-
VIDEO
Bejko: Bashkëpunëtorët e mi nën terrorin e Berishës! Nëse s’do pranoja kandidaturën, Alibeaj do jepte dorëheqjen
Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko është shprehur se nuk do të tërhiqet nga gara për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, ndryshe nga disa kolegë të tij që kanë nisur të largohen për shkak të presioneve të Sali Berishës.
-
VIDEO
Berisha falënderoi kandidatin e PD në Krujë për tërheqjen, Bejko: Tregues se fshihet pas këtij vendimi
Roland Bejko është shprehur se fakti që Sali Berisha, falënderoi për tërheqjen nga gara të Sabah Shetës, kandidati për kryetar Bashkie i Krujës është tregues se ai fshihet pas këtyre tërheqjeve.
“Berisha tha se falenderoj Sabah Shetën për tërheqjen, kjo tregon se është vepër e Berishës, mendoj që ata duhet të rezistonin. Përgjegjësinë e ndarjes e ka vetëm Berisha, ai e mban konfliktin gjallë, ta dinë mirë që po qe se shkrihet PD zyrtare dhe kalon te Foltorja e gjitha do jetë Non Grata dhe do jenë duke ngrënë bar”, tha Bejko.
-
VIDEO
Sondazhi në Report Tv/ Gjikondi: Shqiptarët të ‘uritur’ për një lider të ri të opozitës! Burimi: Meta po përfiton në kurriz të Berishës
Dy analistët Brizida Gjikondi dhe Genc Burimi kanë analizuar në ‘Studio Live’ sondazhit të Institutit Italian të Piepolit në bashkëpunim me Report Tv sa i përket zgjedhjeve vendore të 14 majit.
-
VIDEO
Gara për Tiranën/ Bejko: Me Këlliçin kemi qenë brenda një PD-ja, Berisha na ndau
Roland Bejko ka folur për garën për Tiranën, duke thënë se me Belind Këlliçin nuk ka asgjë personale. Fajin për ndarjen e tyre, ia vë Sali Berishës, e ndërsa kritika ka pasur edhe për punën e Erion Veliajt.
“Me Këlliçin nuk kam asnjë lloj problem, erdhi Berisha na ndau në 2 pjesë, ne kemi qenë Brenda PD. Veliaj ka konsmumin e tij të madh, është një kryetar Bashkie që ka pasur si motiv kryesor fasadën, i imazhit spektaklit dhe kemi një Tiranë, të pabanueshme me ndotjen. Nuk jam i kryetarëve, po llogaridhënien e kam të qytetarët”, tha Bejko.
-
VIDEO
PD e Berishës për kryebashkiakun e Devollit: Merr kandidatë të pavarur dhe i fut në garë për 14 majit! Falsifikon firmat për të dobësuar opozitën
Përfaqësuesi ligjor i PD të Berishës, Ivi Kaso ka hedhur akuza ndaj Çlirim Hoxhës, i cili do të garojë i pavarur për bashkinë Devoll në zgjedhjet vendore duke e cilësuar si ‘patericë’ të kryebashkiakut aktual, Eduard Duro.
-
VIDEO
Balla i kthehet ashpër Zhupës: Je e paedukatë
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i është kthyer ashpër deputetes Ina Zhpa duke e konsideruar të paaftë. Pasi kjo e fundit i cilësoi deputet e PS si “hajdut”, Balla tha se ajo nuk meriton një përgjigje nga këto.
“Ti je e paedukatë, je goc e re po do të bësh politik, këtyre këtej t’i vish anash”, tha Balla, deputetes Ina Zhupa.
-
VIDEO
Sondazhi Piepoli/ Socialistët: Konfirmoi se jemi forcë e parë! Korreshi: Duhet të reflektojmë që të maksimalizojmë votën
Nëse shqiptarët do të votonin sot, mbi 60% e tyre do të merrnin pjesë në zgjedhje dhe rreth 50 për qind do të zgjidhnin Partinë Socialiste. Shifra ka dalë nga rezultatet e para të sondazheve të Institutit Italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv. Për deputetët socialistë kjo shifër faktoi se janë forca që u rrinë më afër qytetarëve, të cilët kanë krijuar besueshmëri tek gjërat që ato thonë dhe bëjnë
-
VIDEO
Edhe KQZ e paqartë për kandidatët e Alibeajt! Celibashi: Në të gjithë vendin janë regjistruar 147 emra për garën në 61 bashki
Edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i paqartë për numrin e kandidatëve që Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar për kryebashkikë. Ilirjan Celibashi thotë se janë në total 147 kandidatë për të drejtuar 61 bashkitë e vendit.
-
VIDEO
Ç'po ndodh me kandidatët e PD për 14 Majin? Alibeajt i ikën një tjetër garues për kryetar bashkie, tërhiqet Sabah Sheta i Krujës! Ende 14 emra në garë
Ditën që KQZ nisi regjistrimin zyrtar të listave të partive politike për 14 majin, Enkelejd Alibeajt i tërhiqet një tjetër kandidat. Sabah Sheta i Krujës thotë se tërhiqet për të mos thelluar përçarjen. Por ai fton demokratët të votojnë siglën e PD dhe jo koalicionin Berisha-Meta.
-
VIDEO
Berisha sulmon Veliajn dhe ironizon mazhorancën: I bëni fresk pylltarit 1 milionësh! Balla: E prishim Ramazanin po u morëm me ty! Gogu: Mos u merr me socialistët
Sali Berisha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për mbjelljen e pemëve në Tiranë. Teksa përmendte mbjelljen e pemëve, ndaj tij ka reaguar Taulant Balla dhe Toni Gogu. Ky i fundit i sugjeroi të mblidhte demokratët duke ironizuar se po i troket ora e humbjes.
-
VIDEO
Berisha: Ujësjellësi parashikon humbje kur Shqipëria është e pasur me ujë! Po miratoni një ligj ndëshkues për profesionet e lira, do nxitet shpopullimi
Sali Berisha po mban fjalën në Kuvend duke thënë Ujësjellësi parashikon humbje ndërsa Shqipëria është vendi më i pasur në ujëra. Sipas Berishës, qeveria është fajtore për këto lëvizje ndërsa duhet që ta ulë çmimin e ujit deri në dhënien falas, jo ta rrisë me justifikimin e furnizimit 24 orë.
-
VIDEO
Sulmi në Top Channel, Salianji ironizon Ramën dhe Çuçin: Kemi ndonjë risk ne që vijmë në punë apo s’bie rrufeja në Parlamet! Duhet të vijnë këtu
Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka ironizuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi pasi nuk janë të pranishëm në Kuvend pavarësisht ngjarjeve të fundit.