-
VIDEO
Transporti falas, Roland Bejko në ‘Pa Protokoll’: Premtim futurist i Belind Këlliçit, ide e majtë
Roland Bejko e quan një premtim futurist transportin falas që ka premtuar kandidati i koalicionit Meta-Berisha. Ai thotë se kjo është një ide e majtë që s’ka impakt.
“Transporti publik falas është një premtim futurist që s’ka impakt të rëndësishëm. Premtim i majtë, kjo na ilustron edhe atë që ne themi që ata shkuan majtas. Ata gjetën shtatin e tyre ku ndihen mirë. Nuk ka impakt”, tha Bejko.
-
VIDEO
Bejko: S’më intereson mungesa e Bardhit! Turp për ata deputetë që kanë ende një këmbë tek Berisha e një në PD
Kandidati i PD për Tiranën, Roland Bejko foli për hapjen e fushatës në Tiranë. I pyetur se përse nuk po mbështete nga një pjesë e deputetëve demokratë, Bejko tha se nuk i intereson për mbështetjen e tyre, pasi të gjithë kanë bërë zgjedhjet se ku do qëndrojnë. Një koment ky edhe për Bardhin, i cili nuk merr pjesë në takimet e tij me qytetarët. Bejko tha se është turp për ata deputetë që ende se kanë gjetur rrugën, dhe janë ende me një këmbë në PD dhe një këmbë te Foltorja.
-
VIDEO
Roland Bejko në ‘Pa Protokoll’: Veliaj ka betonizuar Tiranën! Rama, Berisha e Meta trekëndëshi i Bermudës, s’bëjnë dot pa njëri-tjetrin
Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko i ftuar në ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, flet për betejën e Tiranës dhe garën përballë rivalëve. Bejko komentoi kundërshtarin kryesorë politik, Erion Veliaj për të cilin thotë se mbjell pemë për të hequr imazhin e betonit, që sipas tij ka betonizuar Tiranën në këto 8 vite që ka qeverisur kryeqytetin.
-
VIDEO
‘BF’ kërkon të heqë emrin e Ilir Metës nga fleta e votimit, Kaziaj: Pse përbën shqetësim emri i Berishës? KAS: Nuk rezulton pjesë e asnjë subjekti politik
Përfaqësuesi ligjor i koalicionit opozitar, Altin Kaziaj ngre pyetjen përse përbën shqetësim emri i Sali Berishës në vend të Ilir Meta në përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiak në të 61 bashkitë e vendit. Ai përdor argumentin se koalicioni ka të drejtë të vendosë emrin e personit që duan ta udhëheqë koalicionit.
Ndërsa përfaqësuesi i KAS thotë se Berisha nuk rezulton pjesë e ndonjë subjekti politik ndaj s’mund ta përdorin pasi vetëm Ilir Meta rezulton udhëheqës i koalicionit.
Kaziaj: Pse emri i Berishës shqetëson? Neni 64 e qartëson sesi regjistrohen partitë politike. Por kjo nis ne vendimin absurd, për herë të parë në histori që një organ kolegjial si gjyqësor KAS që vendos se kush është kryetari i PD. Por pavarësisht kësaj, është e drejta koalicionit të vendosi se cili është personi që udhëheq këtë subjekt zgjedhor.
KAS: Berisha nuk rezulton pjesë e ndonjë subjekti politik pjesë e koalicion. Nuk rezulton as pjesëmarrës në këto zgjedhje. Kësisoj nuk mund ta vendosim emrin e tij në fletën e votimit. Partia e Lirisë udhëheqëse e koalicionin Bashkë-Fitojmë dhe Meta është drejtues i saj.
-
VIDEO
Bejko: Arsimi një ndër prioritet tona kryesore, i pozicionojmë çerdhet dhe kopshtet jo më larg se 15 minuta nga vendbanimi i fëmijëve
Kandidati PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mësues, ku ka paraqitur edhe programin e tij për arsimin. Bejko tha se arsimi është prioritet për ta dhe një nder pikat kryesore të programit.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore/ Shefja e OSBE-ODHIR takim me Damian Gjiknurin në selinë e PS
Shefja e OSBE-ODHIR Audrey Glover vijon takimet në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Kësaj radhe, Glover është ndalur në një takim me sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknurin.
Glover ka mbërritur në selinë e Partisë Soialiste dhe aty do të zhvillojë një bisedë me Gjinkurin, ku në fokus do të jenë zgjedhjet vendore dhe kandidatët e përzgjedhur për të garuar në 61 bashkitë.
-
VIDEO
Bardh Spahia: Fushata e 14 majit s’do jetë e lehtë! Shkodra s’blihet, s’jemi patericë e qeverisë
Kandidati i Koalicionit Meta-Berisha për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia, zhvilloi një takim me strukturat e partisë të cilëve u siguroi se fushata për zgjedhjet e 14 majit nuk do të jetë aspak një fushatë e lehtë.
-
VIDEO
Alibeaj prezanton kandidaten e PD për bashkinë e Fierit, akuza ndaj Berishës: Bashkimi i demokratëve nuk u bë sepse ai kërkonte nënshtrim
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim në kuadër të fushatës elektorale në Fier, me qytetarë të cilëve u ka bërë thirrje të votojnë për kandidaten e PD-së në këtë bashki, Eriselda Zotaj Çela.
-
VIDEO
Fushata elektorale në Himarë/ Kandidati i PS: Rivali përfaqëson dyshen Meta-Berisha! Beleri: Goro ka mbajtur vetëm 1 nga 17 premtimet e bëra
Kandidatët e PS dhe koalicionit Meta-Berisha për bashkinë e Himarës kanë mbajtur takimet e tyre elektorale me qytetarët e zonës, të cilëve u kanë premtuar intestime në fusha të caktuara nëse vijnë në pushtet.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, Subashi merr pjesë në rikonstruksionin e rrugës ‘Kastriot Muço’: Lehtëson ndjeshëm trafikun
Vijon puna për rikonstruksionin e rrugës “Kastriot Muço”, përfundimi i së cilës do të lehtësojë ndjeshëm trafikun në këtë aks të rëndësishëm dhe do t’i japë asaj standardin infrastrukturor të vendosur prej vitesh në Fier
-
VIDEO
Koalicioni opozitar kërkon heqjen e logove të partive nga fleta e votimit dhe vendosjen e emrit të Sali Berishës në vend të Ilir Metës, Kolegji Zgjedhor i shqyrton sot
Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ditën e sotme në dy seanca të veçantë ankimet e koalicionit Berisha-Meta për fletën e votimit. Koalicioni opozitar kërkon heqjen e logove të partive politike nga fleta e votimit dhe zëvendësimin e emrit të Ilir Metës si kryetar i koalicionit me emrin e Sali Berishës.
-
VIDEO
Veliaj me banorët e Njësisë 10: PS mbjell pemë, punë dhe projekte, çifti Berisha-Meta mbjellin sherr, inat e përçarje
Në ecjen me banorët në Njësinë 10, me të cilët mbolli edhe disa pemë, kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj tha se Partia Socialiste është forca që e çon përpara qytetin me punë. Ai shtoi se sot po ndërhyhet në çdo xhep të lagjeve të qytetit, e kjo do të vazhdojë der isa të preket çdo zonë.