-
VIDEO
Konflikt në takimin e kandidatëve të Berishës për primaret në Kurbin! Pas sherrit me nënkryetarin e PD, anëtari qëllon me armë! Shpallet në kërkim
Takimi i ‘Rithemelimit’ në Kurbin nuk ka qenë aspak i qetë pasi ka përfunduar në të shtëna me armë zjarri. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka patur konflikt mes nënkryetarit të PD së Rithemelimit, Kastriot Marku dhe anëtarit Van Rica për kandidatët e primareve të Sali Berishës.
-
VIDEO
Xhufi në ‘Kontrast’: Historia jonë fle në arkivat e huaja, në Greqi e Beograd s’na lanë të futemi! Vangjeli: Politikanët të dëgjojnë historianët, s’janë të përhershëm
Në një ditë të veçantë siç është edhe përkujtimi i ditës së pavarësisë së Shqipërisë, na duhet të kthejmë kokën pas, për të mos harruar të kaluarën. E kush më mirë se historiani, Pëllumb Xhufi mund të na kthejë në pas në kohë për të na dhënë një panoramë të asaj që ishim.
-
VIDEO
Shehu në Report Tv: Protesta në 6 dhjetor do bëhet te Kryeministria, Bashkia s’ka pse ndërhynë! Policia të mo sprovokojë
‘Rithemelimi’ nuk heq dorë për të zhvilluar protestën në 6 dhjetor të Kryeministria, ndonëse atë ditë në Tiranë do të mbërrijnë në Tiranë të gjithë liderët europian në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.
-
VIDEO
PS-PD përplasen në distancë për protestën e 6 dhjetorit! Koçi: Anti-kombëtare! Boçi: Njohim të huajt me problemet reale
Protesta e paralajmëruar nga Sali Berisha ka përplasur në distancë demokratët dhe socialistët. Deputeti i PS në Fier Petro Koçi e quajti investim kundër BE dhe anti-kombëtare protestën e 6 dhjetorit ndërsa nënkryetari i PD së Rithemelimit Luçiano Boçi tha se nuk do të tërhiqen, por do u tregojnë ndërkombëtarëve problemet reale të vendit.
-
VIDEO
Kritikat në rrjet për flamurin 'autokton', Dua Lipa: S'është bërë për nacionalizëm! Kemi të drejtë të jemi krenarë si shqiptarë
Postimi i flamurit autokton në Instagram bëri që këngëtarja Dua Lipa të përballej me shumë kritika. Këngëtarja e famshme shqiptare u përgjigj duke thënë se ka shumë persona që duan t’i bëjnë të ndihen si dikush që nuk janë, por qëllimi i saj nuk kishte synim fyerjen.
-
VIDEO
110-vjetori i Pavarësisë, Blinken: Krenar që qëndrojmë krah jush! BE: Do iu mbështesim në rrugën drejt integrimit! Kim: Frymëzuese ruajtja e gjuhës dhe kulturës
Në 110 vjetorin e pavarësisë, sekretari i Shtetit Antony Blinken shkroi se Shqipëria po jep kontribut të rëndësishëm në skenën botërore duke shfaqur lidership dhe guxim. Edhe ambasadorja e BE, uroi Pavarësinë përmes zotimit se BE do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit, kurse Google u vesh me ngjyrat kuq e zi
-
VIDEO
110 vjetori i Ditës së Pavarësisë, Berisha uron miqtë e tij në ‘Tik Tok’: Sot jemi të lirë por Rama po i përzë të rinjtë
110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Sali Berisha zgjodhi ta urojë në ‘Tik Tok’ me miqtë e tij të rinj në këtë aplikacion.
“Të dashur miqtë e mi të Tik Tok-ut, me këtë mesazh dëshiroj t’ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Flamurit! Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! Të shpreh nderimin tim më të thellë, për Ismail Qemalin dhe për të gjithë ata burra dhe gra që sakrifikuan me jetë, me penë dhe ne të gjitha format bënë të mundur pavarësinë e këtij vendi”, i nis urimin e tij Berisha.
Ai thotë se Pavarësia e Shqipërisë është festa e të gjitha festave të shqiptarëve.
