-
VIDEO
Debati në ‘Studio Live’/ Shabani: Të ndryshohen emrat e shesheve e rrugëve me figura të Rilindasve, jo partizanë! Muça: PR politik për vota
TIRANË- Nisma ‘Thurrje’ me kryetarin Endri Shabani ka bërë një propozim që të ndryshohen emrat e rrugëve ose shesheve që mbajnë emrat e partizanëve dhe të zëvendësohen me figura të Rilindasve Kombëtar.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Shabani tha se ka emra të figurave të rëndësishëm që mungojnë, e ndërsa është kundër emrave si ‘Myslym Shyri’, sheshi ‘Avni Rustemi’. Ai thotë se ky nuk është një debat për të rishikuar historia, por të ndryshohen këto emra.
-
VIDEO
‘Rithemelimi’ prezanton një tjetër kandidat në Primare, pedagogu Artur Lazri për Mirditën: Vetëm të bashkuar ia dalim të fitojmë
Në prezantimin që i bëri sot platformës së tij nga Selia blu në Tiranë, Lazri tha se fitorja më 14 maj do të vijë si pasojë e bashkimit të sinqertë të gjithë komunitetit, pa kurrfarë dallimi moshe, gjinie apo statusi social.
-
VIDEO
Konflikti me armë për listat në degën e PD-së në Kurbin, Noka për Report Tv: Shihni anën pozitive
Pas konfliktit me armë në degën e PD-së në Kurbin për listat e anëtarësisë që do të votojnë në primare, deputeti Flamuri Noka ka thënë për ReportTv se duhet të shihet vetëm ana pozitive e këtij procesi.
“Duhet ta shohim pozitivisht procesin e primareve”, tha Noka për gazetaren Danjela Maloku.
-
VIDEO
Meta si Berisha, shpërfill Shtetin për çështjen e sigurisë ditën e samitit të BE në Tiranë: Më 6 dhjetor në Bulevard, vetëm Rama cenon sigurinë
Sali Berisha dhe Ilir Meta duket se po shpërfillin shtetin sa i takon një çështje shumë të rëndësishme, sigurisë kombëtare në një ditë historike për Tiranën, kur do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor.
-
VIDEO
78-vjetori i Çlirimit të vendit, Peleshi homazhe në Korçë: S’ka rrugë tjetër veç paqes
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 78-vjetorit të Çlirimit të vendit, në qytetin e Korçës. Ministri Peleshi vendosi një kurorë me lule në varrezat e dëshmorëve të qytetit, për të shprehur mirënjohjen për sakrificën e tyre. Pjesë e ceremonisë ishin Prefekti i qarkut, kryetarët e bashkive, deputetë të qarkut, veteranë si edhe familjarë të dëshmorëve.
-
VIDEO
Protesta e Berishës më 6 dhjetor, Meta e konfirmon: Do marrim pjesë, do jetë manifestim paqësor
Kreu i Partisë së Lirisë ka pranuar publikisht se do t’i bashkohet protestës së Sali Berishës më 6 dhjetor.
-
VIDEO
Kreu i PD në Elbasan akuzon kryebashkiakun dhe deputetët socialistë: Asnjë ceremoni zyrtare për 28 nëntorin, e kanë kompleks nga regjimi totalitar
Kryetari i partisë Demokratike në Elbasan, Blendi Himçi në një deklaratë për mediat ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja për mungesën e një ceremonie zyrtare për festën e 28 nëntorit.
-
VIDEO
Samiti i BE në Tiranë, Xhaçka: Tregon rëndësinë gjeopolitike dhe gjeostrategjike që ka rajoni për BE-në! Mikpritja shqiptare do të jetë në nivelin më të lartë
Më datë 6 dhjetor në Tiranë do të mblidhen të gjithë liderët e Bashkimit Europian, ndërsa ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka komentuar samitin, duke thënë se është një vëmendje që unioni po tregon ndaj Ballkanit Perëndimor.
-
VIDEO
Trafiku i kokainës, zgjedhjet në Spak dhe ' Zelensky' shqiptar
Julian Deda, i cili mund të cilësohet ‘Zelensky shqiptar’ duke qenë se si aktor komedie është futur në politikë dhe do të marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Teksa është në garën e primareve për bashkinë Tiranë, nuk kursen ironitë për Lulzim Bashën duke thënë se nuk ka qëllim që të marrë postin e kreut të PD. Ardhja e një sasie të madhe kokaine prej 430 kg në Fier të fshehur me thasë kimik e jo më me anë të kontejnerëve me banane, për ish-prokurorin Eugen Beci është tregues se një organizatë e re kriminale ka hyrë në treg.
-
VIDEO
Sot 29 Nëntori, përkujtohet 78-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë! Begaj, Veliaj dhe Nikolla homazhe te Varrezat e Dëshmorëve! Rama: Gëzuar
Ditën e sotme festohet 29 Nëntori, 78-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane. Por këtë datë politika e feston të ndarë, pasi e djathta feston 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, ndërsa 29 nëntori është festë vetëm për të majtën.
-
VIDEO
110-vjetori i Pavarësisë, deputetët e PS-së takojnë komandantët e UÇK në Hagë! Balla: Për festat tek Çlirimtarët e Kosovës
Ashtu siç patën paralajmëruar, deputetët e Partisë Socialiste kanë shkuar në Hagë për të uruar nga afër krerët e UÇK-së për festat e nëntorit. Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla dhe deputeti Arben Pëllumbi për festat e Pavarësisë dhe çlirimit kanë vizituar Çlirimtarët e Kosovës në Hagë.
-
VIDEO
Deda, 'Zelensky shqiptar' ironizon Bashën: Nuk shkoj në Bashki për ta mjelë si lopë e nesër të jem kreu i PD! Veliaj e ka luftën me Ramën
Julian Deda, i cili mund të cilësohet ‘Zelensky shqiptar’ duke qenë se si aktor komedie është futur në politikë dhe do të marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Teksa është në garën e primareve për bashkinë Tiranë, nuk kursen ironitë për Lulzim Bashën duke thënë se nuk ka qëllim që të marrë postin e kreut të PD.