-
VIDEO
Edhe Berisha fillon ‘podcast’, sot emisioni i parë me pemën e Vitit të Ri në sfond
Njoftimi i Ramës e ka vënë në lëvizje ish-Kryeministrin Berisha por edhe ‘ekipin e tij dixhital’. Berisha ka shkundër ‘pluhurat’ e sitarëve të tij dhe nga dhjetori ka nxjerrë një video të regjistruar, një monolog, me syze të errëta për të mbuluar grushtin që mori në 6 dhjetor nga një i sëmurë në protestën e tij kundër samitit të BE-së.
-
VIDEO
Afrimi i talenteve të reja, ndryshon ligji për shtetësinë! Qeveria nxjerr për konsultim publik ndryshimet ligjore
Qeveria shqiptare dhe FSHF kërkojnë ndryshimin e ligjit për shtetësinë për të afruar talente të reja në fushën e sportit dhe jo vetëm. Ndryshimet ligjore parashikojnë që shtetësinë shqiptare ta marrin dhe të huajt nën 18 vjeç, me pëlqimin e prindërve.
-
VIDEO
Kandidati i PD në Kuçovë për Report Tv i përgjigjet Berishës: Po konkurroj me program, jo parti! Tërheqja, opsion i çaktivizuar pavarësisht presioneve
Kandidati i Partisë Demorkatike në Kuçovë, Ilirjan Koxhaj është shprehur se nuk i intereson aspak “lufta brenda partisë” dhe thekson se pavarësisht presioneve që mund të ketë, nuk do të tërhiqet.
-
VIDEO
Kontrast -"Çaji" krim shqiptar apo përceptim britanik (03 prill 2023)
-
VIDEO
Përfundon godina e re në ‘Qytetin Studenti’, Veliaj: Së shpejti nis kampusi më i madh studentor! Mbajtëm premtimin për abone falas
Përfundon rikonstruksioni i një godine tjetër në Qytetin Studenti, e cila do të presë së shpejti 300 studentë, me kushte më cilësore dhe hapësira më të mëdha. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputetin e PS, Arben Pëllumbi, inspektoi detajet e fundit të godinës së rikonstruktuar, u shpreh se përmirësimi i kushteve për ata që studiojnë në Tiranë është prioritet i bashkisë.
-
VIDEO
Rama gati të nisë podacastin e tij, Klosi në 'Kontrast': Do të jetë pjesë e fushatës, është më pranë komunikimit me qytetarët! Vangjeli: Ka zgjedhur armën e tij më të fortë
Kryeministri Edi Rama do të nisë së shpejti podcastin e tij, ndërsa sekretari i Organizativ i Partisë Socialiste Blendi Klosi, e cilëson këtë qasje për të qenë në komunikim me pranë me qytetarët. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Klosi tha se kjo do të jetë edhe në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit
-
VIDEO
Berisha sulmon Altin Dumanin: Je nën kontroll të bandës mafioze që vjedh paratë e shqiptarëve, pse nuk e dërgoni në Gjykatë çështjen e inceneratorit të Tiranës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ditën e sotme ndaj SPAK dhe kryeprokurorit Altin Dumani. Ky i fundit tha pak ditë më parë se nuk sekuestrohet Inceneratori i Tiranës, pasi ka kompani që mund t’i çonin në arbitrazh. Por, fill pas kësaj deklarate Berisha ka sulmuar ashpër kreun e SPAK, duke i thënë se është në kontroll të bandës mafioze që vjedh paratë e shqiptarëve.
-
VIDEO
Kryemadhi llogari në parajsat fiskale me ortakë rusë të shpallur non grata nga SHBA, PS: Drejtësia të nisë hetimet
Partia Socialiste kërkon që drejtësia të nisë hetimin ndaj deputetes Monika Kryemadhit pasi lajmeve se është përfshirë në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani offshore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës. Nga selia rozë, deputetja Klotilda Bushka u shpreh se drejtësia duhet të nisë hetimet për Kryemadhin për mosdeklarim të ardhurash, fshehje pasurie e pastrim parash.
-
VIDEO
Nesër nis gjyqi për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama: Mbahen si kriminelë lufte në qeli por pa akuzë! Luftuan kundër gjenocidit dhe spastrimit etnik
Kryeministri Edi Rama përsërit se krerët e UÇK po mbahen të mbyllur pa të drejtë pas hekurave në Hagë pasi akuzohen si kriminelë lufte. Këtë akuzë, Rama thotë se është jashtë çdo lloj imagjinate në raport me të drejtën ndërkombëtare duke qenë se ish komnadantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës luftuan kundër spastrimit etnik.
-
VIDEO
Vuçiç: Lejet e punës do i heqim deri në korrik! Janë gur themeli për formimin e tregut të ‘Ballkanit të Hapur’
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç beson se lejet e punës mes vendeve të Ballkanit të Hapur do i heqin deri në korrik.
“Besojmë se do të arrijmë ta bëjmë në qershor ose korrik. Është gur themeli për krijimin, formimin e tregut të Ballkanit të hapur dhe do të jetë me shumë dobi për qytetarët tanë. Kohë e fundit kemi pasur mjaft shkëmbim të kompanive serbe dhe Maqedonisë së Veriut që donin të sillnin njerëz që të punonin dhe kemi pasur shumë problem. Nuk do të ketë më dhe kjo është e një rëndësie maksimale”, tha Vuçiç.
-
VIDEO
Rama: Mosmarrëveshjet e mëdha me Serbinë i kemi për Kosovën! Kurti më i hapur e konstruktiv se më parë, të lëmë pas të shkuarën
Kryeministri Edi Rama tha se mosmarrëveshjet më të mëdha të Shqipërisë dhe Serbisë janë kur flitet për Kosovën. Teksa përmendi takimin që pati disa ditë më parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Rama tha se ishte më i hapur e më konstruktiv se më parë ndërsa dha mesazhin që të lënë pas të shkuarën për të arritur normalizimin e marrëdhënieve.
“Nëse do të vazhdonim të mos i flisnim njëri-tjetrit e të qëndronim në barrikadat e së shkuarës, sot mund të kishim qenë në një pozicion shumë të keq me të gjitha krizat që janë shpalosur vetëm në kufijtë e Evropës. Natyrisht kemi një mosmarrëveshje të madhe apo një distancë mjaft e madhe kur bëhet fjalë për atë që ju e quani Kosova e Metohia dhe unë e quaj Kosova. Kjo është arsye për të folur më shumë.
-
VIDEO
Vuçiç pyetet për Kosovën: Çfarë prisni një Ukrainë të dytë? Do bëjmë ç’është e mundur bashkë me Edin të shmanget një konflikt
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është pyetur për ngërçin e politikës së jashtme në Kosovë. Vuçiç u shpreh se nuk ka arsye që ta shohim me pikëpamje agresive procesin e normalizimit të marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë. Vuçiç tha se nuk është koha, as e frytshme të ketë një përplasje të dytë, nuk është në dobi të askujt.
“Po, ne nuk biem dakord për një sërë çështjesh sidomos për këtë. Por, unë nuk qortoj Edin, se ai nuk e bën këtë me mua. Ne mund të përgënjeshtrojmë veprimet e njëri-tjetrit por ‘s’bëjmë përplasje për bashkëpunim. Ekonomia eshtë themeli real. Jam krenar që shqiptarët ndihen të sigurt, të siguruar dhe mjaft të mirëpritur. Është e njëjta gjë kur serbët ikin në Shqipëri. Po mirë, çfarë do bëjmë? Të zihemi, të bëjmë një Ukrainë tjetër apo çfarë? Shoh se ka shumë njerëz që presin të shohin një përplasje të madhe? Çfarë kërkoni nga ne? Do bëj maksimumin tim për ta shmangur, edhe Edi po bën të njëjtën gjë. Është e lehtë të flasësh, ne i dimë dallimet tona dhe jetojmë me to. Besoj në miqësinë e ardhshme në qytetarët shqiptar dhe serbë.”- tha Vuçiç