-
VIDEO
PD pa fonde për zgjedhjet e 2023? Alibeaj: Duhen llogaritur zgjedhjet e vitit 2015-2017! Felaj: Shqetësimet në KQZ, jo këtu
KQZ ka kujtuar kuvendin se duhet të miratojë një fond shtesë, i cili do t’i alokohet partive politike të cilat do garojnë në zgjedhjet lokale të vitit 2023. Për Enkelejd Alibeajn, ndarja e fondit duhet të realizohet në frymën e nenit 180, i cili parashikon se alookimi i fondit janë sipas rezultatit të zgjedhjeve 2018.
-
VIDEO
Xhaferaj për Report Tv: Revolucioni kulturë e majtë, i bie të kërkojnë asistencë tek vende si Rusia! Me Berishën në krye s’jemi alternativë fituese
Revolucioni që kërkon Sali Berisha bashkë me aleatin e tij të ngushtë Ilir Meta, është një kostum që s’i rri të djathtës! Kështu deklaroi deputeti i Partisë e Demokratike, Ferdinand Xhaferaj i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, i cili nënvizoi se revolucionet janë kultura të majta, e që i bie për të realizuar një të tillë, duke të kërkosh asistencë në vende si Rusia. Sipas Xhaferrajt, nuk duhet të flitet për logjikë revolucionesh, por për një platformë qeverisje.
-
VIDEO
Berisha mesazh anëtarëve të Kryesisë: Vetëm me dialog arrihet suksesi i revolucionit! Derë më derë me çdo qytetar
Në mbledhjen me Kryesinë, Sali Bersha i ka dhënë mesazh anëtarëve që të shkojnë derë më derë për të biseduar me qytetarët pasi vetëm në këtë mënyrë e arrijnë suksesin e revolucionit që kanë nisur.
"Ne na duhet një dialog shumë intensiv. Sepse ky grup jo vetëm ndërmori aktet më të turpshme dhe kriminale ndaj opozitës dhe pluralizmit, por ky grup i siguroi kësaj organizate kriminale mbrojtjen më të fuqishme ndërkombëtare, evidente.
Askush nuk e përcakton fatin më shumë se vota. Ky qëndrim u mbajt vetëm për të shtypur opozitën shqiptare dhe për të ndihmuar një regjim kleptokratik, një narkoregjim. Ndaj e konsideroj jetik këtë dialog, shtëpi më shtëpi, derë më derë, me çdo qytetar, pavarësisht bindjeve të tij politike", tha Berisha.
-
VIDEO
Gratë e PS u revoltuan prej gjuhës linçuese, Berisha: Kulmi! Më akuzojnë për sjelljen e shfrenuar të të tjerëve
Sali Berisha ka reaguar për deputetet që u revoltuan prej gjuhës së përdorur dhe kërkuan përjashtimin e ish kryeministrit nga Kuvendi përgjithmonë. Në takimin me kryesinë, Berisha thotë se është kulmi që e akuzojnë për sjelljen e të tjerëve.
"Ju e shihni se si sillen në parlament. Kurrë parlamenti Linda-Rama nuk ka qenë në këtë situatë. Kurrë! Një grusht të zhveshur nga çdo moral politik, e trajtojnë parlamentin si një klub të neveritshëm, si një plaçkë të neveritshme. Bënë dje deklaratë që të më akuzonin mua si fajtor për sjelljet e shfrenuara të të tjerëve. Apo fajin e ka saliu edhe këtu? Kjo ishte kulmore. Ja ku shkon degradimi.
Duhet ta dini se aty nuk ishte vetëm Edi Rama, ishte edhe diçka tjetër. Ndaj kërkoj tani që koalicioni PD-PS i grave që të faktonte se për shfrenimet e tyre, fajin e ka Berisha. E dhashë këtë shembull për të thënë se shikoni se në çfarë shkalle, këta kanë humbur çdo lloj logjike. Kanë humbur gjithçka dhe janë të aftë të thonë çdo gjë, të ndërmarrin çdo gjë. Duhet të falenderojmë qytetarët për përgjegjësinë dhe pjesëmarrjen e tyre në protesta. Duhet të vazhdojmë.", tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha: Dhuna nuk të sjell në objektivin që kërkojmë! Ne jemi në hapat më fillestarë të mosbindjes civile
Një një mbledhje me kryesinë, Sali Berisha u shpreh se jemi në hapat më fillestarë të mosbindjes civile.
‘Ju e shihni, gazeta më e madhe në SHBA, Uashington Post thotë që Edi Rama është i zhytur deri në fyt në afera sekrete me McGonigal. Ju e dëgjuat gazetarin e BILD nga Nju Jorku, deklaroi haptas se dokumentet faktojnë se McGonigal u mor me Sali Berishën. Ndaj dhe duhet të vazhdojmë me persistencë absolute këtë revolucion. Në mënyrë kreative.
