-
VIDEO
Sot Kuvend, të përjashtuar 12 deputetë demokratë! Berisha, Paloka, Këlliçi dhe Noka e ankimojnë, Byroja konfirmon masën! Garda nuk i lejon në seancë
Në seancën e sotme plenare, do të mungojnë 12 deputetë demokratë që kanë shkaktuar kaos në seancat e shkuara. Ata janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati. Në seancë shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Nikollës.
-
VIDEO
'Po ju përdorin! S'është legale kjo që po bëni', deputetët e përjashtuar tentojnë të futen në Kuvend, Garda nuk i lejon
Deputetët e Rithemelimit të përjashtuar nga Kuvendi, kanë debatuar me përfaqësuesit e Gardës së Republikës, pasi po tentojnë që të futen në Kuvend. Ato nuk janë lejuar që të futen në seancë.
"S'është legale kjo që po bëni. Po ju përdorin", mësohet t'i kenë thënë deputetët - Gardës.
12 deputetë janë përjashtuar nga seanca plenare për shkak se në seancën e kaluar ata kanë bllokuar foltoren e kanë shkaktuar kaos në Kuvend. Ata janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.
-
VIDEO
Protestuesit nisen drejt selisë së Kuvendit, marshim në këmbë nga selia e PD! U ‘prin’ Noka, i përjashtuar nga seanca e sotme
Deputetët e PD dhe protestuesit janë nisur drejt Kuvendit ku pritet të mbahet seanca plenare dhe njëkohësisht edhe protesta e thirrur nga Berisha. Në krye të protestuesve, qëndron Flamur Noka i përjashtuar me 10 ditë nga sëancat plenare. Po ashtu edhe Belind Këlliçi i cili është përjashtuar me 5 ditë. Të dy kanë deklaruar se do jenë të pranishëm në seancë pavarësisht masës disiplinore të marrë ndaj tyre.
-
VIDEO
Protesta e Berishës, deputetët e Rithemelimit mblidhen në selinë blu! Rreth 1 mijë forca policie ‘blindojnë’ Kuvendin, në gatishmëri edhe FNSH
Ditën e sotme pritet të mbahet protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha. Njëjtë si në seancën plenare të 13 shkurtit, organizimi i protestuesve pritet të bëhet para Kuvendit. Berisha dhe 11 deputetë të tjerë të Partisë Demokratike janë të përjashtuar nga seanca plenare për bllokim të foltores së Kuvendit dhe shkelje të etikës.
-
VIDEO
Sula: S’më pëlqen fjala revolucion! Rama të iki, opozita e Berishës s’e ngjall shpresën! Gjyqtarët të mos ndikohen nga presioni i protestës për vulën e PD
Deputeti i PD, Dashnor Sula është i bindur se Edi Rama dhe qeveria e tij duhet të largohet por thekson se Sali Berisha me mbështetësit e tij nuk ngjallin shpresë.
-
VIDEO
Lufta për vulën e partisë/ Kalaja: Protesta nuk është presion ndaj gjykatës! Avokati i PD në Apel: Nëse rrëzohet vendimi i Zhukrit, partia i mbetet Bashës dhe Alibeajt
E ftuar në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, avokatja Adriana Kalaja tha se caktimi i datës së protestës ishte totalisht i zakonshëm, duke mos pranuar se po bëhet persion ndaj gjykatës së Apelit që të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit.
-
VIDEO
Kërkesa opozitës për shkarkimin e Nikollës, të enjten seanca drejtohet nga Felaj
TIRANË- Seanca e kuvendit e parashikuar për të enjten do të drejtohet nga nën kryetarja Ermonela Felaj. Kjo, jo për shkak se Lindita Nikolla, Kryetarja e Kuvendit është jashtë vendit, por në respekt të rregullores së kuvendit, që parashikon që në seancën kur shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e kryetarit të kuvendit, seanca drejtohet nga nënkryetarja.
-
VIDEO
Kosova feston më 17 shkurt 15 vite pavarësi, ambasada në Tiranë pritje zyrtare! Begaj: Ka treguar pjekuri, është faktor paqeje në Rajon
Ambasada e Kosovës në Tiranë organizoi në vigjilje të 15 vjetorit të pavarësisë një pritje zyrtare me përfaqësues të politikës, por jo vetëm. Në fjalën e mbajtur në këtë pritje, Presidenti Begaj u shpreh se në këto 15 vite pavarësi, Kosova ka treguar që është faktor paqeje në rajon.
-
VIDEO
Tritan Shehu për Report Tv: Nëse gjykata e Apelit s’i jep PD-në Berishës do të ishte grusht shteti
Nëse gjykata e Apelit më 3 mars do të caktojë Lulzim Bashën si kryetar të PD-së, duke zhbërë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri për t’i dhënë partinë Sali Berishës, grupimi i drejtuar nga ky i fundit nuk do ta njohë vendimin. Tritan Shehu, deputet në grupin e Rithemelimit, për Report Tv se do të ishte një gjykatë e çmendur nëse do të merrte një vendimkundër atij që ka dhënë Zhukri
-
VIDEO
PD nxjerr VIDEON kur PS ishte në opozitë! Noka dhe Këlliçi: Me megafonë e bilbila, çfarë ndodhte në seancat plenare në 2006 kur socialistët zaptonin foltoren e Kuvendit
Deputetët demokratë, Flamur Noka dhe Belind Këlliçi gjatë kohës që dhanë deklaratë para mediave pasi u përjashtuan nga seancat plenare për 5 ditë, sollën në mendje edhe një video ku shfaqeshin deputetë të mazhorancës aktuale gjatë kohës që ishin në opozitë. Në video, deputetët e mazhorancës gjatë kohës që ishin në opozitë përdornin megafonë dhe bilbila gjatë zhvillimit të seancave plenare.
-
VIDEO
Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave, një pol kulturor multifunksional, dedikuar fëmijëve
Një investim i ri për vogëlushët e kryeqytetit dhe jo vetëm, do t’i shtohet së shpejti panoramës së liqenit artificial të Tiranës. Qendra e re Kombëtare e Kulturës për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave, me sipërfaqe rreth 5500 m2, është projekti më i ri, i parashikuar të ndërtohet përgjatë 2 viteve, duke filluar zbatimin nga 2023
-
VIDEO
Korreshi: Po të përjashtohemi vetëm për fjalët 'orgji' dhe 'McGonigal', Kuvendi duhet të ishte mbyllur për 100 vjet prej fjalëve të Ramës
Deputeti i PD, Saimir Korreshi e ka cilësuar "absurd" vendimin e Kuvendit për të përjashtuar 4 deputetët Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka nga seancat plenare. Në fjalën e tij për media, Korreshi u shpreh se s'mund të përjashtohen deputetët vetëm se kanë përdorur fjalët "orgji" dhe "McGonigal" pasi Rama përdor fjalë shumë herë më të rënda në parlament.