-
VIDEO
Rithemelimi për aplikacionin 'Aktivisti' të PS: Nga Ina Rama tek Alfred Balla, pjesë e tij janë emra të njohur prokurorësh dhe gjyqtarësh
Zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo tha se pjesë e listës së personave që kanë shkarkuar aplikacionin ‘Aktivisti’ të PS-së janë edhe emra të njohur që nga ish prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama e deri tek Alfred Balla, anëtar i KLP. Ajo tha se në këtë rast opozita nuk ka kujt t’i drejtohet për hetim për shkak se vetë prokurorët dhe gjyqtarët janë pjesë e këtij aplikacioni.
-
VIDEO
Akuzat e opozitës për presion ndaj administratës, ironizon Rama: Harruan patronazhistët dhe u turren tek 'Aktivistët', urime për përgëzimin tuaj në baltën e djajve
Kritikave për aplikacionin ‘Aktivisti’, kryeministri Rama u është kthyer me ironi, duke cilësuar ata që ngrinin akuza si “balta e djajve”. Rama ndan një video me disa prej punonjësve të administratës ku ironizon opozitën, akuzë të cilën e sheh po aq boshe saç përdorej dikur në retorikën e tyre patronazhisti.
-
VIDEO
Partia e Lirisë kundër hartës së re gjyqësore: Drejtësia kthehet në luks për qytetarët! Vetëgjyqësia, një rrezik real
Partia e Lirisë ka kundërshtuar Hartën e re Gjyqësore që ka hyrë në fuqi nga data 1 shkurt.
-
VIDEO
Cila prej ‘2 PD-ve’ në zgjedhje, debati në Report Tv! Gazetari: Berisha thjesht kërkon asimilimin e grupit tjetër! Analisit: Ka shumicën, po bën opozitë
Vendimi i KQZ-së sot për të miratuar listat për anëtarët e KZAZ-ve të P, PL dhe PSD, teksa përplasjet e brendshme e kanë ‘dënuar’ Partinë Demokratike edhe në këtë proces duke bërë që KQZ të mos i fusë fare në rendin e ditës, është debatuar në ‘Sot live në Shqipëri’ në Report Tv.
-
VIDEO
Momente nga operacioni i grupit shqiptarë të kërkim shpëtimit në Turqi
73 forca nga skuadrat e kërkim-shpëtimit të Shqipërisë po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit që prej ditë së martë në zonat e prekura nga tërmeti i 6 shkurtit.
-
VIDEO
Habit Meta: Rama mund të inskenojë arrestimin e Zahos për të hequr vëmendjen nga ‘McGonigal’
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka habitur në konferencën e sotme për shtyp teksa u shpreh se për të hequr vëmendjen nga skandali ‘McGonigal’ Kryeministri Rama është gati të inskenojë edhe arrestimin e Zahos.
‘Mos u habisni nga gjërat që bën Rama për të hequr vëmendjen nga çështja ‘McGonigal’. Të ndalojë policia edhe Zahon, ta inskenojë edhe këtë gjë, që të largojë vëmendjen nga kjo flagrancë botërore në të cilën është kapur. Ky është qëllimi i fëlliqur i Ed i Ramës. Korrupto dhe shkatërrojë çdo ditë demokracinë. Mbajtje nën presion të qytetarëve duke i kërcënuar me bukën e gojës, duke u mbytur me gjoba. Ne jemi vendi me numrin më të madh të të burgosurve”, tha Meta.
-
VIDEO
Xhafaj: Kush ka publikuar listën e ‘Aktivist1t’ do ndiqet penalisht! Është mjet komunikimi, jo presion ndaj administratës
TIRANË- Sekretari për Digjitalizimin në PS, Etjen Xhafaj ka bërë me dije se do të ngrejë padi kundër atyre që kanë publikuar listën e përdoruesve të “Aktivist1t”. Ai tha se ky aplikacion është një mënyrë komunikimi, jo presioni ndaj administratës. Në një dalje për mediat, Xhafaj tha se aplikacioni është i hapur për të gjithë dhe në të kërkohen vetëm 2 të dhëna emri dhe zona nga ku logohen, jo profesioni apo rroga, duke theksuar se çdo përdorues është aty me vullnetin e lirë.
-
VIDEO
Komisioni i Etikës/ Salianji ironizon kërkesën e PS: Aman më përjashtoni të bini rehat ju, po a ka mundësi të respektoni ligjin?
