-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit, Berisha: Mënyra më e mirë për të regjistruar kandidatët është përmes koalicionit, jo të pavarur
Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, Sali Berisha foli për mediat duke thënë se mënyra më e mirë për t'u futur në zgjedhje është përmes koalicionit me Ilir Metën.
“Në mbledhjen e Kryesisë diskutuam për mënyrën se si do të regjistrojmë kandidatët. Mënyra më e mirë deri tani është ajo e koalicionit. Diskutuam nëse mund të dalim me kandidatë të pavarur por kjo nuk është mënyra e duhur se nuk mbledh vota”, tha Berisha.
-
VIDEO
Denoncimi i Garos: Policia e Shtetit po shpërdoron 670 mijë dollarë për 67 makina! Prokuroria të nisë hetimet
Zëdhënësja e PD, Floriana Garo kërkon që prokuroria të nisë hetimet për Policinë e Shtetit që sipas saj po shpërdoron 670 mijë dollarë për 67 makina. Në një deklaratë për mediat u shpreh se Policia do të shpenzojë 30 mijë euro për një makinë të tipit ‘Hyundai’ që blihet nga 19.500-21.500 dollarë me zero kilometra.
-
VIDEO
Apeli i dha Alibeajt vulën e PD, Meta: Ishte regji e mirëmenduar e Ramës, i panikosur nga zgjedhjet! Me 14 maj, e gjithë Shqipëria do jetë si Shkodra më 6 mars
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar regji të mirëmenduar të Edi Ramës vendimin që u dha nga Apeli për vulën e PD. Nga takimi me strukturat në Vaun e Dejës, Meta tha se opozita nuk do të mungojë në zgjedhjet e 14 majit.
-
VIDEO
Apeli i dha ‘vulën’ Alibeajt, Berisha: Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë, do kërkojmë përjashtimin e Sadushit! Yuri Kim ndërhyri në vendim
Një ditë pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e Partisë Demokratike grupit të Enkelejd Alibeajt, Sali Berisha ka njoftuar se do bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, por do kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit Sokol Sadushi nga çështja. Sot shigjetoi ambasadoren Yuri Kim që sipas tij ka ndërhyrë në mënyrë brutale në vendimin e gjykatës bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj.
-
VIDEO
Humbi 'vulën' e PD nga Apeli, Berisha: Do e çojmë në Gjykatën e Lartë edhe pse s’presim vendim tjetër! Çështja do shkojë në Gjykatë ndërkombëtare
Ish kryeministri Sali Berisha ka vepruar pa surpriza një ditë pasi Apeli vendosi t’ja linte ende vulën Partisë Demokratike të Alibeajt. Ai u shpreh se do e çojë vendimin në Gjykatë të Lartë dhe ironizoi Sokol Sadushi gjykatësin. Berisha theksoi se nuk pret asgjë ndryshe nga vendimi dhe si rezultat do e çojë në Gjykatën Ndërkombëtare.
-
VIDEO
Berisha: Pas ditës së djeshme, Alibasha s’ka as 10 vetë nga mbrapa! Demokratët të distancohen nga ky peng i shpifur
Në mbledhjen e kryesinë, Sali Berisha ka sulmuar edhe Enkelejd Alibeajn, të cilin e konsideron ‘peng të shpifur’ dhe i kërkon demokratëve që të distancohen prej tij.
“Vazhdohet më tej, haptaz deklaroi se nuk ka rëndësi se kush voton e si votojnë por kë emëron ajo dh epasi iku Lul Brava u përqedrua tek Alibasha, i cili ju siguroj se nuk ka pas ditës së djeshme as 10 vetë me vete.
-
VIDEO
Berisha sulmon Yuri Kim: Guvernatorja e ka me shkrim shkatërrimin e PD! Donte me çdo kusht njeriun e financuar nga rusët në krye të PD
Sali Berisha njofton lëvizjen e radhës pas Apeli vendosi të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit për vulën e PD. Ndër të tjera vijon akuzat ndaj Yuri Kim se e ka me shkrim faktin që do shkatërrohet PD.
"Nesër do mblidhen kandidatët e PD dhe në darkë Këshilli Kombëtar të PD. Vendimet që duhen marrë do të jenë të një rëndësie të jashtëzakonshme. Cilat do të jenë qëndrimet tona para këtij akti të turpshëm nga një mafie që nuk ka asnjë parim, që nuk repsekton asnjë ligj. Ka një paralelizëm absolute mes MCgonigal, Yuri Kim dhe Edi Ramës. E ka me shkrim guvernatorja që do shkatërrohet PD, e kemi me dokumente kur guvernatorja bënte presione të jashtëzakonshme për të realizuar qëllimet, shkatërrimin e opozitës. Qëllimin e saj ishte të mbante Lul Bashën me cdo kusht, njeriun e financuar nga rusët në krye të PD”, tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha: Rama është i tmerruar! Bashkë me guvernatoren Kim u përpoqën t'i japin PD goditje fatale duke mbajtur në krye të saj kufomë politike
Njësoj si Ilir Meta, edhe Sali Berisha thotë se vendimi që dha dje Apeli për vulën e PD tregon se Edi Rama është i tmerruar por demokratët janë të pamposhtur.
“Ky moment është dëhsmia më flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Edi Ramën, mafien shqiptare të tij por e vërteta është edhe segmentet e mafies ndërkombëtare. Ata e shohin se demokratët janë të pamposhtur, ata u përpoqën t’i japin PD goditje fatale duke i mbajtur një kufomë politike në krye të saj që e akuzonin publikisht dhe ligjërisht si një kukull të financuar nga rusët dhe sipas tyre, sipas Edi Ramës dhe guvernatores Yuri Kim, ky ishte i përshtatshëm për të drejtuar forcën politike kryesore opozitare. Ky është paradoksi më i madh, jo për Edi Ramën se është me origjinë xhelatësh, por që përfaqësuesuesja e vendit të madh të lirisë të përpiqet me të gjitha mënyrat në shkelje më flagrante të Kushtetutës që opozita shqiptare të drejtohet nga një person i financuar nga rusët, nuk ka paradoks më të madh se ky”, tha Berisha.
-
VIDEO
Apeli i dha vulën Alibeajt, Berisha akuza Yuri Kim dhe Erion Veliajt: Kanë ndërhyrë në mënyrë brutale tek vendimi i gjykatës
Një ditë pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e Partisë Demokratike, grupit të Enklejd Alibeajt, Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të ambasadores Yuri Kim. Berisha thotë se Kim dhe Veliaj kanë ndërhyrë në vendimin e gjykatës.
Një rol jashtëzakonisht të dorës parë ka luajtur Yuri Kim që ka ndërhyrë më mënyrën më brutale të gjykatësja me Erion Velinë dhe këto janë të faktuara. Vendimi i djeshëm është një histori turpi faqezezë për të gjithë ata të cilët mbajnë autorësinë e tij. Vendimi u shkrua në zyrat e Ramës dhe u dërgua në gjykata nga Relira Kokona, ndihmësja e Don Agacios, e shquar për veprime mafioze korruptive dhe u lexua. Unë me këtë rast u them demokratëve, sigurisht që Rama mendoi të na e japë një goditje por na dha një kushtrim. Në të vërtetë nxori fytyrën e tij siç e ka, i aftë të marrë çdo vendim, çdo qëndrim të çfarëdo natyre për interesat e pushtetit të tij. I tillë ishte edhe mcgonigal, tradhtoi flamurin, betimin, vendimin e tij për të mbushur xhepat me paratë e Ramës dhe luftuar opozitën. Të gjithë ata që janë angazhuar në luftën kundër opozitës janë në llojin e tyre ‘McGonigal’.
-
VIDEO
Apeli i dha Alibeajt vulën e PD, Meta: S’ishte rastësi por regji e mirëmenduar e Ramës! Është i panikosur nga zgjedhjet
Kryetari i Partisë sqë Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar regji të mirëmenduar të Edi Ramës vendimin që u dha dje nga Apeli për vulën e PD. Nga takimi me strukturat në Vaun e Dejës, me bindje u shpreh se opozita nuk do të mungojë në zgjedhjet e 14 majit.
-
VIDEO
Apeli i dha Alibeajt vulën e PD, Meta: S’ishte rastësi por regji e mirëmenduar e Ramës! Është i panikosur nga zgjedhjet
Kryetari i Partisë sqë Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar regji të mirëmenduar të Edi Ramës vendimin që u dha dje nga Apeli për vulën e PD. Nga takimi me strukturat në Vaun e Dejës, me bindje u shpreh se opozita nuk do të mungojë në zgjedhjet e 14 majit.
-
VIDEO
Apeli i dha vulën Alibeajt, avokati i PD-së në ‘Pa Protokoll’: Momenti që demokratët të bashkohen! Debati jo për selinë, por për legjitimitetin e partisë
Pas vendimit të gjykatës së apelit për të zhbërë vendimin e Agron Zhkurit për çështjen e Partisë Demokratike, Indrit Sefa, avokati i Partisë Demokratike të Alibeajt thotë se tashmë është momenti që demokratët të bashkohen