-
VIDEO
Meta me Kryemadhin në Katedralen Shën Pali në Tiranë, uron besimtarët: Kjo ditë na fton të gjithëve për të bërë mirë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ishin në Katedralen e Shën Palit në Tiranë. Të dy uruan besimtarët katolikë për më shumë paqe e mirësi.
-
VIDEO
Pashkët katolike, Balla uron nga Lushnja: Të mësojmë të gjithë nga kjo festë! Paqja mbizotëroftë
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashkës.
“Dua t’ju uroj me zemër besimtarëve se, festa e Pashkës është një festë shumë e bukur. Ajo simbolizon dashurinë dhe sakrificën për Zotin dhe njeriun. Të mësojmë të gjithë nga kjo festë. Paqja mbizotëroftë. Të sjellim sa më shumë mirëkuptim e punë. Festa e Pashkëve është një mesazh për ne politikanët që të punojmë më shumë në të mirën e përbashkët në dobi të qytetarëve.”- thotë Balla.
-
VIDEO
Gjiknuri prezanton Tafanin për Belshin: PS garanci për ndryshim rrënjësor të Belshit! Berisha ka hyrë te lista e Metës për t’i trashëguar partinë
Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri prezantoi sot kandidatin e PS për kryetar bashkie në Belsh, Arif Tafani.
Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, theksoi se kryebashkiaku Tafani dhe PS kanë treguar se e kanë transformuar Belshin duke e kthyer në një atraksiomn turistik.
-
VIDEO
‘Vendoret’, Balla prezanton Eriselda Sefën për bashkinë e Lushnjës: Votoni për transformimin e qytetit! Infrastruktura dhe bujqësia prioriteti ynë
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla prezantoi sot kandidaten e PS për kryetare bashkie në zgjedhjet e 14 Majit, Eriselda Sefën. Balla tha se me lekët e fushatës, PS do të mbjellë fidanë dhe sipas tij kjo është dhurata më e bukur që mund t’i japin Lushnjës.
-
VIDEO
Berisha dhe Meta prezantojnë Igli Carën në Durrës: Rama po bën gjithçka për të larguar shqiptarët! Vangjush Dako të tregojë sa para i ka dhënë McGonigal
DURRËS- Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë bërë sërish bashkë në Durrës, nga ku prezantuan kandidatin Igli Cara. Berisha e Meta, njëzëri bënë thirrje që të votohet Igli Cara, që sipas tyre më 14 maj do t’iu kthejë bashkinë qytetarëve dhe do të vendosë pluralizmin.
“Durrësit do t’i kthehet ndryshimi dhe do të largohet kjo bandë që ka plaçkitur qytetin. Secili nga jua nga sot e deri më 14 maj është vetë Igli. Sepse Igli vjen nga vota e juaj e lirë dhe transparente. Ai gëzon mbështetjen e tuaj, të të gjithë qytetarëve të Durrësit. Durrësi ka ende shumë për të shpëtuar dhe shpëtimtari është Igli Cara bashkë me të gjithë ju”, ka thënë Meta.
-
VIDEO
Rritja e pagave reale apo elektorale? (8 prill 2023)
Deklarata e kryeministrit Edi Rama për rritje pagash të bëra nga qeveria shqiptare, për të gjithë të ftuarit në emisionin “Pa Protokoll” është një lajm i mirë, mirëpo ato ndahen mbi qëllimet dhe motivet që sipas tyre qëndrojnë pas premtimeve.
-
VIDEO
Pampuri: Mirë që po i rrisni pagat që të mos i gënjeni njerëzit me një thes mielli në zgjedhje
Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri nuk i kurseu ironitë sa i takon deklaratës së kryeministri Edi Rama për rritje paga, në prag të zgjedhjeve.
-
VIDEO
Rritja e pagës/ Pampuri: Premtimi elektoral i Ramës! Resulaj: Kemi konsolidim fiskal! Zuzi: Fillim i mirë! Axhami: Lajm i mirë, por i vonuar
Deklarata e kryeministrit Edi Rama për rritje pagash të bëra nga qeveria shqiptare, për të gjithë të ftuarit në emisionin “Pa Protokoll” është një lajm i mirë, mirëpo ato ndahen mbi qëllimet dhe motivet që sipas tyre qëndrojnë pas premtimeve.
-
VIDEO
Meta dhe Berisha bëhen bashkë për takim në Vorë! Ish kryeministri kërcënon: Nëse FBI nuk e arreston Ramën, do e coj atje ku e meriton
Ilir Meta dhe Sali Berisha janë bërë bashkë në një takim elektoral në Vorë, nga ku kanë hedhur sërish akuza ndaj Edi Ramës. Sipas kreut të Partisë së Lirisë, Vora është dëshmi e papërgjegjshmërisë së Ramës që në 4 vite prodhoi 5 kryetarë të komanduar të bashkisë.
-
VIDEO
Berisha: Nëse FBI nuk e arreston Edi Ramën, do e çoj atje ku e meriton me bashkëpunëtorët e tij
Sali Berisha ka kërcënuar se do të çojë Edi Ramën atje ku e meriton nëse FBI nuk e arreston njësoj si ish zyrtarin Charles McGonigal. Nga Vora tha se qeveria e Ramës ndërton 1 km autostradë në Shqipëri me 24 mln euro, ndërsa që Evropa e ndërton me 2 mln euro.
-
VIDEO
Veliaj: Ne duhet të bëjmë diferencën! Beteja jonë është me dy vjetërsira, që duan ta çojnë Shqipërinë mbrapa
Në takimin me të rinjtë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Partia Socialiste duhet të bëjë diferencën në këto zgjedhje, pasi filozofia e saj është bashkimi dhe jo përçarja. Ai tha se beteja në këto zgjedhje është me Ilir Metën dhe Sali Berishën, duke i cilësuar si “vjetërsira” që duan ta kthejnë vendin pas.
-
VIDEO
Transport falas pas 14 majit, Shabani: Këlliçi na kopjoi gabim, e kemi vetëm për studentët dhe pensionistët! Ne gjenerojmë shpresë, partitë e vjetra pa surpriza
Kryetari i Partisë ‘Nisma Thurje’ Endri Shabani pretendon se Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit Berisha-Meta ka kopjuar skemën e tyre për transformimin e transportit publik në Tiranë. Në një intervistë për Report Tv, komenton platformën e Belind Këlliçit që premton për transport publik falas duke thënë se kanë të njëjtën skemë, por vetëm për 2 kategori, studentët e pensionistët.