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka ironizuar kërkesën e PS-së për përjashtimin e deputetëve të PD-së nga dy seanca plenare. Sipas tij, kërkesa e PS erdhi nga 7 deputetë që nuk flasin kurrë në Kuvend dhe se mbledhja e zhvilluar sot në Komisionin e Etikës janë të pavlefshme
-
VIDEO
Mblidhet Këshilli i legjislacionit, pritet shqyrtimi i kërkesës së PD për shkarkimin e Nikollës: Shkeli rregulloren
Sapo është mbledhur këshilli i legjislacionit për të shqyrtuar kërkesën e PD-së për shkarkimin e kryetares së parlamentit Lindita Nikolla. Sipas tyre, kryeparlamentarja ka shkelur rregulloren
-
VIDEO
‘Vendoret’/ PD 'jashtë loje' nga KQZ, Celibashi: KZAZ do vijojë punën edhe pa PD, Gjykata t’i japë zgjidhje fatit të partisë
Komisioneri i KQZ, ka bërë të qartë ditën e sotme se KZAZ do të vijojë punën edhe pa anëtarë të KZAZ-ve nga PD. Në mesazhin e tij, paksa më të qartë së herët e tjera, Celibashi “udhëzoi” gjykatën t’i japë zgjidhje fatit të partisë në mënyrë që puna të vijojë edhe në KQZ. Celibashi theksoi se ligji vendos me përgjegjshmëri edhe mbi vendimmarrjen e KQZ, duke theksuar edhe kësaj here se nuk do të jetë një vendim i drejtpërdrejtë i KQZ për fatin e partisë demokratike. Celibashi i bën thirrje Gjykatës që të bëjë punën e vetë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
-
VIDEO
Celibashi: Deri më datë 7 mars do të kemi dalë në përfundimin se kush është përfaqësuesi i PD
Kryekomisoneri Ilirjan Celibashi foli pas mbledhjes së KQZ, mbledhje në të cilën u la jashtë rendit të ditës lista me anëtarët e depozituar për KZAZ-të nga të dyja kampet e PD-së. Celibashi tha se janë në proces të verifikimit të listave të depozituar nga dy palët e PD. Celibashi tha se deri më datë 7 mars do të kemi dalë në përfundimin se kush është përfaqësuesi i PD.
"Të dyja përgjigjet që jap qëndrojnë. Jemi në proces të verifikimit të dokumenteve të paraqitur nga PD në lidhje me propozimet për anëtarë të KZAZ. Duke shtuar edhe faktin që kemi dy lista, një nga Noka në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të PD dhe tjetra nga Sefa që është përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ. Situata është e tillë që do duhet të konsultojmë, maksimumi deri më datën 7 mars mbi legjitimitetin e personit që do duhet të përfaqësojë interesat e PD, më së pari në procesin e regjistrimit si subjekt zgjedhor në KQZ. Këtu fillon përgjigja e dytë. Ajo që dertiminuar më shumë është fakti se ne jemi në këtë situatë. Por duke e sqaruar edhe njëherë . Vendimmarrja do jetë strikte bazuar në Kodin Zgjedhor, s’kemi ardhur në atë moment që dikush të bëjë interpretimin se ky vendim ishte i drejtë apo i gabuar. Mbetet e padiskutueshme ajo që kam thënë.. në momentin që do vendosim do jetë në përputhje me parashikimet e ligjit dhe do jetë e thjeshtë. Skam asnjë lloj problemi apo drojë për ta marrë këtë vendim. Është shumë e thjeshtë”, tha Celibashi.
-
VIDEO
Luciano Boçi flet pas mbledhjes së Komisionit të Etikës: Rama kërkon të fshihet nga e vërteta.
Deputeti Luçiano Boçi pas mbledhjes së Komisionit të Etikës tha në një deklaratë për mediat se e gjtiha wshtw llogari e Ramws i cili sipas tij kwrkon tw fshihet nga e vwrteta.
“Kërkon që ky zë të mos transmetohet nën pretendimin që këto mbledhje janë të mbyllura. Neni 35 e k atë përcaktuar qartë se mbledhjet e komisioneve bëhen të hapura. Kemi kërkuar që të respektohet etika dhe rregullorja nga sekretariat i etikës, se është e shkruar e zeza me të bardhë. Kërkesa shqyrtohet brenda 48 orëve. E ka neni 65 fraksion 2. Kjo pikë nuk është respektuar. Sipas kësaj rregulloreje çdo gjë është procedure dhe përjashtimi i deputetëve s’duhej menduar. Po të ishte bërë brenda 48 orëve, do ishte java e gjelbër. Kjo është matematikë e Edi Ramës. Nuk jam dakord me bllokimin e foltores, kemi ushtruar të drejtën për marrjen e fjalës për procedurë dhe kjo e drejtë na është refuzuar në vazhdim. Se dimë ku është kryeministri, se dimë nëse do vijë në parlament, ka frikë të përballet me të vërtetën”, tha Boçi.