“Pa pavarësinë e Shqipërisë, ne do të ishim vidhisur në honet apo mjegullnajat e Ballkanit. Lavdi Zotit, sot ne jemi të lirë! Në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo që ndodhemi”, vijon Berisha.
Por ish-Kryeministri i ka disa akuzua për Ramën dhe qeverinë edhe në këtë urim.
“Por sot, ne kemi një problem shumë të madh, këtë regjim i cili, me politikat që ndjek, me antireformat që realizon, me plaçkitjen që i bën pasurisë kombëtare dhe fondeve publike, po përze shqiptarët! Po përze rininë e kombit, sa asnjë regjim tjetër në histori. Ndaj dhe kjo ditë është një thirrje për çdo të ri të këtij vendi, për çdo shqiptar të marrë përgjegjësitë e tij në mënyrë që Shqipërinë, këtë tokë të begatë, këtë vend të bekuar ta shndërrojmë në kopshtin më të bukur të ëndrrave tona në shtëpinë e së ardhmes sonë. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti ju bekoftë ju! Faleminderit shumë”, shkruan ndër të tjera Berisha.
-
VIDEO
Samiti i BE më 6 dhjetor, Kurti: E kthen Tiranën kryeqendrën e Evropës, dua që Ballkani të bëhet evropian e demokratik
Pas mbledhjes së 2 kuvendeve Albin Kurti udhëtoi drejt Kukësit ku duke folur për samitin e 6 dhjetorit, tha se dëshiron marrëdhënie më të mira mes BE dhe Ballkanit. Ky samit, thotë Kurti, e kthen Tiranën në kryeqendrën e Europës.
-
VIDEO
Historike! Tirana dhe Prishtina mbledhje të përbashkët të Kuvendeve! Rama: Njohja e Kosovës s’do vonojë, Thaçi i munguari i kësaj salle! Kurti: S’ka çifligje, por një kala të përbashkët
Kosova dhe Shqipëria mbajtën në Tiranë mbledhjen e parë të përbashkët të dy kuvendeve. Kryeministrat Rama dhe Kurti folën për rritje të bashkëpunimit ndërsa quajtën me rëndësi të veçantë projektin e Portit të Durrësit dhe projektin e Hekurudhës Durrës-Prishtinë. Mbledhja e radhës e dy kuvendeve pritet të mbahet në Qershor të 2023.
-
VIDEO
Protesta e 6 dhjetorit, Bashkia s'jep leje për në Bulevard: Bëjeni te sheshi Skënderbej! Berisha sfidon sërish: Ju mos u përzieni, do mblidhemi para kryeministrisë
TIRANË- Pas Policisë së Shtetit, edhe Bashkia e Tiranës nuk e lejon Grupin Rithemelimit që të mbajë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit protestën më 6 dhjetor, kur në Tiranë mblidhen edhe liderët europianë. Megjithatë, Bashkia i sugjeron ish-kryeministrit Sali Berisha që protestën e tij ta mbajë në sheshin 'Skënderbej'. Bashkisë kërkon një përgjigje nga Rithemelimi nëse do të bien dakord me propozimin për ta zhvilluar në sheshin 'Skëndërbej'.
-
VIDEO
Mori nënshtetësinë shqiptare, betohet këngëtarja Dua Lipa! Veliaj: Krenar që se ke harruar origjinën
Në vigjilje të koncertit të madh për 110 vjetorin e Ditës së Pavarësisë, që do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbej”, këngëtarja Dua Lipa u betua si shtetasja më e re shqiptare para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një ceremoni të veçantë.
-
VIDEO
Kina përfshihet nga protestat, kërkohet dorëheqja e presidentit dhe e partisë Komuniste
Protestat po shpërthejnë në të gjithë Kinën, duke përfshirë universitetet dhe në Shangai, ku qindra njerëz brohoritën “Hiq dorë, Xi Jinping! Tërhiqu Partia Komuniste!” në një shfaqje të paprecedentë sfide kundër politikës së rreptë dhe gjithnjë e më të kushtueshme të vendit kundër Covid.