• VIDEO

    Përfundon mbledhja e Komisionit të Etikës! Noka: Duan të na përjashtojnë se përdorëm bilbila në seancë! Njëjtë kanë vepruar edhe ata kur ishin në opozitë

    Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën ka marrë vendimin për përjashtimin e Berishës dhe tre deputetëve të opozitës nga seancat plenare pas fyerjeve dhe shkeljes së etikës të bërë ditën e martë në Kuvend.

  • VIDEO

    Media amerikane shkrim për Evi Kokalarin: Ekstremistja e djathtë e lidhur me ish kryeministrin e turpëruar shqiptar (Sali Berisha)! Si lobonte në SHBA për të goditur Ramën

    Media amerikane “The Daily Beast” i ka dedikuar një artikull të gjatë Evi Kokalarit, të njohur ndryshe si “amerikania e Berishës” për shkak të mbështetjes së gjerë që i dha pasi ish kryeministri u shpall ‘non grata’ nga SHBA. Në shkrim përmendet se si Kokalari udhëtonte vazhdimisht në Shqipëri për të marrë pjesë në aktivitetet e Berishës ndërsa mbetet mister kush i ka financuar lëvizjet e saj. Gjithashtu artikulli vë theksin se Kokalari ka lobuar në SHBA për të diskredituar Edi Ramën dhe u zotua se do të përdorte lidhjet e saj në Amerike për të goditur qeverinë shqiptare.

  • VIDEO

    Berisha foli për orgji me McGonigal, debat në Report Tv, Spahiu: Gratë e Kuvendit u revoltuan sepse na cenoi! Deputetja e Rithemelimit: Punoni me dy standarde, edhe nga PS fyhet

    Po këto fyerje të rënda, për deputeten e Rithemelimit, Sorina Koti ky vendim është me dy standarde tërësisht i padrejtë. E pyetur nga gazetari i Report Tv Nertil Agalliu, në Sot lIve në Shqipëri sipas saj, Berisha nuk ka fyer askënd madje është ofenduar më rëndë nga partia socialiste. 

  • VIDEO

    Presion gjykatës më 3 mars? Ilir Meta: Drejtësia merr urdhër nga Surreli, solidaritet të plotë me demokratët

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se më 3 mars të gjithë do të jenë solidarë me demokratët ditën kur merret vendimi për fatin e PD. Meta tha se drejtësia merr urdhër nga ‘drejtësia e Surrelit’.

     
  • VIDEO

    Foto me Agron Nezën dhe agjentin e FBI, Meta: Nezën e njoh prej vëllait, e kam pasur mik! Rossinin nuk e dija kush ishte

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është pyetur sot në konferencën për mediat në lidhje me foton e publikuar nga Shqiptarja.com ku Meta ishte në shoqërinë e personave që i akuzon për korrupsion me Edi Ramën si Agron Neza, Dorian Duçka, një agjent i FBI Mark Thomas Rossini dhe të tjerë.

  • VIDEO

    Ish-zyrtari në kërkim ndërkombëtar për mashtrim 2.4 mld euro me ‘call center’, Berisha: Edi Rama takoi në Dubai Amant Josifin

    Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama gjatë takimit vizitës së tij në Dubai ka takuar Amant Josifin. Ky i fundit është një ish-zyrtar i shpallu në kërkim pasi ka qenë pjesë e një skeme me Call Center përmes së cilën mashtruan qytetarë me një vlerë prej 2.4 mld euro

     
  • VIDEO

    Presion gjykatës më 3 mars? Ilir Meta: Drejtësia merr urdhër nga Surreli, solidaritet të plotë me demokratët

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se më 3 mars të gjithë do të jenë solidarë me demokratët ditën kur merret vendimi për fatin e PD. Meta tha se drejtësia merr urdhër nga ‘drejtësia e Surrelit’.

    "Çështja e Partisë demokratike nuk është çështje e demokratëve, por e demokracisë, e pluralizmit politik, e shpartallimit të grushtit të shtetit. Ramaforma është drejtësia e Surrelit, që urdhëron kancelarin e gjykatësit në regjistër. Kjo është drejtësia e Surrelit. Shqiptarët më 3 mars do t’i japin mesazh të qartë prokurorëve dhe gjyqtarëve të mos bëhen bedelë të Ramës dhe McGonigal. Më 3 mars janë në solidaritet të plotë edhe të gjithë socialistët, bashkë me ne. Edhe ata kërkojnë llogaridhënie pasi nuk vidhen vetëm taksat e opozitarëve por të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ky korrupsion ka goditur të gjithë shoqërinë", tha Meta.

