-
VIDEO
Veliaj nga Rrogozhina: Vulëhumburit e duan Rrogozhinën për të mbushur furgonët e revolucionit, oborrin e partisë e mbushin me Range Rover
Ndalesa e radhës e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ishte Rrogozhina, ku gjatë një takimi me socialistët, Veliaj tha se Partia Socialiste e kërkon votën për të bërë më shumë punë për qytetarët, ndërsa opozita i përdor qytetarët për të mbushur autobusët e “revolucioneve”.
-
VIDEO
Berisha mbledh Këshillin Kombëtar: Rama e urren PD-në, është armik i egër i pluralizmit! Ne rikthyem opozitarizmin e vërtetë
Ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideron Ramën një armik të egër të pluralizmit. Ai thotë se me rikthimin e tij në krye të PD vendosi më në fund opozitën e vërtetë.
“Hakmarrës primitive ndaj Partisë që përmbysi pushtetin e etërve të tij, ndaj kësaj force që në këtë periudhë më pak se një vit e gjysmë ia doli të rithemelojë opozitën e vërtetë në Shqipëri, ia doli të kalojë një proces më të veçantin që mund të ketë kaluar ndonjëherë një forcë politike. Nga shtatori i 2021-shit gjeri më sot PD ka kaluar në një proces të vështirë por anëtarët, simpatizantët, mbështetësit e saj patën si yll rrëfimi, patën si frymëzim, idealet e tyre demokratike, idealet e tyre të lirisë. Në një përpjekje të pashembullt në historinë e saj apo të një force politike arritën të zgjedhin me votën e tyre të lirë të gjithë drejtuesit dhe kandidatët”, tha Berisha.
-
VIDEO
Vendimi i Apelit për vulën, deputeti Agalliu: Ka vetëm një PD dhe asnjë kandidat tjetër përveçse me siglën tonë nuk është i PD! Individë të ‘Foltores’ të reflektojnë, të hapur për bashkëpunim
Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, e konsideron vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e PD si të vonuar pasi sipas tij kjo çështje duhet të zgjidhej me kohe. Në një intervistë për Report Tv Agalliu tha se Apeli rivendosi drejtësinë.
-
VIDEO
Ilir Meta ‘nuk lëshon’ Berishën: Kandidatet e Primareve do të fitojnë më 14 maj, Edi Rama është në panik
Gjykata e Apelit i ka dhënë një goditje të fortë Sali Berishës, me vendimin që mori ditën e premte dhe fati i kandidatëve të tij për zgjedhjet e 14 majit janë në dorë të Ilir Metës. Vetë kryetari i partisë së Lirisë është shprehur sot nga Korça se vendimi i gjykatës për vulën e PD ishte i pritshëm, duke shtuar se në këtë verdikt ka ndikuar Edi Rama.
-
VIDEO
Apeli i dha vulën Alibeajt, Ngjela: Berisha s'mund të regjistrohet në zgjedhje nën siglën e PD, KQZ të mos bëjë shkelje! Rama i mërzitur që po bie Saliu
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar në Report Tv vendimin e gjykatës së Apelit që i riktheu Partinë Demokratike grupit të Enkelejd Alibeajt. Në një intervistë me gazetarin Nertil Agalliu, avokati ngjela thotë se tashmë Berisha nuk ka parti dhe se nuk mund të regjistrohet në KQZ nën siglën e PD-së, ndonëse ka paralajmëruar se nesër do të dorëzojë kërkesën për t’u regjistruar për zgjedhjet vendore.
-
VIDEO
Berisha akuza Ramës: Konfiskoi vulën e PD-së 3 ditë para përfundimit të afatit për t'u regjistruar në KQZ
Ish kryeministri, Sali Berisha në takim me kandidatët e Rithemelimit për zgjedhjet lokale të 14 majit tha se 3 ditë para skadimit të afatit për regjistrim në KQZ, kryeministri, Rama ndikoi në vendimin e gjykatës për drejtimin e PD dhe konfiskoi vulën e Partisë Demokratike.
-
VIDEO
Videomesazhi i javës, Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, krenaria ime më e madhe! U ndërtuan falë mbështetjes së qytetarëve
Në videomesazhin e fundjavës, drejtuar qytetarëve të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj ia kushtoi arsimit, mësuesve dhe punës për transformimin e shkollave, çerdheve dhe kopshteve. Duke i uruar mësuesit për festën e 7 marsit, Veliaj tha se sot në kryeqytet, mësuesit, ashtu si edhe nxënësit, japin mësim dhe mësojnë në hapësira moderne
-
VIDEO
Berisha mbledh kandidatët e Rithemelimit për vendoret dhe manipulon realitetin: Sot dorëzojmë dokumentet për regjistrimin në zgjedhje, besoj se KQZ s'do luajë me procedurat
Sali Berisha do të mbledhë ditën e sotme kandidatët e Rithemelimit për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj. Megjithëse gjykata e Apelit, i la vulën PD-së së Enkelejd Alibeajt, Berisha tha dje gjatë një mbledhje me deputetët se sot do të dorëzojë dokumentet në KQZ për regjistrimin në zgjedhje
-
VIDEO
Veliaj: Ndërtuam 13 godina të reja konviktesh! Mezi pres të përurojmë Piramidën në pranverë
Në videomesazhin e kësaj jave kushtuar temës së arsimit, kryebashkiaku Erion Veliaj përmendi me fakte punën e bërë edhe për transformimin e godinave studentore në Tiranë.
-
VIDEO
Meta me kandidatin e Rithemelimit në Vorë: Ramës nuk i mjafton vula e PS, do edhe atë të PD-së! Drejt 14 majit shkojmë me fuqi të trefishuara
Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me Indrit Hoxhën, kandidatin e Rithemelimit për bashkinë e Vorës, ka mbajtur një takim me strukturat e PL-së. Ai komentoi sërish vendimin e gjykatës së Apelit të PD-së të marrë ditën e djeshme, duke thënë se kryeministri Edi Rama përveç vulës së PS donte edhe atë të Partisë Demokratike.
-
VIDEO
Berisha- deputetëve të Rithemelimit: Nesër dorëzojmë në KQZ dokumentet për regjistrim në zgjedhje! Vendimi i Shkallës së Parë i zbatueshëm deri sa të vendosë Gjykata e Lartë
Sali Berisha ka mbledhur pasditen e sotme grupin e tij parlamentar, fill pas mbledhjes së kryesisë, mbledhje të cilat erdhën pas vendimit të gjykatës së Apelit për të zhbërë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, e për rrjedhojë për t’i kaluar vulën Enkelejd Alibeajt
-
VIDEO
Apeli i dha ‘vulën’ Alibeajt, Berisha mbledh Kryesinë: Kandidatët për zgjedhjet vendore do i regjistrojmë me koalicion, jo të pavarur! Rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë
Një ditë pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e Partisë Demokratike grupit të Enkelejd Alibeajt, Sali Berisha ka njoftuar se do bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, por do kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit Sokol Sadushi nga çështja. Sot akuzoi ambasadoren Yuri Kim se ka ndërhyrë në mënyrë brutale në vendimin e gjykatës bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj.