-
VIDEO
Primaret e Berishës në Tiranë, kandidati Alimehmeti: E kemi të qartë listën e votuesve! Shifrat i merrni në Komision
Ilir Alimehmeti, i cili kandidon për bashkinë Tiranë foli për mediat sapo përfundoi votimin në primaret e Berishës. Ai u shpreh se nuk ka parregullsi ndërsa nuk dha një numër për anëtarët që do të marrin pjesë në proces.
-
VIDEO
Shkodër/ Nis procesi i primareve, nuk ka surpriza! I vetmi kandidat, Bardh Spahia
Në bashkinë Shkodër ka nisur procesi i primareve të Berishës. Aty nuk ka surpriza pasi i vetmi kandidat është kryebashkiaku Bardh Spahia. Janë 4000 anëtarë të thirrur për të votuar në këtë proces.
-
VIDEO
Protesta e 6 dhjetorit, Berisha mesazh nga Tik Tok: Rama ka gjithë pushtetet në duar, kanë vjedhur me Bitcon 2.2 mld euro
Ish kryeministri Sali Berisha ka ndarë një mesazh në profilin e tij në Tik Tok ku me anë të disa akuzave ndaj qeverisë shpjegon se përse i ka thirrur qytetarët në protestë.
-
VIDEO
Meta me gjimnazistë të PL-së: Nuk po ikin vetëm të rinjtë nga vendi, por po largohen dhe banorët nga zonat rurale drejt Tiranës! Faji i politikave të dështuara
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një takimi me disa gjimnazistë të kësaj force politike shprehet se shpopullimi është një nga problemet më shqetësuese në vend.
-
VIDEO
PD e përçarë drejt 14 majit, Koti: Nuk e pranojmë kushtin e Alibeajt për largimin e Berishës!
14 maji po afron por dy kampet e PD-së do të futen edhe në këto zgjedhje të ndarë. Sali Berisha zhvillon të dielën procesin e primareve, ndërsa grupi i Enkelejd Alibeajt do të dalë me kandidatët e tyre.
-
VIDEO
Presidenti gjerman vizitë në qytetin e Beratit, njeh nga afër historinë dhe kulturën shqiptare: Europa duhet të besojë në arritjet tuaja
Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier vizitoi sot qytetin e Beratit pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
-
VIDEO
Liria e shtypit sipas Sali Berishës?! Kërcënon hapur pronarin e medias në Tiranë: Kujdes me linjën editoriale se do kesh pasoja serioze
Sali Berisha vijon të konfirmojë në çdo dalje vetveten. E sotmja ka qenë dita e kërcënimeve për të. Pasi ka vijuar me kërcënimet për ambasadorit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, 2 vende që e kanë shpallur ‘non grata’, Berisha sot ripërsëriti historinë e vjetër të kërcënimit të mediave, që nuk ‘respektojnë linjën editoriale që ai do’.
-
VIDEO
Protesta e 6 dhjetorit, Xhafaj në Report Tv: ‘Non grata’ do t’u bëj karshillëk liderëve të BE! Lapaj: S'ka ndikim në organizmin e samitit
Protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha në ditën historike për Tiranën, 6 dhjetor, deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj e sheh si një karshillëk që një ‘non grata’ po i bën liderëve të Bashkimit Europian. Ndonëse Berisha deklaron se do jetë një protestë paqësore, Xhafaj tha në Report Tv qëllimi i vetëm i Berishës është që t’iu japë një mesazh liderëve të BE-së që ta llogarisin edhe atë.
-
VIDEO
Të dielën ‘Primaret’, Berisha mesazh demokratëve: Ditë historike për Shqipërinë dhe PD-në
E diela do të jetë dita e ‘Primareve’ te ‘Rithemelimi’ i Berishës ku do të përcaktohen kandidatët për 61 bashkitë e vendit për zgjedhjet e 14 majit. Sali Berisha ka një mesazh për të gjithë demokratët, duke e konsideruar ditë historike për PD dhe Shqipërinë.
-
VIDEO
Protesta 6 dhjetorit, Berisha: Cila është e keqja e tubimeve? Evropianët i qëllojnë politikanët me vezë e miell kur ka samite
Me pretendimin se do bëjnë në protestë paqësore, ish kryeministri Sali Berisha nuk është tërhequr nga protesta e 6 dhjetorit. Por nëse Rama kërkon pëballje, populli opozitar është gati, u shpreh Berisha
-
VIDEO
Berisha sulmon sërish ambasadorët: Alastair King Smith mashtroi qeverinë britanike, kam fakte! Marrëdhëniet me PL? Të përsosura
sh kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe sot shpalljen e tij Non Grata-ve, ku ka sulmuar ambasadorët e SHBA dhe të Britanisë së Madhe në Tiranë.
Sipas tij, SHBA nuk ka asnjë fakt që vërteton shpalljen e tij ‘Non Grata’ ndërsa ambasadori britanik, Alastar King Smith ka mashtruar qeverinë e tij.
“Nëse Kim, kalonte nga një takim në një tjetër duke u thënë bashkëbiseduesve: fakte kemi po s’i themi… Dhe Escobar erdhi te Sokol Balla dhe tha kemi fakte... Tani u faktua 100% se ata nuk kanë as një fakt. U vërtetua ajo që kam thënë që ditën e parë në një letër që i kam shkruar Blinken. Është thjesht një lobim i Ramës dhe Soros.
Alastar King Smith ka mashtruar qeverinë e tij mbi bazën e korrupsionit, por fatmirësisht Britania është transparente. Autoritetet britanike s’pranojnë të thonë “fakte kemi po s’i themi”, kanë kanal zyrtar, pra ligjor. Unë i kam gjetur dhe do ua bëj shqiptarëve, të gjitha publike. Dhe shqiptarët do shohin se çfarë dezinformimi të ulët ka bërë ambasadori britanik qeverisë së tij. Atë çfarë ka mashtruar Alastar King, turpëron çdo qenie njerëzore. Unë po bëj një betejë, që nuk ndihem jo komod, se në fund të fundit, mu krijua motivi për të mbrojtur vendin tim.”- tha Berisha.
-
VIDEO
Konflikti me armë mes demokratëve të Rithemelimit në Kurbin, Berisha: Janë marrë masa disiplinore
Në konferencën e tij me gazetarët, Berisha u ndal edhe te përplasja e dy demokratëve të Rithemelimit në Laçku tha se ndaj tyre janë marrë masa disiplinore.
“Ka patur një problem serioz në degën e Kurbinit. Komisioni ka vendosur masa disiplinore ndaj dy kandidatëve. Cilido që, mendon për mënyra të tjera përveç votës gabon shumë rëndë. Shkelmon të drejtën e tij dhe të demokratëve.
Më datë 4 do bëhen primaret.”- tha Berisha.