-
VIDEO
Diskutimi për shkarkimin e Nikollës në Kuvend, Tabaku: Opozita nuk voton nëse nuk lexohen të dyja raportet
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u shpreh se opozita nuk do të votojë nëse nuk do të lexohen dy raportet për Lindita Nikollën.
-
VIDEO
Felaj i tërheq vëmendjen Elda Hotit dhe Sorina Kotit: Keni zaptuar foltoren, do ju përjashtoj
Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj i ka tërhequr vëmendjen deputeteve demokrate Sorina Koti dhe Elda Hoti pasi po mbajnë të bllokuar foltoren e Kuvendit.
-
VIDEO
Opozita kërkon shkarkimin e saj, Nikolla: Në vend të shpëtoni shtëpinë e demokratëve, po shkatërroni Kuvendin! Rama me socialistët e duartrokasin
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se kërkesa për shkarkimin e saj ka ardhur për shkak të halleve të brendshme të partisë Demokratike. Ajo tha se opozitës në Kuvend i ka dhënë 2 fishin e kohës.
-
VIDEO
Opozita kërkon shkarkimin e saj, Nikolla: Nuk kam gabuar! Kërkesa juaj pa fakte
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla flet për kërkesën që ka ardhur për shkarkimin e saj. Ajo tha se kjo kërkesë e opozitës nuk ka fakte, duke thënë se ka respektuar Kushtetutën. Gjatë kohës që ajo fliste, deputeti demokrat, Edmond Spaho vijonte t’i frynte bilbilit.
-
VIDEO
PS: Kërkojmë rrëzimin e kërkesës për shkarkimin e Nikollës, zbatoi rregulloren! Opozita s’pranon të lexojë raportin
Deputetja Etilda Gjonaj në emër të Partisë Socialiste ka kërkuar rrëzimin e kërkesës për shkarkimin e Lindita Nikollës. Gjoanj tha se Nikolla ka zbatuar rregulloren dhe kushtetutën dhe u detyrua të mbyllte seancën e 26 janarit për shkak të kaosit që opozita krijoi në Kuvend. Nga ana tjetër, opozita nuk ka pranuar ta lexojë raportin e saj. Kreu i Grupit të PD-së, Enklejd Alibeaj tha se duhet të jenë të pranishëm në sallë edhe deputetët e përjashtuar sepse kanë të drejtë të votojnë për shkarkimin e Nikollës, pasi kjo e fundit ka thyer rregulloren.
-
VIDEO
Spaho me bilbil, socialistët bëjnë ironi! Balluku dhe Manja: Vetëm t’i po sakrifikohesh! Inshallah me 2 mars e merr stafetën dikush që ka mushkëri më të forta
Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku nuk kurseu ironinë ndaj deputetit Edmond Spaho duke iu referuar rënies së bilbilit.
-
VIDEO
Shqipëria pjesë e fushatës ‘Turqia, një zemër’, dhuron 1 milionë euro pas tërmetit shkatërrues! Rama: S’harrojmë çfarë bëri Erdogan për ne në vitin 2019
Shqipëria ka dhuruar 1 milionë euro si mbështetje financiare për rindërtimin në Turqi pasi u godit nga tërmeti shkatërrues 7.9 ballë më 6 shkurt që shkaktoi mbi 35 mijë viktima. Këtë e bëri me dije kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh i nderuar që u bë pjesë e fushatës sensibilizuese televizive “Turqia, një zemër”.
-
VIDEO
Berisha protestë më 16 shkurt, të njëjtën ditë me Bashën! 4 vite më pas ish-kryeministri ‘jashtë parlamentit’ me Metën
Sali Berisha po proteston në të njëjtën kohë dhe pak a shumë me skenar të ngjashëm si Lulzim Basha 4 vite më parë. Atë kohë Basha kishte aleat Monika Kryemadhin, me të cilën mori dhe vendimin për djegien e mandateve. Kurse sot Sali Berisha 2 herë “Non Grata” proteston jashtë Kuvendit dhe në krah ka Ilir Metën.
-
VIDEO
Solidarizohet Braçe, i shqetësuar për Spahon: Ke 4 orë duke i rënë bilbilit, u torturove! Po si s'të doli një koleg të thotë ‘Po lëre o Mondi se i bie unë’
Deputeti socialist Erion Braça ka bërë ironi për faktin se Edmond Spaho deputet i Rithemelimit, ka mbi 4 orë që i bie bilbilit. Teksa e ka përgëzuar duke i thënë se është më rekord Gunies, Braçe i qau hallin duke i kujtuar se asnjë nga kolegët nu ki doli që t’i thoshte: ‘O Mondi po lëre se i bie unë një herë'.
-
VIDEO
Spiropali-opozitës: Pretendoni të na bëni gjyqin por edhe ju këtu, edhe ata që ulërijnë në majë të kalit do marrin përgjigje më 14 maj
Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar ashpër ndaj opozitës duke thënë se do e marrin përgjigjen në zgjedhjet e 14 majit.
“Nuk e kuptoj si vazhdon merret fjala për procedurë për të njëjtën çështje vazhdimisht dhe pa pushim. Ndoshta jemi në pikën e rendit të ditës ku hajduti të quan hajdut, ku vrasësi ngrihet e të quan kriminal, ku imorali ngrihet e gjykon moralin kolektiv, ku ai dhe ata që janë jashtë e s’kanë lënë gjë pa i bërë këtij vendi nga dosjet, blloqet, mielli, boja, zhvatja, ngrihen këtu e pretendojnë të na bëjnë gjyq. Populli ua ka bërë gjyqin atyre. Sa herë kanë dalë e kanë vënë fytyrën e tyre, e kanë marrë përgjigjen. Ata që janë këtu apo ata që ulërijnë në majë të kalit jashtë do e marrin përgjigjen më 14 maj se nuk e mundin dot. Kanë vetëm bilbila”, tha Spiropali.
-
VIDEO
Bylykbashi-Felajt: Byroja nuk ka pasur kuorum sot, deputetët e përjashtuar duhet të ishin këtu! Drejtuesja e seancës: E pavërtetë
Deputeti Oerd Bylykbashi e konsideroi si nul mbledhjen e Byrosë paraditen e sotme që konfirmoi përjashtimin për Berishën, Nokën, Këlliçin dhe Palokën. Bylykbashi tha se kolegët e tij duhet të jenë në seancë.
“Keni shkelur brutalisht procedurën. Mziu tha këtu se nuk ka pasur kuorum byroja. Pra, mbledhja ka qenë nul. Deputetët e përjashtuar pra duhet të ishin sallë. Kolegët e mi duhet të ishin në sallë. Edi Rama ju ka dhënë urdhër të zvogëloni numrin e deputetëve. Por kjo nuk ka për të ndodhur, nuk ka për të pasur seancë”, tha ai duke iu drejtuar Ermonela Felajt.
Por e menjëhershme ka qenë përgjigja e drejtueses së seancës .
Anëtarë të Byrosë janë: Gjekmarkaj, Denaj, Blendi Klosi, Dashnor sula, Ermonela Felaj, Etilda Gjonaj, Bushka, Nikolla, Balla dhe Xhelal Mziu. Kuorumi ka qenë i plotë. Z. Mziu ka qenë në mbledhje dhe ka folur për të mbajtur qëndrimin e tij”, tha ajo.
-
VIDEO
Më 3 mars vendoset fati i PD në Apel, Berisha: Do bëjmë protestë të madhe kombëtare! Revolucioni vazhdon
Sali Berisha ka lajmëruar se më 3 mars do të mbajë një protestë të madhe kombëtare, pikërisht në ditën kur gjykata e apelit do të shqyrtojë vendimin e Agron Zhukrit për ti kaluar PD-në Berishës. Megjithatë sipas Berishës, kjo protestë nuk është kërcënim për gjykatën, pasi s’ka lidhje me të. Sipas Berishës, ato kanë vendimin e gjykatës.