-
VIDEO
Inceneratori i Elbasanit, nis procesi në GJKKO, nën akuzë 10 të pandehur dhe 2 kompani! S'ka vendim për 'gjykimin e shkurtuar', shqyrtohet gjatë procesit në themel
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar edhe Korrupsionit ka vendosur fillimin e gjykimit për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, me 10 të pandehur dhe dy kompani nën akuzë. Ka qenë gjyqtarja Rudina Palloji që ka marrë vendimin, ndërkohë që është refuzuar, të paktën për momentin për t'u parë më pas në gjyqin e themelit, kërkesa për gjykim të shkurtuar të shumicës së të akuzuarve.
-
VIDEO
Parandalimi i atentatit ndaj ‘Otit të Elbasanit’, eksperti i kriminalistikës: Policia tregoi se po lëviz, por duhet të marrë në kontroll territorin
Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi tha se parandalimi i atentatit ndaj Elton Kilës në Elbasan është një punë për të cilën policia duhet të përgëzohet. Në një lidhje skype për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti tha se tashmë policia duhet të vendosë kontroll të plotë mbi territorin e qytetit të Elbasanit.
-
VIDEO
Komisioni i Ligjeve/ Alibeaj: Hapja e dosjeve dhe lustracioni s’duhet të kthehen në luftë politike ndaj kundërshtarëve
Teksa në Komisionin e Ligjeve po diskutohet projektligji “Për garantimin e pastërsisë së figurës të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, deputeti Enkelejd Alibeaj tha se hapja e dosjeve dhe lustacioni s’duhet të kthehen në luftë politike ndaj kundërshtarëve.
-
VIDEO
Risitë e maturës shtetërore, Kushi te ‘Edukimi’: Provimet në sallë të mëdha me kamera! Ata që duan mjekësinë, kanë kriter hyrës në fakultet test të informatizuar
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka diskutuar sot në Komisionin e Edukimit disa nga risitë e maturës shtetërore.
-
VIDEO
Përjashtimi i 6 deputetëve të PD, Korreshi: Vendim i marrë paraprakisht! Të enjten, protestë me bilbila në Kuvend! Rama po bën luftë shpatash në Japoni
Deputeti i PD, Saimir Korreshi tha se vendimi për përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës ishte marrë paraprakisht dhe mbledhja e sekretariatit të Etikës ditën e sotme, ishte thjesht formale.
“Vendimet janë marrë paraprakisht pavarësisht se formalisht mblidhet sekretariati. Vendimet janë marrë që në grupin parlamentar të PS që u mblodh ditën e djeshme.
E njëjta histori, kalojnë afatet, Kuvendi ka shumë punë se ka filluar fushata elektorale dhe më shumë merren me ‘Aktivistin’ sesa më punët. Ata pretendojnë se ka rregullore ndërkohë që janë të parët që kanë shkelur rregulloren. Kur ne kërkojmë interpelancë thonë se është bashkuar me mocionin për debat ndërkohë që duhet të bëhen veçmas”-tha Korreshi.
I pyetur nëse opozita do organizojë protestë dhe do bllokojë seancën e kësaj të enjte, Korreshi tha se do të kishte protestë por është e kotë sepse kryeministri Edi Rama ndodhet në Japoni.
“Do protestojmë edhe në seancën e rradhës. Por i bie të protestosh kot sepse ai është duke bërë lufta me shpata në Japoni. Koçi i Teto Ollgës po bën luftë me shpata në Japoni, edhe këtë javë na mbetet të protestojmë me bilbila ”-tha deputeti.
-
VIDEO
I fryu 6 orë bilbilit, Spaho në Komisionin e Etikës: Revoltohem se po bëhet grusht shteti! Do bëj zhurmë e thyej karrige se doni të shkatërroni opozitën
Teksa po shqyrtohet kërkesa e PS për përjashtimin e deputetëve të PD, mes tyre edhe Edmond Spaho, deputeti demokrat ka hyrë live në Facebook duke treguar se si po mbrohej në Komisionin e Etikës. Sipas Spahos, është revoltuar sepse po bëhet grusht shteti ndaj do të bëjë zhurmë e do të hyjë në Kuvend sa herë të dojë dhe do guxojë të thyejë dhe karrige për shkak se kanë refuzuar ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen McGonigal.
-
VIDEO
Kërkesa e PS për përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës, PD e Berishës: Akt i paprecedentë! Kërkojnë mbledhje Sekretariati jashtë afati
Pas kaosit të krijuar seancën e kaluar në Kuvend, duke bllokuar foltoren, fryrë bilbilit dhe duke krijuar zhurmë në parlament, Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e 6 deputetëve, gjë që nuk është mirëpritur nga Partia Demokratike. Demokratët thonë se është duke u shkelur rregullorja pasi mbledhja duhet të ishte bërë brenda 48 orëve dhe mbledhja e sekretariatit sipas tyre është bërë 4 ditë pas dorëzimit të kërkesës.
PD e cilëson si të pavlefshëm këtë vendim pasi sipas tyre, kërkesën e PS-së e ka firmosur Baftjar Zeqaj, i cili më herët u kap duke votuar për kolegen socialiste.
Sekretariati për Proçedurat dhe Votimet e pritet të përjashtojë deputetët e PD.
-
VIDEO
Mblidhet komisioni i Etikës për përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës, Spaho: Në Kuvend shkoj kur të dua unë! Bllokova seancën se po shkelet kushtetuta
Ditën e sotme po mbahet seanca në komisionin e Etikës për përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës, Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Greta Bardeli për shkelje të etikës gjatë seancës plenare të 16 shkurtit.
-
VIDEO
Degjenerimi i parlamentit/ Kryemadhi: Ramën s’e shiti Ahmetaj ( 20 shkurt 2023)
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe deputeti i PD, Edmond Spaho kanë qenë të ftuar në studion e emisionit “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo me Report TV ku folën për zhvillimet më të fundit në vend dhe përplasjen e ashpër politike mes mazhorancës dhe opozitës.
-
VIDEO
Spaho te ‘5 Pyetjet’: Ditën që ikën nga pushteti Rama e pëson keq! Filozofia amerikane për sjelljen ‘me miqtë’
Deputeti demokrat, Edmond Spaho tha sot në ‘5 Pyetjet’ në Report Tv se Rama do ta marrë përgjigjen amerikane për atë që ka bërë me McGonigal ditën kur do të ikë nga pushteti.
-
VIDEO
Kryemadhi: S’e ka shitur Arben Ahmetaj Ramën, por një tjetër shumë i afërt me të! S’e mbroj se i nxjerrin një pastruese tjetër me lekë
Monika Kryemadhi ka deklaruar sot në ‘5 pyetjet’ në Report Tv se nuk ia ka dhënë Arben Ahmetaj dosjen për inceneratorët por një njeri tjetër shumë më i afërt me Ramën.
“Sa më shumë ta mbroj unë Ahmetajn aq më shumë do ta groposë Edi Rama. Do t’i nxjerrë edhe një pastruese tjetër me lekë. Arben Ahmetaj në Elbasan dhe Fier ka zero përgjegjësi. Nuk ma ka dhënë Arben Ahmetaj dosjen. Nuk i ka shitur Arben Ahmetaj por një njeri tjetër shumë i afërt i tyre. E ka shumë afër atë njeriun”, tha Kryemadhi.
-
VIDEO
Kryemadhi për Dorian Duçkën: Profesionist në lobim! Por nuk e di nëse ia ka futur Edi Ramës me ato që mund të ketë deklaruar në SHBA
Ndërsa foli për Dorian Duçkën të cilin opozita e ka akuzuar se ka bashkëpunuar me Edi Ramën, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha në emisionin ‘5 pyetjet’ se Duçka u shkëput nga LSI kur nisi biznesin e tij privat si lobist.