  • VIDEO

    Berisha sërish akuza Yuri Kim për vulën e PD: S'mund të bëjnë palë AliBashën se përmbyset sistemi i drejtësisë! Protesta e 3 marsit, objektiv ka vetëm Ramën

    Sali Berisha ka bërë sërish thirrje që qytetarët të mos mungojnë në protestën e 3 marsit, kur do të merret vendimi për fatin e PD. Ish kryeministri nuk kurseu sërish akuzat për Yuri Kim që ka ndërhyrë në drejtësi për cështjen e vulës së Partisë Demokratike.

     
  • VIDEO

    Berisha: Autoritetet italiane të ndërmarrin hetim për Lallën! Rama i hedh njerëzit në rrugë se nuk i zbatojnë urdhrat

    Sali Berisha ka përshëndetur faktin që prokurori Adriatik Llalla ka fituar statusin azilant politik ndërsa kërkon nga autoritetet italiane që të nisin hetim për rastin e tij.

    “Së fundmi dua të përshëndes autoritetet italiane, të cilat i dhanë azil politik, Adriatik Llallës, Prokurorit të Përgjithshëm. Unë nuk them se Llalla ishte një prokuror i fortë apo pa të meta, por shqiptarët duhet ta dinë se Adriatik Llalla u sanksionua sepse guxoi të denoncojë kompanitë e Sorosit dhe Rex Tillersonit. Kjo është e vërteta. Kjo është me dokumente. Kompani të cilat nuk respektonin ligjet e vendit.
    Dhe, sapo njoftoi Kongresin e SHBA për këto veprime, ai në mënyrë hakmarrëse, u shpall non-grata. Kjo është e vërteta.

    Beteja e Donald Lusë, publike ndaj prokurorit, unë nuk them se ishte pa të meta, por te prokurorët dhe gjykatësit, shteti duhet të ketë një sens se ata për shkak të detyrës, dënojnë njerëzit më të rrezikshëm të shoqërisë.  Në këtë sens, nuk hidhen në rrugë, siç i hedh Edi Rama ata që nuk zbatojnë urdhrat. Pse u dënua Llalla? I vunë nja dhjetë padi dhe përfunduan te rritja e vlerës së pronës.
    Ndaj dhe në këtë kontekst, u bëj thirrje autoriteteve italiane të ndërmarrin një hetim për rastin e Llallës. Të ndërmarrin një hetim të plotë se nuk është punë diskriminimi siç shkruan vendimi, janë më të thella. Mund të shërbejë si kazus për të nxjerrë mësime shumë të vyera për Shqipërinë, për Italinë, për Europën dhe SHBA”, tha Berisha.

  • VIDEO

    Berisha: Ortaku i McGonigal s’mund të jetë me kryeministri i Shqipërisë, ngritja e komisionit hetimor është jetike

    Sali Berisha thotë se është jetike ngritja e komisionit hetimor për takimet e kryeministrit Edi Rama me agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. Berisha thotë se Rama duhet të ikë pasi ortaku i agjentit të FBI nuk mund të udhëheqë Shqipërinë.

    “Ne s’kemi bërë gjë tjetër veçse kemi mbrojtur interesat e zgjedhësve tanë në parlament. Parlamenti është bërë i padurueshëm për qytetarët. Ne do të qëndrojmë në parlament dhe do të qëndrojmë me vendosmërinë më të madhe.  Ortaku i McGonigal s’mund të ketë vend si kryeministri i Shqipërisë. Ai duhet të ikë. Ngritja e komisionit hetimor parlamentar nga opozita dhe parlamenti i Shqipërisë është jetik sepse veprimtaria e grupit McGonigal në Shqipëria ka qenë intensive, shumë planëshe, e ndërhyrë me qeveritarë me zyrtarë me gjykatës prokurorë dhe gjithçka në funksion të pushtetit të Ramës. Ndaj dhe natyrisht kundër sigurisë së SHBA se çdo akt i korruptimit të tij ka kërcënuar sigurinë e SHBA. Vendi është në terrorin e narko shtetit siç e shini”, tha Berisha.

  • VIDEO

    PD s'mori pjesë në zgjedhjet e 2019-ës por do marrë fonde publike, Celibashi: Do shpërndahen në bazë të zgjedhjeve të 2015! Çfarë parashikon Kodi

    Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se PD do të marrë fonde për zgjedhjet e 14 majit. Ndonëse nuk morën pjesë në zgjedhjet e 2019, Celibashi sqaron se është neni 180 që e përcakton se fondi për PD do të bazohet sipas zgjedhjeve pararendëse vendore të vitit 2015.

  • VIDEO

    Haklaj: Protesta e Berishës anti-amerikane, Mcgonigal ka çuar Metën në SHBA (14 shkurt 2023)

    Të katër të ftuarit në ‘Repolitix’ kanë qenë njëzëri kundër protestës së Sali Berishës së 13 shkurtit. Ish-deputeti Azgan Haklaj tha se arsyeja pse nuk ishte në protestë, ishte sepse u pa qartë që e gjitha ishte kundër SHBA-së, aleatit kryesor të Shqipërisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv