-
VIDEO
Samiti i BE-së dhe protesta e Opozitës
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti tha se opozita nuk duhej të protestonte në 6 dhjetor në ditën kur liderët e BE-së vizitojnë Tiranën sepse një organizim i tillë, mund të konsiderohej si organizim kundër samitit, ashtu siç ndodh edhe në vende të tjera të botës.
-
VIDEO
6 dhjetori, Nesho në ‘Kontrast’: Protesta lëvizje e matur! Rama s'e do, justifikohet me masat e sigurisë
Në një ditë historike për Tiranën, kur të gjithë liderët europianë do të mblidhen në vendin tonë, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë paralajmëruar protestë para Kryeministrisë, ndonëse kjo zonë është e futur në perimetrin e sigurisë. Zv.kryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho e sheh protestën si një lëvizje të matur të opozitës.
-
VIDEO
Anulimi i ditës së pushimit në 6 dhjetor, Berisha: Rama u tmerrua sepse e gjithë administrata do derdhej në shesh për të protestuar
Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama e kishte anuluar ditën e pushimit në 6 dhjetor për administratën në Tiranë pasi ishte frikësuar se punonjësit e administratës mund të dilnin në shesh për të protestuar.
-
VIDEO
Protesta e Berishës më 6 dhjetor/ Gazetari Poli Hoxha: Kërkon vëmendjen e mediave ndërkombëtare! Klosi: Ajo që do të bëjë do jetë në kundërshtim me të gjitha masat
Protesta e 6 dhjetorit që do të mbajë Sali Berisha, ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, ishte tema e debatit në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, ku të ftuar ishin ish-kreu i SHISH Fatos Klosi dhe gazetari Poli Hoxha
-
VIDEO
Braçe akuzoi Ballën, Rama: Të thotë ç’ti dojë e bardha zemër! Hani një lugë mjaltë kur përmendni emrin e tij
Për kryeministrin Edi Rama, deputeti socialist Erion Braçe është institucion dhe se mund të thotë çfarë i do e bardha zemër. Kjo ishte përgjigja e kreut të qeverisë pas interesit të gazetarëve për akuzat e Braçes në drejtim të kryetarit të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, se ky i fundit urdhëroi rrëzimin e amendamentit të tij për bujqit.
-
VIDEO
Akuzat për Taulant Balla? Rama: I ruhem gjysmë të vërtetave, kush akuzon të sjellë faktet
I pyetur për akuzat e bëra së fundmi për kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, se është përgjuar për çështje që lidhen me krimin në Elbasan, Kryeministri Rama tha sot se të gjithë ata që akuzojnë të nxjerrin provat.
-
VIDEO
Rama: Open Balkan është pjellë e Procesit të Berlinit, 100% në përputhje me BE
Kryeministri Edi Rama tha se Open Balkan është në përputhje germë për germë me BE-në.
‘Ajo nuk është rezolutë e PE. Open Balkan është një nismë në përputhje të plotë 100% me frymën dhe germën e BE. Është pjellë e procesit të Berlinit. Kemi firmosur ato dokumente që ishin më parë firmosur në Ballkanin e Hapur. Nuk kemi arsye të ndryshojmë opinion për Ballkanin e Hapur, mbase është e drejta e tyre të ndryshojnë opinion mbi Ballkanin e Hapur.’- u shpreh Rama.
-
VIDEO
IKMT shemb një godinë në 'Prestige Resort', Rama: Është shkelur leja e ndërimit! Askush s'do guxojë të bëjë të fortin mbi ligjin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ndërhyrjen e IKMT-së për prishjen e një objekti në 'Prestige Resort'. Kreu i qeverisë u shpreh se është shkelur ligji dhe masat janë ndërmarrë në raport me shkeljet e ligjit.
-
VIDEO
Protesta e Berishës më 6 dhjetor, Rama: Masat e sigurisë s'negociohen, standard i vendosur nga Këshilli Evropian! Ditë historike, s’e marrin dot peng
Kryeministri Edi Rama ka folur për masat e larta të sigurisë që do të merren ditën e samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë. I pyetur nga gazetari i Report Tv Ermal Qori për protestën e Berishës ai tha se masat janë standarde të vendosura nga Këshilli Evropian dhe siguria e liderëve evropianë do të garantohet.
-
VIDEO
6 dhjetori ditë pushimi? Rama: Jo, puna vazhdon normalisht
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 6 dhjetori, dita kur do të mbahet në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor nuk do të jetë ditë pushimi zyrtar ashtu siç ishte raportuar. Rama theksoi se puna do të vazhdojë normalisht.
Nuk është marrë ditë pushimi. Lajmi rremë dhe puna do të vazhdojë normalisht.
-
VIDEO
Protesta e 6 dhjetorit, s'tërhiqet Sali Berisha: Ne nuk e lëshojmë Bulevardin! Gjithçka do jetë në dorë të protestuesve
Sali Berisha nuk tërhiqet nga protesta e 6 dhjetorit, ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti i BE- Ballkani Perëndimor. Në një prononcim për gazetarët, ai tha se protesta do të jetë madhështore dhe se ato nuk e lëshojnë bulevardin
-
VIDEO
Masat për samitin e 6 dhjetorit, ‘Rithemelimi’ takim me drejtorin e policisë: Po i njoftojmë, s’ka rëndësi nëse s'bien dakord! Do jetë protestë paqësore
Refuzimi nga autoritetet për protestën e paralajmëruar nga Berisha më datë 6 dhjetor nuk e ka ndalur ‘Rithemelimin’ të tentojë ‘negociata’