-
VIDEO
Kovaçevski: Ballkani i Hapur po jep rezultate në ekonomi! Kufijtë janë budallallëk i madh
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha në Itali se kufijtë po pengojnë vendet e Ballkanit Perëndimor që të komunikojnë me njëri-tjetrin, ndaj duhet të hiqen sa më parë.
“Ballkani i Hapur po jep rezultate për njerëzit e bizneset. Ballkani i Hapur nuk është nismë politike por ekonomike, e cila mbështetet në 4 liritë në të cilat bazohet BE dhe provohet përmes shifrave. Tregtia e MK dhe Serbisë në 2022 krahasuar me 2019 është rritur me 53%. Kjo provon se barrierat jotarifore ishin ato që ndaluan bizneset të ecin së bashku. Ne përmirësuam rritëm dhe përshpejtuam tregtinë mes vendeve.
Nuk ka budallallëk më të madh se kufijtë në Ballkan. Jemi të vetmet vende me kufi në Europë. Të dhënat që Vucic ndau me ne që 70% e transportit kalohet në kufi ndahen edhe nga Banka Botërore. S’kemi nevojë për këta kufi. Ky panair verërash është i rëndësishëm edhe për Maqedoninë e Veriut. Sot do të shihni verëra me shumë cilësi nga vreshtat më të mira. Ky bashkëpunim rajonal që kemi jo vetëm ndihmon qytetarët por të gjithë në 3 vendet tona. Po kështu do jetë mundësi për të tërhequr ekspozuesit që të vijnë te panairi ynë i verërave. Diskutuam edhe për prodhuesit filmikë, kineastët shkojnë në festival të rëndësishme në mbarë botën por kemi rënë dakord që të kemi festivalin e Filmit në Shkup.
Nëse ka një gjë që ka rezultuar e drejtë është se nëse jemi së bashku, jemi gjithmonë më të fortë”, tha Kovaçevski.
-
VIDEO
Takimi i radhës për Open Balkan në fund të majit, Rama jep detaje për fokusin e bisedimeve
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka ndarë një ndër çështjet që do të flitet në takimin e radhës të Open Balkan në fund të majit. Rama zbuloi se një fokus të veçantë do të kenë bisedimet me vendet si Gjermania po shtetet e tjera të mëdha, për vrullin e ri të forcës punëtore. Rama u shpreh se ky është shqetësim i tri vendeve.
“Po punojmë për një pikëpamje strategjike për të forcuar bashkëpunimin me BE. Duke u siguruar që të ketë dialog shumë të qartë. Jemi të shqetësuar, për këtë vrull të ri në Evropë duke nisur nga Gjermania dhe forcat ejtera për krahun e punës. Po nuk jemi diku gjetkë, jemi në mes të Evropës. Dhe ky do jetë fokusi ynë në fund të majit...”- tha Rama.
Rama gjithashtu përgëzoi gjithë punën e arrirë nga ky bashkëpunim tri palësh.
“Jemi të tre këtu sepse ja kemi dalë të jemi pjesë e një manifestimi më të madh të një ndër prodhuesve të panaireve më të madh të Italisë. Për herë të parë jemi në ligën e kampionëve. Do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të folur për bujqësinë, prodhimin e verave, sfidat dhe ambiciet tona dhe po ashtu do jetë një mundësi për të krijuar kontakte, të vihen në kontakt me ata që janë më të mirët e prodhimit e verës në botë. Do të sjellim kupën e parë verore të fmëijëve në shkollë të mesme dhe në 9-vjeçare. E dimë që tani që Serbia do të fitojë...”- tha Rama.
-
VIDEO
Rama, Vuçiç e Kovaçevski bisedime në Itali për 'Open Balkan'! Kreu i qeverisë: Takimi i radhës mbahet në fund të majit! Tregtia mes 3 vendeve u rrit me 28.4%
Kryeministri Edi Rama ndodhet në panairin e verërave në Bardolino, Itali, ku zhvilloi takim trepalësh me presidentin serb Aleksandër Vuçiçdhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Në fokus të bisedimeve ishte ‘Open Balkan’, për të cilin Rama bëri të ditur se takimi i radhës do të jetë në fund të majit në Shqipëri, ku do të mbahet edhe një panair vere.
Ndërkohë Rama përmendi sërish rëndësinë e 'Ballkanit të Hapur' duke shtuar se shëmbimi tregtar u rrit me 24.8% falë bashkëpunimit të 3 vendeve. Ai theksoi se është e rëndësishme që të tre vendet të punojnë në një këndvështrim strategjik për forcimin e lidhjeve me BE-në, forcimin e bashkëpunimit dhe në të njëjtën kohë për të siguruar që të ketë një dialog dhe sqaroi se procedura nuk është në kundërshtim me integrimin europian.
-
VIDEO
Vuçiç pas takimit me Ramën e Kovaçevskin: Bëmë gjithçka për lëshimin e lejeve të punës! Diskutuam si të heqim pengesat e lëvizjes së lirë!
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç thotë se në fokus të bisedimeve me Edi Ramën dhe Dimitar Kovaçevskin në Itali ishte lëvizja e lirë e qytetarëve, mallrave dhe shërbimeve duke hequr të gjithë pengesat dhe barrierat e mbetura.
Po ashtu theksoi se janë drejt përfundimit të procesit për lëshimin e lejeve të punës që do të ndikojë në bashkëpunimin ekonomik.
-
VIDEO
Meta me kandidatin për Bashkinë Berat: Rilindja rrit taksat e nuk japin llogari! Bashkimi me Berishën? S’është për pushtet, do sjellim ndryshim
Kreu i PL-së, e konsideroi si bashkim për ndryshim e jo për pushtet koalicionin me Berishën. Edhe pse me një karrierë të gjatë në politike, dikur kundërshtarë dhe pjesë e posteve më të lartë në qeveri, Meta thotë se ky çift politik vjen sepse shteti ka nevojë për ta, pasi sipas tij ata do të ofrojnë një model në Shqipëri, që mesa duket, mungon.
-
VIDEO
Boçi akuzon PS për inceneratorin e Elbasanit: Është jashtë funksioni! Paratë përdoren për blerje votash! SPAK të nisë hetimet
Luçiano Boçi hedh akuza për Bashkinë e Elbasanit se përdor kostot e inceneratorit të këtij qyteti për blerjen e votave të 14 majit. Kandidati i opozitës për zgjedhjet vendore kërkon që SPAK të nisë hetimet për inceneratorin e Elbasanit dhe të vendosë para përgjegjësisë zinxhirin qeveritar e titullarët më të lartë vendor në Elbasan.
-
VIDEO
Financimi nga oligarkët rus, PS: Të nisë urgjent hetimi për Kryemadhin! Është cenuar siguria kombëtare! Jep llogari për lëvizjet e tua jashtë shtetit
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Toni Gogu u ka bërë thirrje organeve hetimore që të nisin hetimin për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe lidhjet e saja me oligarkët rusë.
-
VIDEO
Mesazhi i fundjavës, Veliaj flet për pastrimin në Tiranë: I dhamë fund tymit kanceroz që vinte nga mbetjet e Sharrës! Shërbimi më i lirë se projekti i Berisha-Meta
Kryetari i bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, në videomesazhin e kësaj fundjave jave foli për pastrimin e kryeqytetit. Veliaj tha se institucioni që ai drejton e ka shpëtuar Tiranën nga tymi kancerogjen i djegies së plehrave, që vinte nga Sharra.
-
VIDEO
Financimi nga oligarkët rus/ PS: Të nisë urgjent hetimi për Monika Kryemadhin! Është cenuar siguria kombëtare
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Toni Gogu u ka bërë thirrje organeve hetimore që të nisin hetimin për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe lidhjet e saja me oligarkët rusë.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Veliaj për opozitën: Sapo të mbarojë fushata ata do ‘çajnë ferrën’! E shohin Rrogozhinën si xhep ku futen njëherë në katër vjet për vota
Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj nga Rrogozhina, ku prezantoi kandidatët për Këshillin Bashkiak atje, tha se sapo të mbarojë fushata opozita do t’i braktisë qytetarët, siç kanë bërë gjithmonë.
-
VIDEO
E premtoi Belind Këlliçi, Veliaj: Ka gënjeshtarë që thonë se ofrojnë, autobusë, avionë dhe trena falas
Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se ata që premtojnë transport publik falas gënjejnë me shpresën për të kapur ndonjë votë. Nga Kavaja, ku u prezantuan kandidatët e PS për Këshillin Bashkiak, Veliaj deklaroi se është shumë e rëndësishme që me qytetarët të flitet hapur.
-
VIDEO
Veliaj nga Kavaja: Opozita erdhi mori votat këtu dhe nuk u duk më! Halli i Berishës është non-grata, se nuk kalon dot as Rinasin
Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar deputetët e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, të cilët pasi morën votat e braktisën Kavajën dhe nuk u dukën më. Gjatë prezantimit të kandidatëve për Këshillin Bashkiak në Kavajë, Veliaj u bëri thirrje simpatizantëve të opozitës që, në këto zgjedhje, të mbështesin PS dhe kandidatin e saj, pasi ndryshe nga PD dhe PL, socialistët nuk do i braktisin kurrë.