-
VIDEO
Primaret e ‘Rithemelimit’/ Berisha: Sot jemi forca më e fuqishme politike, në partinë tjetër dëgjohen vetëm klithmat e kryetarit
Ish kryeministri, Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat pas mbylljes së numërimit të votave në ‘Primaret’ e Rithemelimit në pjesën më të madhe të rretheve.
-
VIDEO
'Rithemelimi' mban primaret! Dorëhiqen 8 kandidatë, akuza për manipulime të procesit! Berisha: Largimet, shprehje e lirisë
Ditën e sotme, 4 nëntor, Partia Demokratike e Sali Berishës ka zhvilluar ‘primaret’ për të zgjedhur kandidatët zyrtar për 14 maji. Referuar të dhënave që kanë ardhur nga vetë ‘Rithemelimi’, deri në orën 17:00 kanë votuar në total 51 mijë votues në 51 bashki. Pikërisht, paqartësia me këto lista ka sjellë problematika në disa bashki të vendit.
-
VIDEO
Mbyllet votimi për primaret, Rithemelimi: Mbi 51 mijë votues deri në 17:00! Ja disa prej fituesve
Votimet në primare kanë përfunduar. Deri në orën 17:00 sipas Rithemelimit kanë marrë pjesë 51 797 persona në 51 bashki.
-
VIDEO
Zyrtarisht kandidat për Kryetar Bashkie në Kuçovë, Lefter Maliqi feston fitoren me fishekzjarre
Lefter Maliqi ka reaguar pas mbylljes së numërimit të procesit të primareve. Malqiqi ishte i vetëm në garën për bashkinë e Kuçovës, pasi kandidatja Brikena Koroveshi u tërhoq nga gara pas akuzave për manipulime. Maliqi shkruan se më 14 maj fitorja është e sigurt për bashkinë e Kuçovës, ndërsa thotë se të gjitha premtimet e tij do kthehen në realitet.
-
VIDEO
Mbyllet procesi i votimit në të gjitha bashkitë për 'Primaret' e Rithemelimit, 51.797 simpatizantë dhe anëtarë morën pjesë
Është mbyllur procesi i votimit në të gjitha bashkitë e vendit sa i përket Primareve të mbajtura nga Rithemelimi ku pritet të zgjidhen kandidatët të cilët do të garojnë për krerët e bashkive në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Sipas shifrave të dhëna nga Rithemelimi, në proces kanë marrë pjesë 51.797 votues ndërsa nuk bëhet me dije sesa prej tyre janë anëtarë të Partisë Demokratike dhe sa prej tyre janë simpatizantë.
-
VIDEO
Pjesëmarrja në Primaret e 'Rithemelimit', Bozdo: Deri në orën 15:00 kanë votuar 42.365 simpatizantë dhe anëtarë
Anëtari i Kryesisë së Rithemelimit, Eno Bozdo tha se deri në orën 15:00 pjesëmarrja totale e simpatizantëve dhe anëtarëve të Rithemelimit në Primaret që po zhvillohen në bashkitë e vendit në total është 42.365 persona.
-
VIDEO
Tirana dhe Taranto marrëveshje binjakëzimi, Veliaj: Më shumë projekte sportive të përbashkëta, Melucci: Tirana po njeh një zhvillim të vrullshëm
Tirana dhe qyteti italian i Tarantos nënshkruan një marrëveshje binjakëzimi për bashkëpunim në fushat e sportit dhe rinisë. Kryetari i Bashkisë së Tarantos, Rinaldo Melucci u prit nga kryebashkiaku Erion Veliaj për të vendosur këtë bashkëpunim të ri mes dy qyteteve.
-
VIDEO
Sot primaret/ 'Rithemelimi': 30 mijë votues deri në 13:00! Dorëhiqen 8 kandidatë, akuza për manipulim të procesit! Berisha: Largimet, shprehje e lirisë
Ditën e sotme, 4 nëntor, Partia Demokratike e Sali Berishës ka zhvilluar ‘primaret’ për të zgjedhur kandidatët zyrtar për 14 maji. Referuar të dhënave që kanë ardhur nga vetë ‘Rithemelimi’, deri në orën 13:00 kanë votuar në total 30 mijë votues në 51 bashki. Pikërisht, paqartësia me këto lista ka sjellë problematika në disa bashki të vendit.
-
VIDEO
Primaret për bashkinë e Tiranës, Kalaja: Edhe nëse nuk fitoj garën, do dal në krah të fituesit
Kandidatja e primareve të Rithemelimit për bashkinë e Tiranës, Adriana Kalaja tha se do të pranonte rezultatin e votimit dhe se do të mbështeste fituesin kushdo të ishte.
-
VIDEO
Vokshi: 30 mijë votues morën pjesë në primare deri në 13:00! Nuk jep shifër për numrin e anëtarëve dhe simpatizantëve të PD
"Deri rreth orës 13:00 kanë votuar deri në 30 mijë votues në procesin e primareve. Janë organizuar thuajse në të gjitha degët e PD. Votohet për 57 bashki". Kështu bëri me dije kryetarja e KOKOE, Albaana Vokshi duke shtuar se ka interesim të madh të votuesve pavarësisht kushteve atmosferike të rënduara në Tiranë dhe rrethe të tjera.
-
VIDEO
Bëri postim në Facebook për problemet në primare dhe e fshiu, Vokshi: Prençi nuk ka ngritur asnjë shqetësim, ishte i kënaqur kur e takuam
Kryetarja e KOKOE Albana Vokshi foli para mediave për procesin e primareve duke thënë se nuk kanë marrë asnjë shqetësim nga Shemsi Prençi, i cili bëri postim në Facebook për problematikat por më pas e fshiu.
“Deri më sot, të paktën dhe kur e kemi takuar ka qenë i kënaqur nuk ka ngritur asnjë shqetësim. Kemi pasur problematika me listat se nga Kamza dhe Paskuqani ka pasur pjesën më të madhe të votuesve. Ka një listë të madhe të anëtarëve. Ndihem e keqardhur por do kishim dashur që edhe pjesa emocionale të ishte përballuar nga të gjithë kandidatët dhe të kishin pritur deri në fund të garës për ta referuar.
Ka pasur një proces verifikimi nga dega. I bëj thirrje çdo anëtari dhe simpatizanti të shfrytëzojë dhe këtë orë që ka mbetur për të votuar”, tha Vokshi.
-
VIDEO
S’e gjeti emrin në listë, Merkoçi: Brenda PD ka persona që financohen nga Soros
Fatmir Merkoçi nuk e gjeti emrin e tij në listë e PD-së, ndonëse ishte një kandidat për primaret në Bashkinë e Tiranës. Kjo sipas tij është bërë edhe me qëllim nga njerëz që i quan të “paguar nga Soros”.
“Nëse unë marr bashkinë rrëzohet edhe Rama. Ka element të Sorosit brenda partisë, financohen nga Soro, komunizmin e kam luftuar me gjënë time, nuk kam asnjë financim përveç atyre të miat. Ngre kauza që janë bërë kauza për të gjithë shqiptarët, nëse demokratët do të më votojnë e kanë të sigurt fitoren në Bashkinë e Tiranës”, tha Merkoçi.