-
VIDEO
Damian Gjiknuri paraqitet në SPAK! Burime për Report Tv: Do të dëshmojë për abuzimet e projektit të rrugës Tiranë-Elbasan
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Gjiknuri është thërritur për të dëshmuar në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e abuzimeve të ndodhura gjatë zbatimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
-
VIDEO
Drejtësia dhe protesta (9 shkurt 2023)
Vendimet e fundit të SPAK për të nisur hetimet për ‘korrupsion’ dhe pastrim parash për ‘Gërdecin’ por edhe për të shpallur mos kompetencë për ’21 janari’ ishte temat e debatit sot në ‘Real Story’ të gazetarit Sokol Balla në Report Tv.
-
VIDEO
“Gërdeci histori e qartë”, Minxhozi: 21 janari? Skandal që prokurori s’ka marrë ende provën e re
Zhvillimet e fundit politike, protesta e opozites, si edhe hetimet e reja ne SPAK, ishin ne fokus te debatit, kete te enjte ne studion e Real Story, me gazetarin Sokol Balla, ne Report TV.Show less
-
VIDEO
VIDEOHIGHLIGHTS- Deklaratat më të forta në Real Story 9 shkurt
-
VIDEO
Habit simpatizanti i PD në takimin me Berishën: Skam lënë kish e xhami pa vajtur që të iki Rama
Një demokrat i flaktë ka folur përballë Sali Berishës duke thënë se nuk ka lënë kishë e xhami pa ndezur qiri për rrëzimin e Edi Ramës. Prej komentit të tij, ish kryeministri buzëqeshi dhe u shpreh se është një nga themeluesit e PD.
Demokrati Përparim Rama vijoi fjalën e tij duke thënë se në protestën e së shtunës mund të shkojnë me këngë e valle dhe të hedhin nga një lopatë dhè për rrëzimin e Edi Ramës.
Përparim Rama: Zoti i madh dëgjoi lutjen time. Nuk kam lënë kishë e xhami pa ndezur qiri për rrëzimin e Edi Ramës. Jam Përparim Rama. Doktori më njeh.
Sali Berisha: Një nga themeluesit.
Përparim Rama: Falenderoj të madhin Zot dhe që atë gropën që kishim hapur neve, ata ranë vetë. Them se kjo do të jetë protesta më e bukur sepse ne do shkojmë vetëm sa për të hedhur nga një lopatë dhè se ai ka rënë në varr. Ai është i vdekur politikisht. Është një kryeministër i mbaruar se po lan të gjithë ato gjynahe që juve i thatë. Them të shkojmë të gëzuar me këngë e valle për të festuar rrëzimin e tij. Ai ka marrë fund. Nuk ka më nevojë që ne të përdorim dhunë, molotov apo çfarë kishim në mend. T’ia hedhim atë lopatën me dhè. Ju Berisha më keni nxjerrë mallin e fillimit të viteve ’90 kur me të njëjtën energji, juve na u rikthyet për të na shpëtuar të gjithë neve. Për të shpëtuar kombin shqiptar. I lutem Zotit që këtë shëndet që keni, ta keni sa më gjatë.
-
VIDEO
Protesta nis të shtunën, çfarë ndodh të djelën? (9 shkurt 2023)
Deputetja e PD, Ina Zhupa e ftuar në emisionin “Kontrast” në Report Tv u shpreh se protesta e së shtunës nuk do të ketë limit kohor pasi do e vendosin qytetarët sa do të zgjasë revolta. Për analistin Lorenc Vangjeli do të përcaktohen 2 kufij që nuk do të shkelen as nga opozita as nga mazhoranca dhe shtoi se mund të ketë prani të gazit lotsjellës e molotovit, por nuk do të ketë forma ekstreme dhune.
-
VIDEO
Berisha vijon akuzat ndaj Ramës: Bashkë me grupin e tij sillet si organizatë kriminale! Të shtunën do e përmbysim regjimin më karikaturë në histori
Sali Berisha vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama se ka organizatë kriminale dhe vijon me thirrjet për protestën që ka thirrur më 11 shkurt. Në një takim me banorët e degës 6, 7 dhe 16 të Tiranës, Berisha thotë se e shtuna do të jetë ditë e nxehtë dhe përmend shpopullimin si një faktor që pretendon se e ka shkaktuar qeveria e Ramës.
-
VIDEO
Kush regjistrohet më 14 maj Berisha apo Alibeaj? Kume dhe Meta në Report Tv: Vetëm gjykata i jep zgjidhje! PD, partia më e madhe e opozitës, çështja të jetë prioritet
Kristaq Kume, ish-kryetar i KQZ dhe Gerta Meta, eksperte për zgjedhjet, shikojnë si domosdoshmëri faktin që gjykata duhet të marrë sa më shpejt një vendim për situatën në Partinë Demorkatike pasi sipas tyre vetëm kjo është zgjidhja e vetme. Të ftuar në emisionin “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj Kume dhe Meta nënvizuan se Gjykata e Apelit duhet të ndajë sa më parë drejtësinë në këtë ccështje dhe të vendoset se kush do përfaqësojë PD në zgjedhjet e 14 majit.
-
VIDEO
Berisha thirrje demokratëve: Sulmoni Erion Veliajn! Duhet gjuajtur me vezë e domate kudo që kalon! Po vjedh paratë tuaja
Sali Berisha i ka bërë thirrje demokratëve që të sulmojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës me vezë dhe domate kudo që kalon.
-
VIDEO
Protesta e 11 shkurtit, Zhupa: S'ka limit, qytetarët do vendosin sa do qëndrojnë! Vangjeli: Nuk do shkelen kufijtë! Do ketë gaz lotsjellës, jo të shtëna me armë
Deputetja e PD, Ina Zhupa e ftuar në emisionin “Kontrast” në Report Tv u shpreh se protesta e së shtunës nuk do të ketë limit kohor pasi do e vendosin qytetarët sa do të zgjasë revolta. Për analistin Lorenc Vangjeli do të përcaktohen 2 kufij që nuk do të shkelen as nga opozita as nga mazhoranca dhe shtoi se mund të ketë prani të gazit lotsjellës e molotovit, por nuk do të ketë forma ekstreme dhune.
-
VIDEO
Rama: Diplomat që jep ‘Bujqësori’ do jenë më të vlefshme në tregun ndërkombëtar! Agronomët, aq të nevojshëm sa mjekët
Në takimin me studentët, kryeministri Edi Rama përsëriti se ekselentët dhe ata që zgjedhin degët prioritare do të duhet të qëndrojnë për 3 vite në vendin tonë pasi Shqipëria nuk mund të financojë shërbimin shëndetësor të shteteve të pasura.
Duke iu referuar atyre që studiojnë në Universitetin Bujqësor, Rama u shpreh se agronomët në të ardhmen do të jenë aq të vlefshëm sa mjekët pasi po shfaqen çdo ditë e më shumë problematika me ushqimin dhe burimet ujore.
-
VIDEO
I dërguari i Britanisë për Ballkanin në Tiranë, takon Begajn dhe Xhaçkën! Dje u njoftuan ‘non grata’ të tjera për politikanët
Lord Stuart Peach, i dërguari i qeverisë britanike, i pari që njoftoi publikisht shpalljen non grata të Sali Berishës vizitoi këtë të enjte Tiranën dhe pati takime zyrtare me presidentin Bajram Begaj dhe ministren Olta Xhaçka.