• VIDEO

    Zhupa: Deputetët e Edi Ramës u futën fshehurazi nga dera e dytë e Kuvendit! Nuk dolën përballë protestuesve

    Deputetja e PD, Ina Zhupa duke folur para protestuesve tha se deputetët e mazhorancës kishin hyrë në Kuvend fshehurazi duke u përpjekur të mos përballen me qytetarët e mbledhur para godinës së parlamentit.

    “Doktor Berisha vjen këtu me misionarët e revolucionit dhe krenarinë e demokracisë. Ne sot pamë me sytë tanë sesi disa deputetë zgjodhën të rrinin ballazi të përshëndeteshin me qytetarët për të hyrë në sallën e parlamentit dhe deputetët e Edi Ramës hynë fshehurazi nga hyrja e dytë e parlamentit. Ata mendojnë se duke e fshehur Ramën për 3 javë ne do harrojmë skandalin McGonigal”-u shpreh Zhupa.

  • VIDEO

    Spaho s’pushon duke i rënë bilbilit, pezullohet seanca e Kuvendit! Balla: Berisha po kërkon të destabilizojë Shqipërinë

    Seanca plenare është pezulluar për 10 minuta dhe shkak për këtë është bërë kaosi i shkaktuar nga deputetët e Rithemelimit në Kuvend, të cilët u kanë rënë bilbilave.

    Nga ana tjetër Taulant Balla u shpreh se me këtë skenar, Berisha po kërkon që të destabilizojë Shqipërinë. Sipas tij, kërkesa e opozitës për mocion me debat për dosjen McGonigal është miratuar por ata nuk kanë asnjë interes për këtë çështje.

  • VIDEO

    Dash Sula me tone të ashpra: Më vjen turp që jam pjesë e këtij Kuvendi! Ramës i intereson tensioni

    Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula në fjalën e tij në Kuvend folu me tone të ashpra. Sula u shpreh se i vjen keq që është pjesë e këtij kuvendi e që kjo rrëmujë e ky tension më së shumti i leverdis vetë kryeministrit Edi Rama. Sipas Sulës në Kuvend ka kohë që nuk flitet për hallet e qytetarëve.

    ‘Mos më ndërprit! Nuk hy në konflikt! Thuaj Ballës të mos flasë. Po ju them se s’duhet kthyer parlamenti në shinat normale të funksionimit të tij. Dyshoj se kjo është një situatë e stisur e interesuar për të dyja palët. Ne kërkuam interpelancë dhe ishte shumë e thjeshtë që të vinte kryeministri. S’ka zë të flasë kryeministri, pasi i intereson që të rrisë tensionin. I intereson që të rrisë tensionin për të larguar vëmendjen nga ndërkombëtarët dhe SHBA-të. Opozita mos të bëjë më veprime të tilla. Opozita duke e joshur ju duke hedhur grepa të tilla. Kemi qysh në dhjetor që ne nuk flasim për hallet dhe problemet e qytetarëve. Duhet të dalim të diskutojmë dhe të debatojmë e të flasim për pika të rëndit të ditës. Nuk shkon kështu.’- u shpreh Sula.

  • VIDEO

    Flutura Açka: Ky parlament fashist, sillni Ramën këtu të japë përgjigje nëse është i korruptuar

    E ashpër ishte në seancë plenare deputetja e PD, Flutura Açka, e cila tha se me këtë sjellje Kuvendi po bëhet fashist.  

    “Me këto përjashtime këtu është bërë një parlament fashist. Kush jeni ju që nuk e sillni Kryeministrin këtu? Mblidhmi mendtë e Kokës. Sillni Kryeministrin këtu se kam disa pyetje t’i bëj për të më dhënë përgjigje nëse është i korruptuar. Ne në këtë parlament nuk gjejmë dot gjysmë orë kohe për të folur për Kosovën në këtë moment të rëndësishëm”, tha Flutura Açka.

  • VIDEO

    Protestat e Berishës, ambasadori italian në Shqipëri: S'mund të vazhdohet pa fund me konflikt politik, ulni tensionet

    Në pritjen që Ambasadori i Italisë në Tiranë Fabrizzio Bucci organizoi me deputetët grupeve parlamentare të miqësisë Italo- Shqiptare, kërkoi tu jepet fund konflikteve dhe ndasive politike dhe të gjenden ura komunikimi në shërbimin të vendi

  • VIDEO

    Bylykbashi në seancë: Kjo mazhorancë po vret parlamentarizmin

    Deputeti Oerd Bylykbashi akuzoi mazhorancën se po godet rëndë parlamentarizmin me sjelljen që po bën.

    “Ky parlament është kthyer në varrëmihësin e parlamentarizmit. Shumica po abuzon të drejtat e deputetëve për të përfaqësuar qytetarët. Unë nuk pres që kjo qeveri të respektojë të drejtat e shqiptare por ky parlament e ka këtë detyre. Kemi kërkuar komision hetimor, ndërsa jo thoni që ligji është pezulluar nga Byroja. Absolutisht kjo nuk mund të ndodhë.  Kryeministri nuk vjen këtu se ka hall se po foli i regjistrohet se çfarë thotë”, tha Bylykbashi.

