkëpunojmë dot’, Rama sqaron deklaratën: S’është presion, çifti Berisha-Meta i sheh bashkitë pengje lufte, prandaj Shkodra është e mbushur me plehra
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë atë që u cilësua si presion nga ana e tij në një fushatë të mbajtur së fundmi. Rama u shpreh se nëse zgjidhet për kryebashkiak një kandidat i çiftit Berisha-Meta do jetë i pamundur bashkëpunimi sepse ata i konsiderojnë bashkitë si pengje lufte. Në filozofinë e tyre politike, sqaron Rama nuk përfshihet të bëhet detyra, por krijimi i oazeve politike.
-
VIDEO
Mbledhja e Kryesisë së PS për zgjedhjet, Rama: Besoj se do kemi rezultat që na shpërblen punën! Kundërshtarët tanë janë problemet që duhen zgjidhur
Ditën e sotme rreth orës 08:30 kryesocialisti Edi Rama ka thirrur kryesinë e PS në selinë rozë. Në mbledhje fokusi kryesor ishin zgjedhjet, analizë për sondazhet dhe e deritanishme dhe dhe forma organizative e fushatës në terrenë deri më 14 maj.
-
VIDEO
‘Vendoret’/ Kandidatët për bashkitë e vendit në terren, Xhakolli: Kemi punuar fort 4 vite, do e çojmë Pogradecin përpara
Në ditën 12-të të fushatës, kandidatët e bashkive të vendit kanë dalë në terren, në takime me qytetarët dhe bizneset.
Kandidati i PS Ilir Xhakolli ka vijuar turin e takimeve dhe diskutimeve këtë herë me operatorët turistikë të Pogradecit. Xhakolli vuri në dukje se është punuar fort në 4 vitet e shkuara që Pogradeci të mos zhvillojë vetëm turizmin klasik, por ka hedhur hapa të shumta edhe turizmin kulturore dhe atë malor. Xhakolla se dashuria për qytetin dhe vullneti për ta transformuar atë ka qenë dhe mbetet e lartë ashtu si operatorët turistikë kanë qenë mjaft bashkëpunues. Shumë projekte kemi bërë, shumë janë në zbatim dhe të tjera do vijojmë me qëllim që ta çojmë Pogradecin në një shkallë më të lartë zhvillimi tha Xhakolli
-
VIDEO
Gara për Tiranën, fushata dhe polemikat (25 Prill 2023)
Julian Hodaj, këshilltar në Partinë Socialiste thotë se tu tregosh gishtat e mesit qytetarëve të Tiranës nuk është mënyrë për të luftuar korrupsionin, përkundrazi është diçka skandalozë. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, teksa diskutonte në lidhje me posterin e kandidatit të Berishës e Metës, Belind Këlliçi i cili tregon dy gishtat e mesit, Hodaj u shpreh se ai është poster absurd.
-
VIDEO
Posteri i Këlliçit, Hodaj në Repolitix: Po dalin në rrugë e u tregojnë gishtin e mesit qytetarëve! Ahmetaj: Do të përdorim çdo armë kundër korrupsionit
Julian Hodaj, këshilltar në Partinë Socialiste thotë se tu tregosh gishtat e mesit qytetarëve të Tiranës nuk është mënyrë për të luftuar korrupsionin, përkundrazi është diçka skandalozë. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, teksa diskutonte në lidhje me posterin e kandidatit të Berishës e Metës, Belind Këlliçi i cili tregon dy gishtat e mesit, Hodaj u shpreh se ai është poster absurd.
-
VIDEO
Belind Këlliçi nxjerr gishtin e mesit në publik! Reagojnë ashpër qytetarët, komunitetet fetare dhe institucionet: E papranueshme, ofenduese e anti vlerë
Nuk mjafton vetëm fakti që ende nuk ka sqaruar qytetarët e Tiranës për mungesën e një diplome të shkollës së mesme por Belind Këlliçi, kandidati i dyshes Berisha-Meta ka bërë një skandal. Në një kohë që të gjitha sondazhet e bëra nga televizione të ndryshme vetëm 20 ditë para zgjedhjeve e nxjerrin humbës, kandidati i Berishës dhe i Metës ka kaluar në gjeste të papërshtatshme.
-
VIDEO
Gjiknuri nga Elbasani: Investimet madhore në sport, prioritet i qeverisë! Vazhdojmë punën dhe projektet zhvillimore me Gledin në drejtimin e bashkisë
Bashkia e Elbasanit vazhdon t’i kushtojë rëndësi të veçantë edhe investimeve në terrenet sportive të qytetit.
-
VIDEO
Veliaj: Demokratët që na janë bashkuar e kanë kuptuar se kush ka bërë 100 punë, do bëjë edhe 100 të tjera
Gjatë takimit me banorët e Njësisë 4 në kryeqytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kush ka bërë 100 punë, do bëjë edhe më shumë për qytetarët. Ai renditi disa prej investimeve që Bashkia e Tiranës ka bërë, duke rritur vlerën e pronës dhe duke lehtësuar sa më shumë qytetarët e saj, si në qendër, ashtu edhe në periferi.
-
VIDEO
Rama takim me vajzat dhe gratë në Fier: Këtu nuk e diskutojmë rezultatin! Në 14 maj angazhohemi që Shqipëria të mos kthehet mbrapa
“Fieri është kryeqyteti i socialistëve, nuk e diskutojmë rezultatin këtu”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në qytetin e Fierit, ku bëri thirrje që të ketë një angazhim akoma më të madh për zgjedhjet e 14 majit në mënyrë që kjo bashki të thellojë bashkëpunimin me qeverinë.
-
VIDEO
Luan Baçi denoncon: Punonjësi i bashkisë së Patosit është dhunuar pasi nuk pranoi të japë 10 emra si votues të sigurtë për PS-në
Drejtuesi i Rithemelimit për qarkun e Fierit, Luan Baçi ka deklaruar se Pato Dalipaj një punonjës i bashkisë së Patosit, është dhunuar nga përgjegjësi i ndërmarrjes, Petrit Pëllumbi. Ai tha se persona që mbështesin Partinë Socialiste i kanë kërkuar Dalipajt që të plotësonte një formular ku të shkruante emrat e familjarëve që do të votonin për PS-në.
-
VIDEO
Luçiano Boçi dhe bashkëshortja e tij dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë në Elbasan, u bashkohen edhe mjekë të njohur
Kandidati i opozitës, Luçiano Boçi dhe bashkëshortja e tij, Blerina Boçi e ketë të mërkurë e kthyen shtabin elektoral të koalicionit Meta-Berisha në një hapësirë dedikuar dhurimit të gjakut.