-
VIDEO
Shqipëria 14 vite në NATO, Kollçaku për Report Tv: Kemi kontribuar në të gjitha operacionet dhe misionet
sh-kreu i FA, Bardhyl Kollçaku ka folur në Report Tv për 14 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Kollçaku tha se Shqipëria ka qenë një ndër vendet më kontribuuese në aleancë në të gjitha operacionet dhe misionet.
Sipas tij, ushtarët shqiptarë kanë qenë gjithnjë në nivelin e ushtarëve të vendeve të mëdha si SHBA e Gjermania.
“Shqipëria ka qenë një nga kontribuueset më të mëdha në aleancë në të gjitha operacionet dhe misionet dhe kontribute në të gjitha misionet e tjera. Kryesorja është siguria, një nga parametrat kryesorë për një vend. Siguria nuk është falas, Shqipëria përveçse përfiton duke qenë pjesë e aleancës ka edhe detyrimet për të kontribuar. La barrën e përgjegjësisë për të pasur kapacitet operacionale të gatshme për të dislokuar, janë edhe përgatitjet që duhet të bëhen para vendet. Ka detyrë të kontribuojë me forca dhe mjete për aleancën.
Aleanca ka rritur dislokimet në kufijtë lindor pas agresionit të Rusisë. NATO është në gatishmëri për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të vendeve anëtare. Performanca niveli i profesionalizmit dhe trimërisë së ushtarëve tanë, kudo që kanë qenë në operacione, ka qenë i shkëlqyer. Ne kemi edhe dëshmorët, majori vogli. Ajo që është më e rëndësishme është që jo vetëm kemi kontribuar më shumë se mundësitë tona, por kudo ku kanë qenë ushtarakët shqiptarë, kanë qenë në të njëjtin nivel dhe kemi bashkëpunuar e luftuar krah për krah me SHBA, gjermanët, turqit”, tha Kollçaku.
-
VIDEO
Berisha për Skavicën: Aferë korruptive, të ndëshkohet me votë
Ish kryeministri Sali Berisha e ka quajtur aferë korruptive projektin për Skavicën në Dibër. Në fjalën e tij u shpreh se nuk mund të varroset Dibra dhe i bëri thirrje qeverisë britanike që të mos lejojë kompanitë për të blerë aksione.
-
VIDEO
Sulmet e Berishës, kandidatja e PD për Vaun e Dejës flet për Report Tv: Nuk tërhiqem nga gara, presion demokratëve që mos të më votojnë! Po faktorizon Metën
Kandidatja e Partisë Demokratike për Vaun e Dejës, Klomentina Drini ka folur në Report Tv pas sulmeve që Sali Berisha bëri kundrejt saj teksa prezantoi kandidatin e tij Zef Hilën para demokratëve. Me bindje të plotë, Drini thotë se nuk do të tërhiqet nga gara pavarësisht çdo lloj presioni që mund të marrë nga pala tjetër.
-
VIDEO
A po shkojnë votat e demokratëve për një parti të majtë? Berisha nga Dibra: Kandidatët tanë nga Tropoja në Konispol janë të 'lirisë'
Pas marrëveshjes Berisha-Meta, mbështetësit e Enkelejd Alibeajt kanë hedhur akuza se kandidatët e primareve po futen në garën e 14 majit me logon e një Partie të majtë. Nga Dibra, Sali Berisha i ka dhënë një përgjigje duke thënë se kandidatët e dalë nga primaret nga Tropoja në Konispol janë të Partisë të Lirisë.
-
VIDEO
Pse po tërhiqen kandidatët e Alibeajt? (31 mars 2023)
Vetëm 44 ditë larg zgjedhjeve vendore, Partia Demokratike po përballet me dorëheqjet e kandidatëve që do të garonin për kryetar bashkie. Analisti Leonard Karaj e cilëson këtë veprim të gabuar përfshirë me mungesën e listës së plotë me 61 kandidatë për kryetar bashkie dhe lista për këshilltarë të Partisë Demokratike.
-
VIDEO
’14 maji’/ Analisti Karaj: PD të dorëzojë vulën, duhej të futej në zgjedhje me 61 kandidatë! Meçani: Alibeaj s’bën për atë punë! Kthupi: Meta-Berisha s’kanë program politik
Vetëm 44 ditë larg zgjedhjeve vendore, Partia Demokratike po përballet me dorëheqjet e kandidatëve që do të garonin për kryetar bashkie. Analisti Leonard Karaj e cilëson këtë veprim të gabuar përfshirë me mungesën e listës së plotë me 61 kandidatë për kryetar bashkie dhe lista për këshilltarë të Partisë Demokratike.
-
VIDEO
Berisha në Vaun e Dejës: Krimi vendos në Kuvend dhe qeveri! Sulmon kandidaten e PD për bashkinë: Po shërben si patericë e regjimit të Ramës
Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka mbajtur një takim me simpatizantë demokratë në Vaun e Dejës të cilëve u bëri thirrje të votojnë për kandidatin Zef Hila në zgjedhjet lokale të 14 majit. Gjatë fjalës së tij, Berisha foli për gjendjen ku ndodhet vendi, duke deklaruar se sipas tij, personat me precedentë kriminalë ‘bëjnë ligjin’ në rrugë, kuvend dhe qeveri.
-
VIDEO
Marrëveshja për pensionet me Bullgarinë, albanologu bullgar për Report Tv: Do të lidhë më shumë ekonomikisht dy vendet dhe afron Shqipërinë drejt BE
Anton Panchev, gazetar dhe albanolog bullgar në një lidhje me Skype për Report Tv ka folur rreth marrëveshjes Shqipëri-Bullgari për njohjen e pensioneve. I ftuar në ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj në Report Tv, Panchev tha se kjo marrëveshje do të rrisë edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.
-
VIDEO
Pagesat e dyshimta ruse, Kryemadhi: Shpifje, s’kam llogari bankare e as lidhje biznesi jashtë Shqipërisë
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me akuzat për lidhjet e saj me politikanë rusë në parajsat fiskale. Kryemadhi i ka cilësuar si shpifje.
-
VIDEO
Do të përfshihet SPAK në hetimet për sulmin me armë ndaj ‘Top Channel’? Altin Dumani: Po bëjmë veprimet tona, jemi aty
Edhe SPAK është përfshirë në c çështjen e hetimit ndaj sulmit me armë ndaj Top Channel në minutat e para të 27 marsit. Kreu i SPAK Altin Dumani ka thënë sot se organi që ai drejton ka kontribuar dhe është i gatshëm për çdo çështje që mund të dalë.
-
VIDEO
Zgjedhjet e vendore, kreu i ‘Nismës Thurje’: Kandidojmë vetëm për këshilltarë bashkiakë! Kryetari është administrator, t’i rikthejmë parlamentit dinjitetin që meriton
Në zgjedhjet vendore të 14 majit, kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani, pohon se do të kandidojnë vetëm për këshilltarë bashkiakë. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Shabani u shpreh se kryetari është thjesht administrator i qytetit dhe se ato duhet t’i rikthejnë dinjitetin parlamentit të qytetit, pasi vendimet merren nga këshilli
-
VIDEO
Tërheqja nga gara për Lezhën, reagon Sandër Marku: Vendimi politik, nuk do të mbështesim kandidatin e Berishës
Tërheqja nga gara për kreun e Bashkisë Lezhë në zgjedhjet e 14-majit ka qenë një vendim politik me vlera euroatlantike.Kështu shprehet Sander Marku i cili vendosi të mos jetë pjesë e gares për zgjedhjet vendore, por ftoj qytetaret që të votojnë Partinë Demokratike, pasi lista e kësaj force politike në Këshillin Bashkiak është dinjitoze me njerez me integritet të lartë profesional dhe moral.