Protesta nis të shtunën, çfarë ndodh të djelën? (9 shkurt 2023)

9 Shkurt 2023, 21:15

Deputetja e PD, Ina Zhupa e ftuar në emisionin “Kontrast” në Report Tv u shpreh se protesta e së shtunës nuk do të ketë limit kohor pasi do e vendosin qytetarët sa do të zgjasë revolta. Për analistin Lorenc Vangjeli do të përcaktohen 2 kufij që nuk do të shkelen as nga opozita as nga mazhoranca dhe shtoi se mund të ketë prani të gazit lotsjellës e molotovit, por nuk do të ketë forma ekstreme dhune.