-
VIDEO
Thaçi në Hagë, Basha në Report Tv: Asnjë proces s’do e përbaltë luftën e drejtë të Kosovës! Tirana mund të kishte frenuar lojën e Beogradit
Në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Lulzim Basha thotë për Report Tv se Tirana mund ta përbaltë luftën e Kosovës.
“Dekadën e fundit është humbur kohë e mundësi, për pëgjegjësinë e Tiranës dhe Prishtinës, nuk kam lënë pa i vënë në pah, për të avancuar në disa aspekte të cilat ndihen në kontroll tonë, që do frenonin lojën e Beogradit për ta kthyer viktimën agresor dhe agresorin viktimë. E dimë që si rez i aagresionit, spastrimit etnik, kemi mijëra shqiptarë të zhdukur, një prej fushatave më çnjerëzore kundër civilëve të pafajshëm, që u bë fakt përmes operacionit patkoi.
Vlerësoj se me shpirtin e sakrificës që karakterizoi lëvizjen çlirimtare, Adem Jashari, një nga dy shtyllat e Kosovës së lirië. Me sakrificën e qindra mijëra bijave të Kosovës, me sakrificën e UÇK, tashmë vjen edhe një sakrificë tjetër, Thaci e Veseli, Krasniqi, Selimi dhe të tjerë që edhe njëherë ju duhet të sakrifikojnë nga lira e tyre për tu përballu e më një proces që s’do mund të përbaltë luftën e drejtë të Kosovës.
-
VIDEO
Pavarësia e Kosovës, Lulzim Basha në Report Tv: Dita e dytë më e madhe e kombit shqiptar
Dita e dytë më e rëndësishme e kombit shqiptar e ka konsideruar Lulzim Basha shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.
“Çdo 17 shkurt më mbush me emocione të asaj dite. Një moment që i bashkon shqiptar, një ditë që i ka emocionuar shqiptarët kudo ku ndodhen në të gjitha trojet dhe në të gjithë planetin. Këto janë momente që gdhendin vetëdijen kombëtare. Unë e kam përjetuar edhe përgjegjësinë historike që më ishte ngarkuar si ministër i Jashtëm i asaj periudhe dhe që ngulmoi e gjithë puna me atë ditë fatlume dhe që vijoi me garantimin e njohjeve. Jemi një brez me fat sepse kemi përjetuar datën e dytë më të rëndësishme së kombit shqiptar pas 28 nëntorit 1912.
Tensioni ka qenë i natyrës diplomatike. Burimi kryesor i tensionit ka qenë paaftësia e palës serbe për të pranuar realitetin, për të pranuar se ky nuk ishte një hap vetëm në favor të Kosovës, por patonte rajonin. Paaftësia e Serbisë për të realizuar një moment kyç për tu shkëputur nga e tejkaluar e errët e ktheu në një viktimë të Rusisë putiniste, e cila nga njëra anë e bënte sikur qante hallin e Serbisë duke u përpjekur në çdo hap që të na sabotonte, nga ana tjetër po përgatiste terrin për të shfrytëzuar një rast historik, për të shpalosur revanshizmin e vet që mori vonë pak më vonë përmes agresionit ndaj Gjeorgjisë, Krimesë e tani në Ukrainë.”, tha Basha.
-
VIDEO
I fryu 6 orë bilbilit, Spaho në Report Tv: S’është qesharake, por domosdoshmëri! Do e bëj në çdo seancë! Ç’i duhet Kim për regjistrimin e partive?
Për më shumë se 6 orë, deputeti demokrat, Edmond Spaho i ka fryrë bilbilit në seancën parlamentare dhe në një intervistë në Report Tv, ai e konsideroi si një mënyrë shumë të domosdoshme për pluralizmit.
-
VIDEO
Rithemelimi vijon akuzat për instalacion në oborrin e kryeministrisë: Tekat e Edi Ramës u kushtojnë 4 milionë euro taksapaguesve shqiptarë
Rithemelimi ka akuzuar edhe njëherë kryeministrin Rama për instalacionin që do të vendoset në oborrin e brendshëm të kryeministrisë. Sipas zëdhënëses së Rithemelimit, Floriana Garo instilacioni është jë tallje e hapur për shqiptarët por edhe vjedhje pasi sipas saj janë shpërndoruar 4 milionë euro për të
-
VIDEO
Berisha ngre akuza kundër Ramës: Kush e vrau vajzën nga Kenia? Kush e fsheh krimin
Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me vdekjen e vajzës nga Kenia Yoy Aoko, duke akuzuar qeverinë.
‘Kush e vrau vajzën nga Kenia. Kush e fsheh krimin, këta e fshehin krimin, por e vërtet do të dalë. Këta janë të inkriminuar! Ky revolucion ka një objektiv dhe ai është Edi Rama.’- tha Berisha
-
VIDEO
Pranoi palë në ankim PD-në e Alibeajt, Berisha sulmon sërish gjyqtaren: Ka bërë veprim kriminal
Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për gazetarët i pyetur nëse protesta e 3 marsit ka lidhje me vendimin e gjykatës së Apelit, tha se është rastësi, ndërsa u shpreh se ai ka atakuar vetëm një gjykatëse, Blerina Muçin. Sipas tij ajo ka bërë një veprim kriminal.
-
VIDEO
Berisha i përgjigjet Ramës: Do e krijojmë Komisionin Hetimor për McGonigal dhe ti do të shkosh në burg
Në një kohë kur kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka asnjë shans krijimi i Komisionit Hetimor, Sali Berisha e thotë me bindje se jo vetëm që do t krijohet, por do ta çojë kreun e qeverisë në burg.
-
VIDEO
Yuri Kim në Kryesinë e Kuvendit, takim me kryetarët dhe nënkryetarët e Komisionit të Jashtëm dhe Ekonomisë
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit. Aty do të zhvillojë takim me kryetarët dhe nënkryetarët e Komisionit të Integrimit të Jashtëm dhe Ekonomisë.
-
VIDEO
Ndarja e fondit 345 milionë lekë për partitë politike, shtyhet mbledhja e KQZ! Celibashi: Nuk kanë pasur kohë për të vlerësuar draftin
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se do të shtyjë mbledhjen për ndarjen e fondit 345 milionë lekë për partitë politike që do të hyjnë në zgjedhjet e 14 majit. Shkak është bërë fakti që partitë nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për të vlerësuar draftin.
-
VIDEO
LZHK dhe Bindja Demokratike zyrtarizojnë marrëveshjen për zgjedhjet e 14 majit: Sa kohë ka dy fraksione të PD-së, do kemi kandidatin tonë
Astrit Patozi dhe Dashamir Shehi kanë arritur një marrëveshje dhe do të jenë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 maji. Ato paralajmëruan se nëse opozita do të dalë me 2, 3 apo më shumë kandidatë, edhe grupimi i tyre do të nxjerri në kandidat për zgjedhjet lokale. Sipas tyre ato janë kundër vizionit të Sali Berishës
-
VIDEO
Njohja e Kosovës, ambasadori i ukrainas në Tiranë: Na lini të dalim nga zjarri i luftës pastaj u kthehemi temave të tjera
Ambasadori ukrainas në Tiranë Volodymyr Shkurov në kuadër të 15-vjetorit të pavarëisë së Kosovës u shpreh se njohja e Prishtinës si shtet i pavarur do te jetë në plan të dytë.
“Ne e dimë këtë çështje, e dimë këtë situatë, dimë gjithçka në lidhje me Kosovën, por unë dua të theksoj se Ukraina sot ndodhet në zjarrin e luftës dhe ju kërkoj të na lini të dalim nga zjarri i luftës dhe pasi të fitojmë, në fund t’i kthehemi temave të tjera. Sot për sot, gjëja më e rëndësishme për ne është të fitojmë luftën dhe të dalim nga ky tmerr i luftës që po ndodh në Ukrainë. Kosova do të jetë hapi i dytë. “- tha ambasadori.
-
VIDEO
Monumenti simbol i pavarësisë ‘New Born’ me mesazh kundër ‘copëtimit’ të Kosovës! Autori për Report Tv: Do japim lapsa për qytetarët ta firmosin
TIRANË- “No New Born”, “No New Broken Republic” (Jo Republikë e copëtuar) që i referohet Asociacionit është ky mesazhi që ka përcjellë sot monumenti në qendër të Prishtinës, në këtë ditë të shënuar, 15 vjet shtet. Autori i këtij monumenti që u inaugurua për herë të parë më 17 shkurt të vitit 2008, Fisnik Ismaili në një intervistë për Report Tv, në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu është shprehur se mesazhi parë është kundërshtimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duke bërë që BR të nënkuptohet dhe si "No New Bosnian Republic".