'Rithemelimi' mban primaret! Dorëhiqen 8 kandidatë, akuza për manipulime të procesit! Berisha: Largimet, shprehje e lirisë

4 Dhjetor 2022, 21:37

Ditën e sotme, 4 nëntor, Partia Demokratike e Sali Berishës ka zhvilluar ‘primaret’ për të zgjedhur kandidatët zyrtar për 14 maji. Referuar të dhënave që kanë ardhur nga vetë ‘Rithemelimi’, deri në orën 17:00 kanë votuar në total 51 mijë votues në 51 bashki. Pikërisht, paqartësia me këto lista ka sjellë problematika në disa bashki të vendit.