-
VIDEO
Nuk mbështetën Bejkon, Gjikondi në Report tv: Bardhi e Tabaku po dëmtojnë identitetin e tyre politik! Kanë pakt të heshtur me Berishën
Për analisten Brizida Gjikondi, kjo lëvizja e dy deputetëve është në dëmtim të imazhit të tyre politik. E ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, analistja tha se ata kanë një pakt të heshtur mes tyre me Sali Berishën, për vetë faktin se nuk u shprehën për Bejkon që është kandidat i Alibeajt.
-
VIDEO
Ndihma në këmbim të votave, kandidati i koalicionit Berisha-Meta akuzon Gjicin! Bashkia Kukës: Pakot ushqimore nga shoqata bamirëse
Kandidati i koalicionit Berisha-Meta në Kukës ka akuzuar rivalin, Safet Gjici se po shpërndan ndihma në këmbim të votave, teksa vetë bëri një dhurim të ngjashëm në xhami për Fiter Bajram. Në vend Gjicit, nënkryetari i bashkisë, Granit Gjana tha se pakot ushqimore shpërndahen nga një shoqatë bamirësie, ndërsa akuzoi Sinamatin për financime te dyshimta ne fushate
-
VIDEO
Gara në Vaun e Dejës, kandidatja e PD-së vizitë në tregun Shelqet: Situata për të ardhur keq! Hila i koalicionit Berisha-Meta: Bashkia do u kthehet qytetarëve
Kandidatja e Partisë Demokratike tha se situata është për të ardhur keq, larg çdo standardi të shitjes së produkteve që konsumohen nga qytetarët. Ajo u premtoi tregtarëve ndryshim rrënjësor të situatës, nëse e zgjedhin atë në krye të bashkisë më 14 maj. Në fjalën e tij kandidati Hila deklaroi se Bashkia pas 14 Majit do ti kthehet qytetarëve. Të pranishmit, kanë garantuar mbështetjen si dhe kanë mirëpritur kandidimin e Zef Hilës, pas lënies së mandatit të deputetit
-
VIDEO
Veliaj me banorët e Njësinë 3: Ne hapim gropa për të mbjellë pemë, ata për t’i bërë gropën tjetrit
Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj në vijim të turit të gjelbër drejt 14 Majit, zhvilloi një takim me banorët e njësisë 3, me të cilët diskutoi për misionin dhe motivin e Partisë Socialiste që është bashkimi dhe paqja, jo përçarja dhe sherri
-
VIDEO
Sfida e 14 majit, Gledjan Llatja për Report Tv: I sigurt në fitore, kemi projekte të mëdha për Elbasanin! Pika e dobët e rivalit? Boçi kandidat i Berishës dhe Metës
Në Elbasan kandidati i Partisë Socialiste, Gledjan Llatja thotë se nuk e diskuton fitoren e një mandat të dytë si drejtues i Bashkisë. Në një intervistë dhënë për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Llatja thotë se ka projekte shumë të mëdha për qytetin.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, Sako inspekton punimet në shkollën ‘Naim Frashëri’ në Durrës: Do jetë me standarde evropiane
Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako e cila kërkon votën e durrsakëve për 14 majin nën siglën e Partisë Socialiste, inspektoi punimet për rindërtimin e shkollës së mesme “Naim Frashëri”
-
VIDEO
KQZ kërkesë Kolegjit Zgjedhor: Ankimet e partive shqyrtojini jo më vonë se 24 orë! Të mos krijojmë vonesa në printimin e fletëve të votimit
KQZ i ka bërë kërkesë Kolegjit Zgjedhor që ankimet e partive t'i shqyrtojnë jo më vonë se 24 orë. Në letrën e dërguar nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thuhet se qëllimi i shqyrtimit me shpejtësi është që të shmangen vonesat në procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së fletëve të votimit për zgjedhjet e 14 majit.
-
VIDEO
Debati për fletën e votimit/ Kume në Report Tv: Ta bënin emrin e koalicionit ‘Me Berishën fitojmë’! Gashi: Largimi i Ramës, prioritet! Hoxha: S’ka kundërshtarë
Fajtor për debatin që është rindezur së fundmi se emri i kujt duhet të vendoset në fletën e votimit të 14 majit, për ish kreun e KQZ-së, Kristaq Kume është vetë legjislacioni ynë pasi nuk e ka të shkruar të qartë se si do të vijohet në situata të tilla.
-
VIDEO
KAS nuk pranoi emrin e Berishës në fletën e votimit, Rithemelimi: 4 ‘mercenarët’ e Ramës morën vendimin e turpshëm
Rithemelimi ka akuzuar 4 anëtarët e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve si ‘mercenarë’ të Ramës pasi nuk pranuan të vendosnin emrin e Sali Berishës në fletën e votimit si drejtues i koalicionit të tij me Metën.
-
VIDEO
Alibeaj: Berisha refuzoi bashkëpunimin, e kishte më të lehtë të bënte një martesë me Ilir Metën dhe t’i shërbente të majtës
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enklejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të PD-së në Kavajë. Në këtë takim, Alibeaj ka folur për Sali Berishën duke thënë se prej një viti e gjysmë ndodhen nën agresion prej tij. Alibeaj hedh akuza ndaj Berishës, se e gjithë kjo luftë brenda PD-së është bërë për hallin personal të Sali Berishës, që sipas tij nuk duhet ta kishte kaluar asnjëherë tek Partia Demokratike.
-
VIDEO
Ndryshimi i vendndodhjes së qendrave të votimit, përfaqësuesi i koalicionit Berisha-Meta: Lojë e pisët, të merren masa! Celibashi: Do vihen sanksione nëse ka shkelje
Përfaqësuesi i koalicionit Berisha-Meta, Altin Kaziaj ka kërkuar që të merren masa për ndryshimin e vendndodhjes së 6 qendrave të votimit në Tiranë dhe 1 në Bulqizë. Në mbledhjen e KQZ, sekretari i përgjithshëm tha se ishin vendosur në ambientet e policisë bashkiake ndaj e cilësojnë të papranueshme dhe kërkojnë të vihen në një tjetër ambient.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos të printohet e gjithë sasia e fletëve të votimit në 3 bashkitë ku votohet elektronikisht
KQZ ka vendosur që të printohet e gjithë sasia e fletëve të votimit edhe për 3 bashkitë ku do të aplikohet votimi elektronik, në Bashkinë Elbasan, Vorë dhe Kamëz.