Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se situata pas 32 vitesh vendi është në një situatë shumë të rëndë.
“Unë atëherë Mendoja se do të merresha me ekonomi dhe në fushën e pedagogjisë. Por gjërat ndryshuan shpejt. Dhe e rëndësishme është fakti se sot duhet reflektuar. Pasi nuk jemi aty ku kemi menduar 32 vite më parë por edhe 10 vite më parë. Jemi në moment kritik të lirisë, demokracisë të vendit tonë. Dhe në shembullin e atyre të rinjve të reagojmë dhe të rivendosim pluralizmin demokratik në vend”, tha ai.
Duke folur për përgjegjësitë ai tha se e rëndësishme është ecuria si vend.
“Kjo nuk është thjesht përgjegjësi individuale. Unë i kam marrë ato kur kanë ekzistuar. Kjo nuk është personale por po flasim për ecurinë si vend në 32 vite. Vendet e tjera kanë ecur shumë më para krahasimisht me ne”, tha ai.