-
VIDEO
Veliaj takim me banorët e Njësisë 5: Rruga e Kosovarëve, dikur kaloje me tank, sot me vlerë të rritur të pronës
Në vijim të turit të gjelbër drejt zgjedhjeve të 14 Majit, kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj mbolli disa pemë në Njësinë 5 në kryeqytet. Veliaj renditi me banorët disa prej investimeve më të rëndësishme që janë bërë në këtë zonë, të cilat kanë bërë që të rritet ndjeshëm vlera e pronës.
“Dikur në “Rrugën e Kosovarëve” duhet të kaloje me tank, sot është një nga rrugët që i është rritur më shumë vlera e pronës në të gjithë Gadishullin Ballkanik, se në Tiranë dhe në Shqipëri as nuk diskutohet. Rruga e Kosovarëve sot është komplet model zhvillim. Ka disa veta që thonë është rritur shumë vlera e pronave. Në Tiranë 93% janë pronarë. Në qoftë se një pronë në 2015-n vlente 100 lekë dhe tani vlen 250 ose 300, kjo është mirë apo është keq? Keq është kur bie vlera e pronës. E di unë si ulen çmimet e pronës. Lërë një natë Tiranën pa pastruar, bie vlera e pronës. Lëre dikë të fillojë ndërtimi pa leje, bie vlera e pronës. Lëre dikë të të çajë rrugën përpara dhe të të vërë kunja dhe bllokues, bie vlera e pronës. Lëri komshinjtë të theren me njëri – tjetrin, pa administrator dhe të bie vlera e pronës. Lëri të kthehen ata siç e bëmë atë gabim në 2011-n dhe ne e pamë që shkoi vlera e pronës si ‘kovë pusi’ ”, theksoi Veliaj.
-
VIDEO
Habit Ilir Meta: Këta shkaktojnë trafik që makinat të harxhojnë karburant! E keni parë Ramën si kërcen? Mos u habisni kur të kërcejë edhe lakuriq
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një takim të zhvilluar me gra dhe vajza në Njësinë nr 9 në kryeqytet ka komentuar situatën e rëndë sipas tij të ekonomisë dhe ndërtimeve në kryeqytet. Meta habiti kur tha që ka një dyshim se qeveria dhe bashkia ngadalësojnë trafikun në kryeqytet që makinat të harxhojnë më shumë dhe të përfitojnë karburantet.
-
VIDEO
Veliaj surprizon fëmijët që zgjodhën të vizitojnë Kopshtin Zoologjik të Tiranës
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zgjedhur të surprizojë vogëlushët e kryeqytetit të cilët këtë fundjavë kishin zgjedhur të vizitonin mjediset e Kopshtit Zoologjik të Tiranës. Gjatë kësaj eksperience të bukur për fëmijët nuk kanë munguar edhe bisedat e këndshme dhe fotot që kryebashkiaku i Tiranës ka bërë me të vegjlit e qytetit.
Bashkia e Tiranës e ka konceptuar Kopshtin Zoologjik si një hapësirë ndryshe, jo vetëm për t’u njohur me kafshët dhe për t’u argëtuar, por edhe si një hapësirë edukimi e mësimi me botën e kafshëve.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit, Balla nga Lushnja: Emri i Non Gratës, një e shkuar politike! Emri nuk i gjendet më as në listë votimi
Kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëherësh Drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit Taulant Balla zhvillo një takim me banorët e Ballagatit në Lushnje, nga ku është shprehur se emri i non gratës tashmë është një e shkuar politike, ku as në fletë votimi nuk gjendet më pasi emri i tij është fshirë edhe nga lista.
Balla theksoi se sapo Amerika e shpalli non grata Saliu nuk ka më emër në fletë votimi, ndaj u bëri thirrje qytetarëve që të mendohen mirë para se t’i japin votë Saliut pasi ai do ta përdori atë kundër Amerikës.
-
VIDEO
PD prezanton kandidatin e Sarandës mes akuzash për Berishën! Agalliu: Futi demokratët te partia e lekut
Takimi i kandidatit për Kryetar të Bashkisë Sarandë Skënder Muço, së bashku me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Enkelejd Alibeaj dhe deputetin e Qarkut Vlorë Arbi Agalliu
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, kandidatët për kryebashkiakë kërkojnë votën dhe bëjnë premtime
Pas nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore, kandidatët për kryetarë bashkie në disa qytete të vendit kanë kërkuar votën nga qytetarët, për të administruar qytetet e tyre, ndërsa kane prezantuar edhe programet e tyre dhe kanë përcjellë mesazhe për elektoratin e tyre
-
VIDEO
Formula 1 në Elbasan, Rama: Hap vende të reja pune, sjell efekt direkt 100 milionë euro
-
VIDEO
Roland Bejko takim me banorët e 'Ali Demit' në Tiranë: Nëse zgjidhem kryebashkiak, do bllokojmë projektvendimin për prishjen e banesave 50-vjeçare
Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko ka vijuar takimet me banorët e Tiranës në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit. Kësaj here, Bejko u ndal në zonën e Ali Demit, ku ka dëgjuar edhe shqetësimet e banorëve. Bejko u ndaj në projektvendimin për prishjen e banesave mbi 50-vjeçare që paraqesin rrezik.
-
VIDEO
Atentati ndaj Preng Gjinit pa autor, dosja kthehet në polici! 3 vite nga ngjarja, asnjë i dyshuar
Prokuroria e Tiranës ka dështuar në zbardhjen e ngjarjes së 20 shtatorit 2020 ne kryeqytet, ku 50 vjeçarit Preng Gjinit iu vendos tritol në automjetin e tij. Fatmirësisht ai i shpëtoi vdekjes, por edhe pse kanë kaluar tre vite, asgjë nuk ka dalë në dritë e për pasojë dosja është rikthyer në polici
-
VIDEO
Kandidatja e PS-së për Durrësin, takime ne zonën e Sukthit! Sako: Investime në infrastrukturë, siç kanë kërkuar banorët
Në zonën e Sukthit përpos investimeve të shumta që janë kryer gjatë këtyre 3 viteve, po vijon përmirësimi i infrastrukturës sipas kërkesave që kanë bërë vet banorët. Kandidatja e PS për Bashkinë Durrës, Ermiona Sako u takua me banorët e fshatit Vadardhë, ku theksoi se së shpejti do nisë rikonstruksioni I dy rrugëve.
-
VIDEO
Rama nga Elbasani: Tropojën socialistët e kanë ndryshuar, ata kanë bërë ‘Noc Rrokun’! Kush i voton kthehet mbrapa
Nga Elbasani kryesocialisti Edi Rama ka sulmuar kampin opozitar duke theksuar se ato nuk kanë bërë asnjë punë nëpër qytete e vendit që të mbahen mend. Teksa ka kërkuar votën e qytetarëve në Elbasan për zgjedhjet e 14 majit për kandidatit Gledian Llatja, Rama u tha se Tropojën socialistët nuk e kishin marrë kurrë dhe për 4 vite që ato e qeverisin e kanë ndryshuar qytetin.
-
VIDEO
Rama: Brenda 2030 do të sjellim Grand Premium të Formula Uno në Elbasan! Ky Luçi më bosh se Luli
Kryesocialisti Edi Rama nga Elbasani ka kërkuar votën për një mandat të dytë për Gledian Llatjan. Rama premtoi se brenda 2030 do sjellë Grand Premium të Formula 1 në Elbasan. Rama sulmoi edhe kandidatit e Berishës e Metës për zgjedhjet e 14 majit në Elbasan Luçiano Boçin, të cilin e krahasoi me Lulzim Bashën, por tha se ai është më bosh se Basha.
‘Mbajeni mend që ne do të sjellim Grand Premium të Formula 1 në Elbasan brenda 2030, kulmin e një industrie komplet të re dhe komplet tjetër të sportit që lidhen me të gjitha gjëra e tjera në ekonomi. Ky Luçi më kujton Lulin shumë është artist i madh. Të jesh dhe me bosh se Luli nuk e di dmth. Ai i vogli i zorrës qorre ju ka rënë demokratëve u ka ngel në dorë. Ne këtë që po ndërtojmë në Elbasan por e ndërtojmë me një nga konsulentët më të mëdhenj në botë, dhe është një ish-pilotë i Formula Uno. Këtu në Elbasan do të vijë gjithë dynjaja, shkollat fëmijët mësuesit. Do e ngremë në nivel Europian.’- tha Rama.