Unë e di që çdo ditë do dëgjoni njerëz që ju thonë se pa dhunë, nuk përmbyset, nuk arrihet. Unë u them atyre, dhe ju do u thoni, se qëndresa është forcë. Dhuna nuk të sjell në objektivat që kërkon.
Ne jemi në hapat më fillestarë të mosbindjes civile, të shfrytëzimit të potencialit të jashtëzakonshëm që ka mosbindja civile. Nuk shkojmë te forca. Sepse të shkosh te forca, do të thotë të marrësh pushtetin me forcë. Që në këtë moment, kjo forcë asgjëson veten. Por përdorim çdo formë të mosbindjes civile.’- u shpreh Berisha. -
VIDEO
Dhuna ndaj gazetarit të Report Tv, Elvis Hila, Zhupa: Depozitova në kuvend pr.ligjin për mbrojtjen e punonjësve të medias! Të rritet dënimi për agresorët
Deputetja Ina Zhupa ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projekt ligj për mbrojtjen e gazetarëve. Duke marrë shkasë nga sulmi i paprecedentë ndaj gazetarit të Report Tv, Elvis Hila për shkak të detyrës si dhe për disa raste të tjera në disa media, Ina Zhupa thotë se duhen disa shtojca në kodin penal për gazetarët, duke shtuar dënimin ndaj agresorëve.
-
VIDEO
A ia arriti qëllimit protesta e thirrur nga Partia Demokratike ? (13 shkurt 2023)
Deputeti demokrat Ervin Salianji ka komentuar në Report Tv protestat e mbajtura nga Sali Berisha të shtunën dhe atë ditën e sotme para Kuvendit. I ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Salianji tha se i shikon protestat si një ringjallje të nervit opozitar.
-
VIDEO
Protestat, Salianji te ‘5 Pyetjet’: U ngjall nervi opozitar! Rama të vijë në Kuvend të japë llogari
Deputeti demokrat Ervin Salianji ka komentuar në Report Tv protestat e mbajtura nga Sali Berisha të shtunën dhe atë ditën e sotme para Kuvendit. I ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Salianji tha se i shikon protestat si një ringjallje të nervit opozitar.
-
VIDEO
Teatri i Operës dhe Baletit mban homazhe për viktimat e tërmetit në Turqi e Siri
Teatri i Operës dhe Baletit ka mbajtur homazhe për të gjithë njerëzit që humbën jetën në tërmetin tragjik të 6 shkurtit, në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë. Kjo përmes performancave të Ansamblit Popullor, Kuartetit të Harqeve, trupave të baletit dhe solistëve të TKOB-së.
-
VIDEO
Pak protestues para Kuvendit, disa tentojnë të çajnë kordonin policor! Berisha kërcënon: Gati të futen në sallë, janë heronj, të enjten sërish këtu
Paralelisht me ‘luftën’ në seancë plenare Berisha kishte thirrur ‘fazën e dytë të Revolucionit’, protestë para Kuvendit. Një numër shumë i vogël mbështetësish iu përgjigj edhe këtë herë. Si për të justifikuar fjalën ‘revolucion’ ata i patën disa shashka dhe tymuese në drejtim të policisë. Ish-Kryeministri i quajti heronj dhe i ftoi sërish në seancën e së enjtes, këtë herë edhe të futen brenda nëse do të duan.
-
VIDEO
Si negocioi Berisha me rusët për hidrocentralet në 2012-n, një delegacion i shkoi në zyrë! Në 2007-n e kishte hapur tregun për serbët përmes Fazlliç
Report Tv ka siguruar dokumentin që vërteton negociatat që ka kryer Sali Berisha në kohën kur ishte kryeministër, me kompaninë shtetërore ruse RusHydro. Dokumenti është një letër e dërguar nga ambasadori rus, Abramov për ministrin e Energjetikës të asaj kohe, Edmond Haxhinasto, përfaqësues i LSI-së në qeverisjen që Meta kishte prej 3 vitesh me Sali Berishën.
-
VIDEO
Berisha paralajmëron deputetët: Herën tjetër nuk do mund të largoheni nga Kuvendi pa u marrë leje protestuesve
Teksa mbajti fjalim para protestuesve të mbledhur para Kuvendit, ish kryeministri, Sali Berisha paralajmëroi deputetët e pranishëm në seancën e sotme se herën tjetër nuk do kenë mundësi të dalin nga Kuvendi pa marrë lejen e protestuesve.