-
VIDEO
Porti i Durrësit, rruga Qukës-Qafë Pllocë, Salianji: S’bëhen kot para zgjedhjeve, qëllim për të përqendruar pushtetin në duar e 5 personave
Ndërtimi i Portit të Durrësit, rruga e Arbrit, ndërtimet në Bërxullë, rruga Qukës-Qafë, për deputetin e PD-së, Ervin Salianji janë afera korruptive për të përqendruar pushtetin në duart e 5 personave.
“Miliona euro të shpërdoruara vetëm për llogari të Partisë Socialiste që tani po kthehen në miliarda të një qeveria që vjedh shqiptarët. Shikoni si protestuan sot qytetarët e Bërxullës për një projekt 1.3 miliardë euro që po u merr shtëpitë. Shikoni qa po bëhet me rrugët. Do t;i zhvasni shqiptarët miliarda euro për t’ua dhënë oligarkëve. Rruga e Arbrit, 20 milion euro të tjera i jepni koncensionarit. Të njëjtën gjë po bëni me rrugë Qukës-Qafë Pllocë. Këtë e bëni para fushatës elektorale. Shikoni ça bëhet me Portin e Durrësit, ia vodhët detin qytetarëve për të pastruara paratë tuaja në këtë projekt. Fitoni me portin e Durrësit dhe e çoni Portin e Durrësit në Porto Romano afër oligarkëve. Këto janë operacione mafioze për të përqendruar të gjithë në duart e 5 njerëzve. Kushdo që ju del kundër mendoni se është armik, mendoni se keni prekur qiellin me dorë. Ashtui si në Divjakë do të ju hedhin shqiptarët në koshin e plehrave. Me emër do t’i them. A është ok koha se më duket mbaroi shpejt. Prandaj rriten taksat, rritet energjia, jo vetëm si një mënyrë për të vjelë para por dhe si një mënyrë për të largua shqiptarët. Vendosni injorantët në drejtim të institucione, kjo e bën të pamundur jetësen për qytetarët që investojnë në shkollim dhe bëjnë punë të ndershme", u shpreh Salianji.
-
VIDEO
Kuvend/ Berisha bllokon foltoren, futet live në Facebookun e tij! Alibeaj-'Rithemelimit': Këtu bëni zhurmë, jashtë ndani aferat
Ka nisur me debate të ashpra seanca e sotme plenare në Kuvend për shkak të kohës së shpërndarë për mocionin me debat për Integrimin Europian. Grupi i Rithemelimit kërkoi më shumë kohë ndërkohë që drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj i njoftoi se nuk kanë grup parlamentar dhe nuk mund të ketë më shumë kohë. 'Rithemelimi' kërkon përjashtimin e Ramës nga Kuvendi.
-
VIDEO
Thellohet përçarja në PD! Pas strukturave e statuteve paralele, Berisha ‘duplikon’ edhe faqen online të partisë
- Në një kohë kur të dyja palët flasin publikisht për bashkim në publik, përçarja brenda Partisë Demokratike sa vjen edhe thellohet më tej. Përtej fjalëve që “i merr era”, faktet tregojnë se 2 palët shkojnë në drejtime të kundërta dhe sot është hedhur hapi i radhës drejt ndarjes të mëtejshme. Rithemelimi i Berisha ka hapur një faqe të re online “pdsh.al”.
-
VIDEO
Nis emisioni ‘Pa Protokoll’ nga Andela Ndreu, çdo të premte në 21:00 në Report Tv! Në fokus aktualiteti dhe politika
“Pa Protokoll” rikthehet ne ekranin e Report Tv në sezonin e ri televiziv. Nga data 18 nëntor emisioni politik “Pa Protokoll” do të transmetohet çdo të premte në mbrëmje nën moderimin e gazetares Anduela Ndreu.
-
VIDEO
Spiropali: Sa herë Berisha bën thirrje për dhunë të thirret në Prokurori! Kur i thërret SKAP, pse nuk reagon
Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali i është drejtuar SPAK, duke thënë se sa herë që Sali Berisha bën thirrje për dhunë, duhet të thirret nga Prokuroria. Ajo tha se SPAK duhet të reagojë kur Berisha e quan SKAP.
“Nuk ka sot asnjë shqiptar që nuk e di që Shqipëria në arenën ndërkombëtare e ka ngritur kokë, është vend i respektuar, jo se e thotë progres raporti, që analizon një për një sektor që i di punët e vendit se ata që punët e Shqipërisë i kanë bërë për veten. Ju këtë nuk e pranoni se keni ngritur një teori të tërë mbi baltosjen e Shqipërisë, këtë nuk e kuptoni ju që sulmet ndaj Shqipërisë i keni me qëllimin final për të ardhur me pushtet me çdo kusht. Ku është Luli sot, ai s’ka faj se gjë s’diti e gjë s’bëri, menduar t’i bënit dëmin Shqipërisë, por nuk ia mbërritët. Në 6 dhjetor do zhvillohet këtu konferenca më e madhe europiane dhe ky që sapo foli, ne do organizojmë protestën më të madhe atë ditë që BE të na shoh se kush jemi, sa herë që bën thirrje për dhunë, prokuroria ta thërrasë, kur i thërret SKAP nuk turpërohet dot, që e baltos një njeri këtu në Foltore”, tha Spiropali.
-
VIDEO
Berisha në Kuvend: Shqipëria është kthyer në eksportuesen e krimit në Europë, epiqendër e organizatave kriminale
Ish kryeministri, Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria ishte kthyer në shtetin që eksportonte krim në Europë. Ai shtoi se vendi ynë ishte kthyer në epiqendër të pastrimit të parave të pista në Europë, ku sipas tij organizata kriminale nga kontinente të ndryshme investonin në ndërtim për të pastruar paratë e pista.
-
VIDEO
Përplasjet për Portin e Durrësit, Balla: Garant është qeveria e Emirateve të Bashkuara! Xhaferraj: Jemi kundër praktikave korruptive
Në Kuvend është rindezur sërish debat mes opozitës dhe mazhorancës sa i përket projektit për ndërtimin e Portit të Durrësit. Kreu u grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla u shpreh se garant për investimin është qeveria e Emirateve të Bashkuara.
-
VIDEO
Potenciali i Shqipërisë për energji të rinovueshme, Rama: Po punojmë me 2 projekte të reja
Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë për të bashkëpunuar në mënyrë rajonale për tregun energjetik. I pyetur se cili është potenciali që ofron Shqipëria për energjinë e rinovueshme, Rama shprehet se po punohet me 2 projekte të reja.
-
VIDEO
Raporti i KE-së, kritikon Tabaku: S’është spektakël propagandistik, duhet t’u shërbejë qytetarëve! Qeveri pasive
Me kritika e ka pasur fjalën e saj deputetja demokrate Jorida Tabaku e cila u shpreh se fletët e progres raportit nuk janë tregues të emancipimit.
-
VIDEO
Raporti i KE për integrimin në BE, ministrja e Jashtme: Nuk e shoh si një fletë lavdërimi, rekomandimet plan pune për qeverinë
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në fjalën e saj në Kuvend u shpreh se raportin e Komisionit të Europës për integrimin e vendit në Bashkimin e Europian. Ministrja u shpreh se është krenare për arritjet, por nuk e sheh si një fletë lavdërimi.
-
VIDEO
'Rithemelimi' protestë ditën kur liderët e BE vizitojnë Tiranën? Balla: Berisha nuk e do integrimin! Fyese që planifikon mitingun më 6 dhjetor
“Këtu do vijë Europa”. Kjo është deklarata që bëri Sali Berisha dhe PS e nënkuptoi si një mesazh se protesta e radhës do të mbahet më 6 dhjetor, ditën kur Tirana do të presë liderët europianë në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.
-
VIDEO
Kreu i PD-së Lushnjës: Vullneti i qytetarëve do prevalojë, trau nuk do vendoset
Kryetari i partisë Demokratike për qytetin e Lushnjës, Eduard Sharka ka folur për Report Tv, në lidhje me protestën e zhvilluar sot kudnë rvendosjes së traut. Sharka tha se vullneti i qytetarëve do të prevalojë dhe trau nuk do të vendose.