Zyrtarisht kandidat për Kryetar Bashkie në Kuçovë, Lefter Maliqi feston fitoren me fishekzjarre

4 Dhjetor 2022, 19:37

Lefter Maliqi ka reaguar pas mbylljes së numërimit të procesit të primareve. Malqiqi ishte i vetëm në garën për bashkinë e Kuçovës, pasi kandidatja Brikena Koroveshi u tërhoq nga gara pas akuzave për manipulime. Maliqi shkruan se më 14 maj fitorja është e sigurt për bashkinë e Kuçovës, ndërsa thotë se të gjitha premtimet e tij do kthehen në realitet.