Alibeaj: Berisha refuzoi bashkëpunimin, e kishte më të lehtë të bënte një martesë me Ilir Metën dhe t’i shërbente të majtës

20 Prill 2023, 13:42 | Përditesimi i fundit: 2023-04-20 14:20:29

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enklejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të PD-së në Kavajë. Në këtë takim, Alibeaj ka folur për Sali Berishën duke thënë se prej një viti e gjysmë ndodhen nën agresion prej tij. Alibeaj hedh akuza ndaj Berishës, se e gjithë kjo luftë brenda PD-së është bërë për hallin personal të Sali Berishës, që sipas tij nuk duhet ta kishte kaluar asnjëherë tek Partia Demokratike.