-
VIDEO
Rama: Gjatë qeverisjes tonë u dyfishuan të ardhurat për frymë! Ndryshimi, i dukshëm në bashkitë e drejtuara nga PS
Kryeministri, Edi Rama bëri thirrje që qytetarët të krahasojnë ndryshimin e madh në bashki që janë qeverisur nga kryebashkiakë të PS me ato që janë qeverisur nga kryebashkiakë të opozitës.
Ai tha se gjatë qeverisjes së PS janë dyfishuar të ardhurat për frymë dhe se objektivi brenda vitit 2030-të, është që paga minimale në vend të jetë të paktën 60 mijë lekë.
-
VIDEO
Rama çel fushatën e PS: Do i ishin shmangur shumë dëme pa votën për PD
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në hapjen e fushatës zgjedhore.
-
VIDEO
Kollçaku zbulon 3 shtyllat e programit të PS në 14 maj: Marrim Shkodrën! Kadilli: S’ka garë! Basha të kthehet vetëm nëse ka ide të re politike
Deputeti socialist Bardhyl Kollçaku ka zbuluar në Report Tv 3 shtyllat kryesore mbi të cilat do të bazohet PS në këto zgjedhje vendore, e ndërsa ka shpjeguar edhe arsyen se përse kanë zgjedhur një fushatë pa shumë shpenzime.
-
VIDEO
Pas Ramës, Escobar në Presidencë, takon Begajn
Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka shkuar në Presidencë. Ai është takuar me presidentin Begaj, e ndërsa është i shoqëruar edhe nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.
-
VIDEO
Ura mbi Bunë, ligjet miratojnë marrëveshjen me Malin e Zi! Zv.ministri Yzeiri: Shkurton distancën nga 90 min në 5 min! PD: Shtuat koston nga 9-20 mln euro
Miratohet te liget marrëveshja me Malin e Zi për ndërtimin e Urës mbi Bunë. Opozita akuza për kostot e larta dhe dëmtimin e mjedisit. Zv Ministri i Financave thekson se fuqizon, turizmin, bujqësinë, kulinarinë dhe transportin
-
VIDEO
REAGIMET/ Atentati me tritol ndaj Benard Ndrecës, Begaj: E dënoj! PS: Të zbardhet urgjentisht! Berisha: Rama nisi fushatën me shpërthim
Pas atentatit me tritol në mjetin e kreu të “Rithemelimit”, Benard Ndoci Presidenti Bajram Begaj ka dënuar aktin e rëndë. Ai u ka bërë thirrje institucioneve që të vendosin përpara ligjit dy personat përgjegjës.
-
VIDEO
‘Vendoret’/ Shehu në Report Tv: S’do marrim mbi 30 Bashki është çmenduri ta them, por do kemi rezultat! Gazetari: Berisha do humbë edhe Shkodrën
Pragu i zgjedhjeve dhe ethet e fushatës kanë nxitur sërish debatet që e kanë ‘përndjekur’ Partinë Demokratike që në përçarjen e tyre. Deputeti i Rithemelimit, Tritan Shehu i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu është shprehur i bindur se çifti Berisha-Meta do kenë rezultate mjaft të mira
-
VIDEO
Veliaj: Vizioni i opozitës për qytetin është më i forti zapton më shumë për veten e tij, ju kujtohen ndërtimet mbi Lanë? Ky është vizioni i tyre për parqet
Gjatë prezantimit të vizionit dhe strategjisë së zhvillimit për pesë vitet e ardhshme të Ujësjellës Kanalizime Tiranë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ironizoi kundërshtarët politikë kur tha se vizioni i tyre për qytetin është disko Krokodili në Parkun Rinia
-
VIDEO
100 mln lekë për partitë politike për zgjedhjet e 14 majit! Spaho: Ju edhe pa lekë na lini! Gjylameti: Hallet e partisë mos na i sillni këtu
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën fondin prej 100 milionë lekësh për financimin e partive politike në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Në zgjedhjet vendore të 2019, fondi ishte 65 milionë lekë, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të 2021 ka qenë 130 milionë lekë.
-
VIDEO
14 Maji, Manja: Çdo i paraburgosur dhe i dënuar me të drejtë vote do të votojë! Asnjë leje në periudhë zgjedhjesh
Si në çdo zgjedhje, të paraburgosurit dhe të dënuarit do të kenë të drejtë për të votuar edhe më 14 maj. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha sot se janë marrë të gjitha masat për të garantuar votimin e të gjithë të dënuarve dhe të paraburgosurve që kanë të drejtë vote.
-
VIDEO
‘Vetëm përpara, vetëm përpara!’, Rama kërkon mendim nga ndjekësit për këngën e fushatës: A e keni idenë e kujt është
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një këngë për të cilën pyet ndjekësit nëse vlen për këngë fushate. Duke qenë se i përngjan sloganit të PS-së për zgjedhjet e 14 majit, ‘Kurrë pas, përpara’, kreu i qeverisë fton stafin që ta dëgjojnë së bashku.
‘Paj Zotin nigjojeni içik kët kongën që m’çoi i fans! A e keni idenë e kujt o se kushedi ju pëlqe për kong fushate? Apo snuk?’- shkruan Rama.
-
VIDEO
Atentati ndaj Benard Ndrecës, kandidatja e PD-së për Vaun e Dejës: Uroj të jetë mirë më shëndet, organet kompetente të marrin masa
Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë Vau Dejës Klomentina Drini ka reaguar pas ngjarjes se ndodhur mëngjesin e sotëm. Drini dënoi ashpër incidentin e rende teksa kërkoi zbardhen e plotë. Kjo nuk është demokracia qe duam tha nder te tjera kandidatja e PD-se, fushata duhet të jetë dinjitoze dhe pa cenuar apo terrorizuar banoret e Vau Dejesit.
‘Uroj të jetë mirë me shëndet. Mendoj që organet kompetente të marrin masat e duhura për këtë rast edhe pse nuk kam besim. Unë jam për qetësi për banorët e Vaut të Dejës. Jam e hapur, nëse duan të jenë pjesë e PD e kanë mundësinë të jenë. Secili ndjek drejtimin e tij, jam kundër kultit të individitit por i shoh që e kanë.’- tha ajo.
Apeli i saj shkoi për mbështetësit dhe kandidatet e çdo force politike qe te ruajnë qetësinë dhe te zhvillojnë një fushate qe ne thelb ka qytetarinë dhe shembullin pozitiv e demokratik