-
VIDEO
Ministri i Mbrojtjes bashkëbisedim online me përfaqësuesit e Shqipërisë me mision jashtë vendit: Dinjitozë në krah të NATO-s, shtojmë mbështetjen për ushtarakët
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zhvilloi një bashkëbisedim online me të gjithë përfaqësuesit e Shqipërisë në misione jashtë vendit. I shoqëruar edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Brigade Arben Kingji, Ministri Peleshi i përgëzoi ata për kontributin dhe punën e bërë gjatë këtij viti tejet të ngarkuar për sigurinë dhe paqen në botë.
-
VIDEO
Pakoja e Madhe anti inflacion, Rama: 695 mijë pensionistë e 71 mijë persona me aftësi të kufizuar marrin nga 8000 lekë! 10-20 mijë lekë për administratën
Nga Pakoja e Madhe anti inflacion 695 mijë pensionistë dhe 71 mijë persona me aftësi të kufizuara do të përfitojnë 8000 lekë. Ndërsa punonjësit e administratës do të marrin nga 10-20 mijë lekë mbështetje nga qeveria.
-
VIDEO
Viti politik i PS dhe Shqipëria si mikpritëse e BE! Nga Këshilli i Sigurimit, çelja e negociatave e deri te samiti në Tiranë, si u mbyll kapitulli i 2022-t
Viti 2022 ka shënuar zhvillime të rëndësishme në politikën e jashtme të Shqipërisë si dhe ka rritur rolin e saj në arenën ndërkombëtare. Përfshirja për herë të parë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB, çelja e negociatave si dhe samiti i BE i mbajtur në 6 dhjetor në Tiranë, ishin momentet që shenjuan vitin politik për qeverinë Rama III.
-
VIDEO
'2022 'në lupën' e Lorenc Vangjelit: Rakia e Mziut nuk dezinfekton plagën në PD!
8 janari, është një datë e rëndësishme në kalendarin politik të 2022, për të cilën analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një analizë, përtej asaj të dukshmes, dhunës që u pa në selinë blu atë diel. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, përballë gazetarit Denin Minga, Vangjeli e cilësoi “8 janarit”, një pasojë, e një sërë veprimesh që datonin shumë më herët, që në 26 prill, 1 ditë pas humbjes në zgjedhjet parlamentare.
-
VIDEO
Betejat e humbura të PD-së në një vit në parlament! Nga presidenti i ri te ‘Territorialja’ e Avokati i Popullit dhe sfida për reformën zgjedhore
Viti 2022 Partinë Demokratike e gjeti të përçarë edhe në Parlament. Lufta që zhvillohej për selinë dhe vulën u përkthye në një opozitë të paunifikuar edhe në kuvend, gjë që solli humbjen e disa betejave që njiheshin si kauza të PD, nga zgjedhja e Presidentit të ri, Reforma Territoriale apo Avokati i Popullit
-
VIDEO
Berisha sulmon sërish ambasadorin britanik: Kam dosjen si është korruptuar nga Rama për të më shpallur 'non grata'
Sali Berisha ka sulmuar sërish ambasadorin britanik në Tiranë, Alastar King Smith për shpalljen non grata nga Britania e Madhe. Berisha thotë se ai është korruptuar nga qeveria e Shqipërisë, madje për këtë pretendon se ka në dorë edhe dosjen përmes së cilës do të vërtetojë se si është korruptuar ambasadori britanik.
-
VIDEO
Përplasja për Avokatin e Popullit, Balla për Report Tv: Të jetë pa lidhje politike, Ballanca nuk rizgjidhet! 14 maji? Do të fitojmë edhe në Bashkinë Shkodër
Kandidatët që synojnë postin e avokatit të popullit por që kanë lidhje politike, nuk do të mbështeten nga socialistët. Në një intervistë për Report Tv, kreu i grupit socialist Taulant Balla, hodhi poshtë mundësinë për rizgjedhjen e Erinda Ballancës.
-
VIDEO
Përçarja në PD, Çollaku në Report Tv: Nëse Berisha tërhiqet dy palët bashkohen!
Një vit dramatik në historinë e Partisë Demokratike e ka cilësuar deputeti Kreshnik Çollaku përçarjen e partisë. I ftuar në Report Tv, Çollaku tha se vetëm tërheqja e Sali Berishës do të sillte bashkimin e plotë të të dyja palëve brenda në PD.
-
VIDEO
Miratohet buxheti 3.2 mld lekë i bashkisë Shkodër, Spahia: Qeveria na ka lënë në harresë, marrim 7 herë më pak fonde për investime se Korça
Këshilltarët e majtë të bashkisë së Shkodrës miratuan me shumicë votash buxhetin për vitin 2023 me vlerë 3.2 miliardë lek. Kryebashkiaku i djathtë u kujtoi atyre se qeveria e majtë ka lënë në harresë Shkodrën, duke bërë dhe krahasime me qytetet e tjera. Sipas Bardh Spahisë, në 7 vitet e fundit Shkodra ka marrë 7 herë më pak investime se Korça.
-
VIDEO
Panariti i përgjigjet deklaratave të Krifcës: S’duhet lejuar shpërdorimi i vajit të ullirit, të mbështeten fermerët
Partia e Lirisë ka reaguar për deklaratat e ministres së Bujqësisë Frida Krifca për mbiprodhimin e vajit të ullirit. Anëtari i kryesisë, Edmond Panaritit thotë se 12 mijë rrënjët e ullinjve që janë të mbjella në vendin tonë janë një pasuri e jashtëzakonshme prodhuese për bujqësinë shqiptare. Panariti thotë se ky stok i vajit të ullirit duhet të shtuar sepse është një mënyrë shumë e mirë për që fermerët të përfitojnë fonde nga BE.
-
VIDEO
Repolitix- 2022, viti i krizës në PD
-
VIDEO
Muça: Berisha mund të ndalte dhunën më 8 janar! Karaj: Lufta brenda PD do përdoret nga Rama në zgjedhjet 2025! Alimehmeti: Porta nuk është e blinduar për grupin e Alibeajt
2022, viti i krizës në PD. Viti po mbyllet dhe opozita mbetet e përçarë. Kjo ishte tema që u diskutua mbrëmjen e kësaj të marte në Report Tv në emisionin ‘Repolitix’ nga Denis Minga. Në fokus të bisedës ishte 8 janari, për të cilën të ftuarit thonë se Berisha-Basha nuk kishin pse të bëheshin gazi i botës me veprimin e tyre.