  • VIDEO

    Berisha del nga selia e PD, niset drejt parlamentit 1 orë me vonesë

    Pothuajse me të njëjtin skenar nga protesta e shkuar, Sali Berisha ka dalë nga selia e PD një orë pas mbledhjes së protestuesve para Kuvendit. I shoqëruar nga bodigardët, ai po shkon në këmbë drejt parlamentit.

  • VIDEO

    Noka para protestuesve: Rama na ndalon të hyjmë në Kuvend se është në panik! I pashpresë, ka kthyer parlamentin në burg

    Flamur Noka ka marrë fjalën para protestuesve që janë mbledhur para parlamentit duke e cilësuar Edi Ramën si “e zeza e Shqipërisë” që duhet të largohet nga posti i kreut të qeverisë. Teksa protestuesit e duartrokisnin dhe brohorisnin “Rama ik”, Noka thoshte se nuk mund t’ia hedhë këtë herë se nuk do e tolerojnë dhe do vijojnë me revolucionin.

     
  • VIDEO

    Balla flet me zhurmës së bilbilave të opozitës: Kjo ndodh kur familjarët e 21 janarit akuzojnë për vrasje Berishë

    Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar në PS, mes zhurmës së deputetëve të opozitës të cilët nuk pushonin duke u rënë bilbilave, tha se kjo situatë do të jetë në Kuvend, derisa kohë familjarët e viktimave të 21 janarit kallëzojnë në SPAK për vrasje Sali Berishën.

     
  • VIDEO

    Debate në Kuvend/ Kapet 'mat' Vasili 'përton' t'i fryjë bilbilit, e vendos në youtube dhe fsheh telefonin

    Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është kapur mat teksa ka vënë në youtube zhurma bilbili dhe ka fshehur telefonin. Në kuvend aktualisht janë duke u zhvilluar debate dhe deputetët e opozitës po i fryjnë bilbilit në shenjë revolte, por Vasili ka gjetur një zgjidhje pak më të "zgjuar".

  • VIDEO

    Spaho: Mazhoranca po sillet si bandite! Në s’tërhiqemi nga dy kërkesat për diskutimin për McGonigal dhe lidhjen me Ramën

    Deputeti i Rithemelimit të PD-së Edmond Spaho u shpreh se ato nuk tërhiqen nga dy kërkesat për të diskutuar për McGonigal dhe lidhjen e tij me kryeministrin Edi Rama.

    ‘Sot u vërtetua se kemi të bëjmë me një mazhorancë e cila sillet si bandite. Një mazhorancë mafioze. Pse ofenduat. Kryeministri ble zyrtarët huaj. Një mori gazetash nga më të mëdhatë në Evropë ka folur për këtë. Jeni sjlleë në kundërshtim m rregulloren e Kuvendit. S’ka parlament në botë që përjashton 19 deputetë! Ka një muaj që ka shpërthyer një skandal ndërkombëtar ku përfshihet kryeministri ynë dhe McGonugal. Ne kemi kërkuar një seancë pyetjesh me kryeministrin! Pse nuk zhvillohet seanca, pse nuk po vjen kryeministri. Po kështu kemi kërkuar dhe mocion me debat pa kohë. Ju nuk e vini ujin në zjarr dhe nuk pranoni të debatoni! Për këto dy kërkesa nuk do të ketë asnjë tolerim nga ne.;- tha Spaho.

    Felaj: Bashkimi i interpelancave të shqyrtohet një herësh. Do të grupohen së bashku dhe do të shqyrtohen një herësh.

  • VIDEO

    Këlliçi: Boll me këtë maskaradë! Është antikushtetuese që s’na lejojmë të futemi në seancën plenare

    Deputeti Belind Këlliçi thotë se ata duan që të zbatojnë ligjin dhe të marrin pjesë në seancë, kjo pasi sipas tij vendimi është antikushtetues. Këlliçi akuzoi Nikollën dhe Ramën, duke nënvizuar se sipas tij është çmenduri që nuk lejohen që të futen brenda në seancën plenare.

    ‘Aty siç e shihni janë trupat e gardës që po bëjnë luftë me deputetë a thua se ku po shkojmë a thua se po i shkojmë Ramës në Surrel. Ne kemi bërë kërkesë kemi ankimuar vendimin e komisionit të etikës. Kemi njoftuar sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit të tërheqin gjithë këto djem që i kanë vendosur tek dera me këtë zell të frikshëm për të mos lejuar deputetët të futen në seancë. Duhet të mblidhet byroja, pasi kemi çuar ankimim. Nuk e di se çfarë tjetër duhet të bëjmë. Është hera e dytë që pezullohem nga seanca pa folur. Kjo është një çmenduri e Edi Ramës. Kjo është çmenduri. Në çfarë vendi demokratik është parë kjo. Kur fusin megafon në seancë. Po kërkojmë që të hyjmë në seancë parlamentare. Ky është një vendim turpërues për ata që e marrin. Nga kush e mbrojnë parlamentin nga unë Belind Këlliçi, çfarë i kam bërë unë parlamentit. Pse nuk ndalojnë Edi Ramën që ka vjedhur këtë vend. Ku e kemi shkelur rregullin. U përjashtova për një mbajtëse telefoni. Po kapen zonjat me duar duke i shtyrë. Ku janë këto zonjat e PS-së. Ku janë këto që u shqetësuan.’- u shpreh Këlliçi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv