-
VIDEO
Vula e PD në dorë të Alibeajt/ Bollino: Berisha më i dobët se ditën kur Basha e përjashtoi nga PD! Meta sot ka më shumë forcë! Vendimi i ‘Apelit’ s’favorizon Ramën
TIRANË- Gazetari dhe botuesi Carlo Bollino, ka bërë një analizë të veprimeve politike që do të pasojnë në kampin opozitas, pas vendimit të Apelit, që i dha vulën grupimit të Enkelejd Alibeajt. Në një intervistë në Report Tv, për gazetarin Arbër Hitaj, Bollino tha se me vebdimin e sotëm, Berisha ka humbur çdo mundësi për të shkuar në zgjedhjet e 14 majit me logon e PD-së, e ndërsa vuri theksin “i fituar” në këtë mes ka dalë Ilir Meta. Për Bollinon, tani më Meta, është më i fortë përballë Sali Berishës aq sa edhe mund ta kushtëzojë në veprime.
-
VIDEO
Apeli i la vulën Alibeajt, Berisha thirrje demokratëve: Vazhdojmë misionin e shpëtimit të pluralizmit në Shqipëri
Sali Berisha nga selia e PD-së sulmoi gjyqtarët pas vendimit të Apelit për të zhbërë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri dhe kthimin në gjykatën e Shkallës së Parë çështjen e Partisë Demokratik. Berisha u shpreh se vendimin e kishin në sirtar dhe ishte një vendim i përgatitur nga Edi Rama.
-
VIDEO
“Vula” e PD i mbetet ende Alibeajt, avokati Sefa: Vendimi i Zhukrit u zhbë! Këto ditë do regjistrohemi në KQZ
Avokati i PD-së së Alibeaj, Indrit Sefa është shprehur se Apeli ka vendosur të pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt, pra të zhbëhet vendimi i Zhukrit. Që do të thotë që çështja do të shkojë për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë si dhe do të ketë një tjetër trup gjykuesish.
-
VIDEO
Humbi ‘vulën’ e PD-së nga Apeli, Berisha: Vendimi ishte marrë kohë më parë me urdhër të Ramës! Ishte i qëllimshëm tre ditë para regjistrimit në zgjedhje
Ish kryeministri Sali Berisha ka sulmuar Gjykatën e Apelit për vendimin e marrë për fatin e Partisë Demokratike. Berisha ka akuzuar gjyqtarët se kanë marrë vendimin me urdhër të Edi Ramës dhe e kanë mbajtur 9 muaj qëllimisht që ta bënin 3 ditë para regjistrimit në zgjedhjet vendore 2023.
-
VIDEO
Apeli i dha vulën Enkelejd Alibeajt, Berisha: Gjykata lexoi vendimin e përgatitur me kohë nga Rama
Sali Berisha reagon pas vendimit të Apelit që vulën ia dha Enkelejd Alibeaj.
-
VIDEO
Gjykata i ktheu vulën Alibeajt/ Bylykbashi: Ditë e zezë për drejtësinë! Kishte presion në sallë
Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi ligjor i Sali Berishës në Gjykatë tha se ky vendim është marrë nën presion të Edi Ramës, duke e cilësuar si ditë të zezë për drejtësinë dhe politikën shqiptare. Sipas tij me anë të këtij vendimi kryeministri Edi Rama kërkon përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet.
-
VIDEO
Vula për PD-në, avokati pas vendimit të Apelit: Vendimi Zhukri nuk ekziston më, dorëheqjen e Bashës e dorëzojmë të hënën
Avokati i PD-së Rezart Kthupi pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i dha PD-në Enkelejd Alibeajt, u shpreh se tashmë nuk ekziston më vendimin i gjyqtarit Agron Zhukri dhe çështja kthehet për rigjykim në Shkallën e Parë.
-
VIDEO
Vendimi i Apelit për vulën e PD-së/ Korreshi: Do dalim më të copëtuar, demokratët do shahen mes tyre! Shabani: S’ka pse të jetë çështje kombëtare
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi thotë se pas vendimit të gjykatës së Apelit për vulën, Partia Demokratike do të dalë më e copëtuar. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Korreshi tha se pas vendimit demokratët fillimisht do të shahen mes tyre, më pas do të nisin një lloj bashkëpunimi për zgjedhjet e 14 majit, e më pas drejt një bashkimi
-
VIDEO
‘Beteja’ e fundit e ‘luftës’ në PD, mbyllet seanca në Apel, gjyqtarët tërhiqen për vendim! Grupi i Alibeajt: Zhbëni 'Zhukrin'! 'Rithemelimi': S'janë palë
E sotmja do të jetë ‘beteja’ përfundimtare mes dy kampeve brenda Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Apelit pritet të vendosë se kush do ta drejtojë partinë, Sali Berisha apo Enkelejd Alibeaj, i cili aktualisht ka edhe vulën e partisë. Apeli ka vendosur që të shqyrtojë ‘çështjen më të nxehtë’ të momentit, kur duhen edhe vetëm 3 ditë para regjistrimit të partive politike për zgjedhjet vendore. Palët kërkojnë deligjitimimin e njëra-tjetrës, gjykata: Shprehemi në fund!
-
VIDEO
Njohje apo jo të palëve, Gjykata vendos vazhdimin e gjyqit në themel: Shprehemi në fund
Gjykata apelit vendosi pak minuta më parë që të shprehet në fund për kërkesat paraprake të palëve për mosnjohje të palës tjetër. Vazhdon gjyqin në themel
-
VIDEO
VIDEO-LAJM/ Sot mbështetëse e flaktë e Berishës, por si e lavdëronte Floriana Garo- Lulzim Bashën: Ai është i vetmi që respekton gratë
Sot Floriana Garo është një nga mbështetëset më të mëdha të Sali Berishës, mirëpo ajo erdhi në PD nga Lulzim Basha, të cilën aso kohe i thurte lavde dhe e lartësonte atë si njeriun e vetëm që i respekton gratë.
-
VIDEO
3 marsi i PD, Kalaja në Report Tv: Protestuam për Ramën jo për vulën! Ambasada e SHBA-ve të largohet nga ‘Apeli’ se është gafë
Avokatja Adriana Kalaja ka folur pak orë pas përfundimit të protestës së Berishës në Report Tv. E pyetur nga gazetari Nertil Agalliu, Kalaja komentoi vendimin nga Apeli ndërsa shtoi se ankimimi i Alibeajt për vendimin e Zhukrit është i pa vlefshëm pasi autorizimi i Bashës është i pavlefshëm nga mungesa e tagrit