‘Vetëm përpara, vetëm përpara!’, Rama kërkon mendim nga ndjekësit për këngën e fushatës: A e keni idenë e kujt është

11 Prill 2023, 13:56

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një këngë për të cilën pyet ndjekësit nëse vlen për këngë fushate. Duke qenë se i përngjan sloganit të PS-së për zgjedhjet e 14 majit, ‘Kurrë pas, përpara’, kreu i qeverisë fton stafin që ta dëgjojnë së bashku.

‘Paj Zotin nigjojeni içik kët kongën që m’çoi i fans! A e keni idenë e kujt o se kushedi ju pëlqe për kong fushate? Apo snuk?’- shkruan Rama.