-
VIDEO
Përfundon mbledhja e grupit parlamentar, Agalliu: Do mbështesim vetëm kandidatët që mbajnë logon e PD-së
Deputeti Arbi Agalliu në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, u shpreh se ai do të mbështesë vetëm kandidatët që mbajnë logon e PD-së.
‘Do mbështes kandidatët që janë nën logon e PD-së. Në pjesën më të logjikshme të kësaj situate do duhet të japim një lloj shembulli për të mos e ndarë me tej elektoratin djathtë. Çdo përpjekje do të përqendrohet kundër kësaj qeveria. Kandidati i Vlorës është i lirë të mbajë qëndrimet e tij dhe shpresoj të votojnë atë parti nga e cila kanë dalë.’- tha Agalliu.
-
VIDEO
3 ditë para sulmit me armë Berisha akuzoi Top Channel, sot ‘i del në mbrojtje’ dhe akuzon Ramën: Banditët të lidhur me kreun e qeverisë
Tre ditë para sulmit drejt Top Channel, Sali Berisha përdori gjuhë kërcënuese për pronarët teksa fliste për lëvizje aksionesh ndërsa sot i del në mbrojtje dhe sulmon Edi Ramën.
-
VIDEO
PS gati për bashkëpunim me PD për Lustracionin, Berisha: Duan të zhurmojnë ligjin që dorëzuam ne! Alibeaj poshtërohet sa herë i teket Ballës
Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Taulant Ballës, i cili shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar me PD për nismën ligjore të Lustracionit. Sipas Berishës, Alibeaj pranon të poshtërohet sa herë i teket Ballës dhe ka synim të zhurmojë ligjin e paraqitur nga deputetët e Rithemelimit për Lustracionin.
“Balla ka në meritë, poshtërimin e Alibeajt sa herë i teket. Nëse njeriu pranon të poshtërohet, është deputet dhe ka qenë ministër është problemi i tij. Alibeaj nisi nismën ligjore të amendamentit të gjahut të shtrigave për llogari të Edi Ramës dhe tha se do të dërgoj amendament. E bëri këtë për përjashtimin nga zgjedhjet të ish bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Pasi ne dorëzuam ligjin e lustracionin si vegël e Ballës dhe Ramës, vrapoi dhe ai të dorëzonte një ligj lustracioni, natyrisht të miratuar nga Balla. Sikundër me amendamentin e Ballës që i dha autoritet Ramës të vlerësojë se për cilin duhet kërkuar dhe për cilin jo, ju garantoj se ligji Balla-Alibasha s’ka asnjë synim veçse të zhurmojë ligjin tonë që është shumë serioz, me baza kushtetuese, ka të gjithë praktikën ndërkombëtare dhe që nuk bazohet në asnjë marrëveshje gjahu shtrigash por në qëndrim të drejtë ligjor”, tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha: Përçarja e opozitës, pengmarrje! Basha ka afera të tjera përvec financimit rus, zinxhiri i tij është i gjatë
Sali Berisha pretendon se përcarja e opozitës është pengmarrje. Sipas tij, Lulzim Basha nuk është i përfshirë vetëm në financim rus por ka kryer edhe afera të tjera.
“Përçarja e opozitës është pengmarrje, ndaj duhet t’i quajmë gjërat siç janë. Lulzim Basha është i marrë peng me dosjen e larjes së 700 mijë dollarëve. u e dëgjuat raportin, ato nuk kanë lidhje me PD-në, ato janë transaksione të Bashës. Raportet e CIA-s thonë që janë para ruse.
Lulzim Bashë është peng edhe i aferave të tjera. Zinxhiri i aferave të tij është i gjatë. Enkelejd Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel, që është arrestuar për rrëmbimin me armë në vendet e BE dhe sot nuk dihet se ku është. Ndan të fshehtat me Edi Ramën.
Ndaj dhe mbahet peng. Për këto rekorde kriminale mund të mos zgjidhej deputet, partnerja e tij mund të mos zgjidhej në gjykatë. Por ia kanë mbyllur dhe e mbajnë peng dhe e shëtisin. Kjo nuk është përçarje, është pengmarrje.
Unë i përgëzoj të gjithë ata që u larguan. Geni i tyre për pluralizmin i shtyu që të largohen ndaj këtij aventurieri. Ndaj të dyve. Mos mendoni se Basha ka vetëm akuzën e parave. Ka edhe të tjera”, tha Berisha.
-
VIDEO
Meta: Me ardhjen në pushtet, rritje me 50% të pagave për ‘bluzat e bardha’! Financim 5% të GDP për sistemin shëndetësor
Kreu i PL-së, Ilir Meta është shprehur se me ardhjen në pushtet do të ketë rritje të menjëhershme me 50% për bluzat e bardha. Ai u shpreh se do të ketë një financim me 5% nga GDP.
“Do të angazhohemi për një rritje 50% të menjëhershme për bluzat e bardha me synimin për ta dyfishuar nivelin e pagave në shëndetësi. Kjo është emergjente pasi do na ikin të gjithë. Ky është kërcënim shumë serioz për të ardhmen e vendit, për shëndetin e qytetarëve tanë. Gjithashtu synojmë financim me 5% të sistemit të shëndetësisë.
Rritja e buxhetit të shëndetësisë në të paktën 5% të GDP, që do të arrinte nivelin mesatar të vëndeve të Ballkanit, është detyrim përpara qytetarëve tanë.
