-
VIDEO
Mbledhja e Komisionit të Etikës për përjashtimin e deputetëve të opozitës, Vokshi live në ‘Facebook’: Mbledhja nul, nuk e lëshojmë Kuvendin
Deputetja Albana Vokshi tha në Komisionin e Etikës së mbledhja për përjashtimin e 8 deputetëve të opozitës është nul. Sipas saj, ka kaluar afati për të shqyrtuar kërkesën e PS dhe mbledhja është nul. Vokshi hodhi akuza ndaj deputetëve të Ramës duke u thënë se vijnë në mbledhje me urdhër të Edi Ramës dhe se duan t’i mbyllin gojën opozitës. Vokshi u fut live në Facebook nga mbledhja e Komisionit të etikës, pasi kjo e fundit po zhvillohet me dyer të mbyllura. Opozita kërkoi që mbledhja të hapet për mediat, pasi sipas saj rregullorja nuk e përcakton që të mbahet me dyer të mbyllura.
-
VIDEO
Deputetët e PD kundër përjashtimeve, debate në Komision! Vokshi hap ‘live’: S’jemi në komunizëm! Bushka: Mbylle regjistrimin
Deputetët e Partisë Demokratike kanë refuzuar përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi pasi bllokuan Foltoren.
Sipas deputetëve të PD, kërkesa e PS është jashtë afateve. Ndërkohë mes Vokshit, Bushkës dhe Bledion Nallbatit. Deputetja Vokshi ka hapur LIve-n e saj në për të regjistruar komplet Komisionin, ndërsa Bushka i kërkon ta mbyllë regjistrimin.
-
VIDEO
Berisha thirrje të rinjve të FRPD: Le t’i bllokojmë rrugët! Ndaj Ramës do të ketë vetëm protesta dhe mosbindje civile
Ish kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të cilëve u ka bërë thirrje që të marrin pjesë në protesta dhe revolta deri në bllokimin e rrugëve dhe mosbindje civile me qëllim rrëzimin e qeverisë.
-
VIDEO
A ia vlen të protestosh për çeshtjen 'McGonigal' ? (7 shkurt 2023)
Çështja e ish agjentit të FBI-së, Charles McGonigal dhe protesta që opozita paralajmëroi për t’u mbajtur në 11 shkurt ka sjellë debate të shumta në vend. I ftuar në studion e ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, avokati, Idajet Beqiri tha se në Shqipëri nuk ka çështje McGonigal përveçse në SHBA. Ai tha se kryeministri Edi Rama nuk përmendet në asnjë pjesë të akt-akuzës ndaj ish agjentit të FBI-së.
-
VIDEO
Ish- e dashura e zyrtarit të FBI e pranon se u pagua për intervistën kundër Ramës në Shqipëri
Ish-e dashura e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, që trazoi Tiranën, Alison Guerrero, pranon se është paguar për intervistën kundër kryeministrit Edi Rama dhënë për mediat në Shqipëri.
-
VIDEO
1 muaj nga regjistrimi në KQZ, PD asnjë shenjë për bashkim! Alibeaj kandidatë në bashkitë periferike, kryesoret pa emra
Kur ka mbetur rreth 1 muaj nga afatet për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 14 majit, në PD nuk ka asnjë shenjë bashkimi. Përballë Berishës që tashmë ka nisur fushatën në të gjithë vendin, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar kandidatët e tij në 11 bashki periferike, por për regjistrimin e tyre do të duhet firma e Lulzim Bashës.
-
VIDEO
Beqiri: Floriri i vjedhur nga Berisha dhe Meta po shitet ende në argjendaritë në Tiranë, i di dhe emrat
Avokati Idajet Beqiri ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se floriri i vjedhur sipas tij nga Sali Berisha dhe Ilir Meta po shitet ende në argjendaritë në Tiranë, e sipas tij ka edhe emrat e bizneseve.
-
VIDEO
Botoi librin për ‘Gërdecin’, gazetari amerikan flet ekskluzivisht për Report Tv: Shkëlzen Berisha ishte në takimin me Diverolin dhe negocioi çmimin e fishekëve
Gazetari i njohur amerikano-kanadez Guy Lawson, libri I të cilit për shpërthimin e Gërdecit u bë edhe film në Hollivood, në një intervistë për Report Televizion në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, flet për rihapjen e hetimeve dhe ndalet edhe në disa fakte që SPAK duhet ti marrë në shqyrtim.
-
VIDEO
Çështja ‘McGonigal’, konferenca e kryetarëve miraton kërkesën e opozitës për mocionin me debat! Nuk ka më interpelancë më Ramën
TIRANË- Konferenca e kryetarëve ka miratuar kërkesën e 19 deputetëve për të zhvilluar mocion me debat në lidhje me çështjen e Charles McGonigal, ish-zyrtari i lartë i FBI-së tashmë nën akuzë nga SHBA se ka ndihmuar oligarkun rus, Oleg Deripaska, me qëllim që të hiqet nga lista e sanksioneve dhe mos deklarimin e 225 mijë dollarëve.
-
VIDEO
11 shkurti i Berishës, Kandilli: PS largohet me votë, jo me mentalitet bolshevik! McGonigal? Ramën e shoh të izoluar nga perëndimi
Një protestë e thirrur nga Foltorja, s’është gjë tjetër veçse një retorikë e vjetër e cila mban vetëm një slogan, “rrëzimin e Edi Ramës”, por gjithnjë dështon. Ky ishte opinioni i Fatbardh Kandilli i Këshillit Kombëtar të PD-së i pyetur nga gazetari i Report Tv Arbër Hitaj.
-
VIDEO
‘McGonigal’, Partia e Lirisë merr akuzat e opozitës për Ramën dhe ‘ia faturon’ drejtësisë amerikane: Po shantazhon dëshmitarët, SPAK ta hetojë
Opozita në Shqipëri të shtunën e ardhshme ka thirrur një protestë mbarëkombëtare për atë që e quan ‘afera rama-McGonigal’. Sot ka dalë në një konferencë për mediat, Sekretari ti Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili akuzat e partisë që përfaqëson dhe të forcave të tjera opozitare thotë se i ka vendosur drejtësia amerikane.
-
VIDEO
Çudia nuk zgjati vetëm 3 ditë! (6 shkurt 2023)
Damian Gjiknuri, Sekretar i përgjithshëm, i PS-së ka refezuar që të tregoj se si ka arritur të zhvillojë takimin me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal dhe për çfarë u diskutua, por e ka konfirmuar se ka pasur një takim me të.
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se lidhja e kryeministrit Edi Rama me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, është e fshehtë dhe aspak zyrtare.