Mundësitë për ta arritur një objektiv të tillë janë aty dhe largimi i kësaj qeverie e bën të realizueshëm këtë objektiv kaq të madh.
Ky financim deri ne 5% te GDP i jep realisht frymëmarrje sistemit shëndetësor, frenon ikjen e mjekëve dhe infermierëve, rrit cilësinë dhe u jep shqiptarëve sistemin shëndetësor, që ata meritojnë dhe për të cilin kontribuojnë aq shumë me taksat, me djersën dhe me mundin e tyre."- tha Meta.
-
VIDEO
Mblidhet grupi parlamentar i PD, deputetët që janë të pranishëm
Enkelejd Alibeaj ka mbledhur grupin parlamentar të PD. Të pranishëm janë 9 deputetë dhe Roland Bejko, kandidat për kryetar bashkie në Tiranë.
-
VIDEO
Meta mbledh tryezë për shëndetësinë: E dështuar nga politika aventureske, pandemia ishte prova! Shteti falsifikoi shifrat e të vdekurve
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur një tryezë me tematikë shëndetësisë. Ish kreu i shtetit ka akuzuar qeverinë se ka falsifikuar shifrat e viktimave gjatë pandemisë, kanë rrënuar ekonominë e shqiptarëve. Megjithatë ai e gjen zgjidhjen e kësaj hallke të madhe tek zgjedhjet e 14 majit.
-
VIDEO
Marsi 'i përgjakur', a e ka bërë Çuçi punën siç duhet? Balla u përgjigjet gazetarëve: E bën detyrën shumë mirë
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur se ka besim tek hetimet që sipas tij do të zbardhin masakrat e fundit në Tiranë. Duke përmendur sulmin në Top Channel dhe atë tek lokali i Fatjon Muratit ku humbi jetën banakierja, Balla iu përgjigj pyetjes së gazetarëve për rendin dhe sigurinë se ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e bën detyrën shumë mirë.
“E kam dënuar sulmin kundër TCH. Kam besim se një hetim, duke përdorur të gjtiha metodat dhe instrumentet të na çojë në identifikimin e tyre. E bën detyrën shumë mirë çdo ditë Çuçi.”- tha Balla.
-
VIDEO
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, Balla: Prokuroria të kishte nisur menjëherë hetimet! Kanë dalë aksionerët, janë në listën e zezë të SHBA
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentuar lidhjet ruse të Monika Kryemadhit duke thënë se Prokuroria duhet të kishte nisur hetimet. Për vetë Kryemadhin shprehet se duhet të kishte dalë e të sqaronte pasi kanë dalë aksionerët që janë në listën e zezë të SHBA.
-
VIDEO
Mazhoranca dhe opozita në një tavolinë për spiunët e ish sigurimit të Shtetit! Balla: S’mund të jenë në politikë! Alibeaj: Po s’mori fund do vazhdojë hanxhari i shantazhit
Mazhoranca dhe opozita janë bashkuar në një tryezë për të diskutuar rreth aksesit në dokumentet historike dhe hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se kanë të njëjtin qëllim, të largojnë nga politika bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit që s’mund të mbajnë poste të larta.
-
VIDEO
Kulluri për Këlliçin: Nuk ka mbështetje të plotë as brenda ‘foltores’! Propozimi i tij për autobusët falas në Tiranë ‘ultra-komunist’
Analisti, Edvin Kulluri ka komentuar propozimin e kandidatit të koalicionit Meta-Berisha për transportin publik falas në Tiranë. Ai tha se ky propozim tregonte se PD është kthyer në komedi sepse pavarësisht se flitet për vlera të konservatorizmit, propozimi i Këlliçit është ultra komunist.
Mes të tjerash, Kulluri theksoi se Këlliçi nuk ka ka mbështetje të plotë as brenda ‘foltores’.
“Kur Belind Këlliçi ka dalë dhe ka thënë do t’i bëj autobuzët pa pagesë, dy ditë para është bërë kushtetuta konservatore. Këta janë bërë komedi. Edhe grupi konservator nuk e do Këlliçin. Këlliçi ka një problem se edhe brenda foltores nuk ka mbështetje të plotë. Janë drejtues politikë që ndikojnë në parti që nuk besojnë tek piruetat e Këlliçit dhe Berishës sepse nuk mund të ulesh për një projekt konservator dhe pastaj të dalësh me projekt ultra komunist. Kë të besojnë demokratët e shkretë, autobuzin apo konservatorizmin? Ke dëgjuar të flasin për pronën? Zero! Sepse kanë qenë dy herë në pushtet dhe nuk kanë bërë asgjë”- u shpreh Kulluri.
-
VIDEO
Bollino: Tërheqjet e kandidatëve të PD mund t’i kthehen ‘boomerang’ Berishës! Bejko, ‘heroi i fundit’! Nazarko: Lojtar cilësor! Kulluri: ‘Piepoli’ tregoi se do ketë bojkot në zgjedhje
Tërheqjet e kandidatëve të Partisë Demokratike nga gara për t’u shpallur kryebashkiakë në zgjedhjet lokale të 14 majit, mund të jenë edhe një ‘boomerang’ për Sali Berishën, sipas analizës së bërë nga gazetari dhe botuesi Carlo Bollino. Në emisionin ‘Real Story’ me Sokoll Ballën në Report TV, Bollino tha se edhe nëse Berisha po u bën presion kandidatëve të mbetur të PD-së për krerët e bashkive, jo domosdoshmërisht tërheqja e këtyre të fundit mund të rezultojë në favor të kreut të Rithemelimit